Presidenti serb Vuçiq nën ethet e ndëshkimit në prag të takimit të radhës në OKB, të Këshillit të sigurimit

Presidenti serb Vuçiq nën ethet e ndëshkimit në prag të takimit të radhës në OKB, të Këshillit të sigurimit
Presidenti serb Vuçiq nën ethet e ndëshkimit në prag të takimit të radhës në OKB, të Këshillit të sigurimit

Gani Qarri

  • 16 October 2023 - 19:47

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Pra e gjithë kjo lojë diplomatiko-politike, po bëhet sikur-në vizitën e pesëshes së madhe, do të paraqitet pakoja e plotë, për marrëveshjen përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do ti paraprijë edhe debatit që pritet të zhvillohet pikërisht rreth Kosovës në KS të OKB-së.

 

Siç merret vesh nga mediet, delegacioni i gjerë, që në fundjavë pritet ta vizitojë Serbinë, do të përbëhet nga i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, përfaqësuesi i presidentit të SHBA-ve Gabriel Escobar, ai Francës Emanuel Bonn, Gjermanisë Jens Pletner dhe kryeministres së Italisë Francesco Talo. Sipas Vuçiqit, pesëshja e madhe”, e përfaqësuesve ndërkombëtar, që përfundimisht me 21 tetor do të zbarkojë në Serbi, e cila edhe është vizita e parë pas sulmit terrorist serb në veri të Kosovës, pritet të vijnë me plane dhe kërkesa të reja për Kosovën, ndaj kjo është enigma e hiperbolizuar, të cilës bën sikur i frikësohet Serbia dhe aktori i pështirë Vuçiq simulon publikisht, sikur, po e pret me droje e rezerva. Në anën tjetër Vuçiq ka njoftuar, se nga "respekti" i thellë, për delegacionin e madh, ai në mbrëmjen e po asaj dite, do të udhëtoj për në Nju Jork, me arsyetimin se më 23 tetor, duhet të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKBsë për Kosovën. Madje në vazhdën e ndrojtjeve "falco" të Vuçiqit, ai përmend se mund të ketë një “goditje për Serbinë” edhe sa i përket çështjes së sanksioneve ndaj Rusisë. Pra e gjithë kjo lojë, diplomatiko-politike, po bëhet sikur-në vizitën e pesëshes së madhe, do të paraqitet pakoja e plotë, për marrëveshjen përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do ti paraprijë edhe debatit që pritet të zhvillohet pikërisht rreth Kosovës në KS të OKB-së. Kështu që, bazuar në disponimin aktual të shumicës së shteteve evropiane perëndimore, Serbia pritet të gjendet në bankën e të akuzuarit, si inskenues dhe mbështetëse e sulmit terrorist në veri të vendit tonë, ku nga kriminelët serb, me 24 shtator u vra një dhe u plagos një tjetër polic i Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".