SHBA- dhe BE-ja duhet ta dënojnë politikën serbe për agresionin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Kosovës

SHBA- dhe BE-ja duhet ta dënojnë politikën serbe për agresionin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Kosovës
SHBA- dhe BE-ja duhet ta dënojnë politikën serbe për agresionin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Kosovës

Agim Bajrami

  • 16 October 2023 - 19:45

Shkruan: ANALISTI- Agim Bajrami

Bashkimi Evropian,NATO dhe strukturat tjera të aleancës perëndimore, t'i shqyrtojnë të gjitha përkrahjet që ia kanë bërë Serbisë,duke përfshirë ,financat,investimet, angazhimet integruese , dhe të gjitha si të tilla, të pezullohen, përderisa ,Serbia të mos e harmonizoj, politikën e saj të brendshme dhe të jashtme , në përputhje me 'qëndrimet e politikës paqësore evropiane' dhe të qasjes evropiane ndaj zhvillimeve rajonale e botërore. Vetëm në këtë mënyrë, mund të shpresohej, të ndalej agresioni i shtetit serb ndaj fqinjëve të saj, dhe destabilizimi i rajonit nga Serbia.

 

Të mos kërkohet de eskalim të situatës nga viktima ,kur eskalimin ndaj Kosovës dhe rajonit e bënë Serbia. Sulmi terrorist i grupit të armatosur serb , i cili ishte i planifikuar, stërvitur, financuar,e i dirigjuar në Beograd, nga strukturat shtetërore dhe politika serbe, në koordinim të thellë të grupeve kriminale serbe dhe të listës serbe në Kosovë,duke formuara "formacionet ushtarake terroriste serbe"të ashtuquajtura "brigada veriore ushtarake serbe në Kosovë" , me qëllimin e minimit të rendin kushtetutës e tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës,përmes shkatërrimit të pronave e kryerjes së vrasjeve në njerëzit e Kosovës ,nën pretekstin e rrezikimit të te drejtave të minoritetit serb ,skenari i ngjashëm agresiv ushtarak i Rusisë i përdorur në pushtimin e Ukrainës,që përmes akteve terroriste të organizuara dhe dërguara në Serbi të realizojnë ndarjen me dhunë të veriut të Kosovës, siç ndodhi edhe vrasja e oficerit të policisë së Kosovës në detyrë në Banjo të Kosovës ,komuna e Zveqanit. Bashkësia ndërkombëtare ,do të duhej ti ndërmerr hapat e qartë ndaj Serbisë, jo vetëm verbalisht të dënohej dhuna dhe aktet terroriste shtetërore serbe ndaj organeve dhe zyrtarëve shtetëror të shtetit të Kosovës,por të kërkohej menjëherë, nga politika shtetërore e Serbisë që; - të tërhiqen menjëherë, forcat policore e ushtarake dhe paramilitare serbe, dhe armatimi i tyre i rëndë luftarak, nga brezi kufitar me Kosovën, në drejtim në brendi të Serbisë në distancë prej 10 kilo metrave nga vija kufitare me Kosovën, siç parasheh edhe nga marrëveshja e Kumanovës, e nënshkruar nga NATO dhe Komando ushtarake Serbe ,për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë; - të ndërpritej menjëherë, përdorimi i gjuhës së urrejtjes si dhe fyerjeve, në media,forume e a aktivitete publike të zyrtarëve të lartë serb, ndaj kryeministrit të Kosovës dhe shqiptarëve, dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës; - Terroristët e sulmit të 24 shtatorit, në Banjo të Kosovës, e të strehuar në Serbi,të ekastradohen në Kosovë; - Të ndalohet ,që vrasjet e kryera dhe dhunën e ushtruar nga grupet terroriste serbe të dirigjuara,stërvitura,financuara nga strukturat e shtetit të Serbisë,të mos mbahen për heronjtë kombëtar, kur ndaj institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës, kanë kryer dhunë,vrasje e shkatërrime të pronave private,publike e shtetërore. - Bashkimi Evropian,NATO dhe strukturat tjera të aleancës perëndimore, t'i shqyrtojnë të gjitha përkrahjet që ia kanë bërë Serbisë,duke përfshirë ,financat,investimet, angazhimet integruese , dhe të gjitha si të tilla, të PEZULLOHEN, përderisa ,Serbia të mos e harmonizoj, politikën e saj të brendshme dhe të jashtme , në përputhje me 'qëndrimet e politikës paqësore evropiane' dhe të qasjes evropiane ndaj zhvillimeve rajonale e botërore. Vetëm në këtë mënyrë, mund të shpresohej, të ndalej agresioni i shtetit serb ndaj fqinjëve të saj, dhe destabilizimi i rajonit nga Serbia. Bashkësia ndërkombëtare e perëndimit, nuk do të duhej të kërkoj nga viktima, në rastin e tanishëm Kosova ,de eskslimin e situatës , kur eskalimin dhe trazimin e Kosovës dhe rajonit, e bënë Serbia. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".