Jo kompromis dhe amnisti, Lista Srpska nën hetim dhe përjashtim nga e drejtë për pjesëmarrje në zgjedhje

Jo kompromis dhe amnisti, Lista Srpska nën hetim dhe përjashtim nga e drejtë për pjesëmarrje në zgjedhje
Jo kompromis dhe amnisti, Lista Srpska nën hetim dhe përjashtim nga e drejtë për pjesëmarrje në zgjedhje

Hajrullah Ternava

  • 16 October 2023 - 19:49

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Zgjedhjet në ato katër komuna të veriut duhet të jenë në përputhshmëri me ligjet e zgjedhjeve të Kosovës, dhe derisa zëvendës kryetari Radojçiq i kësaj Liste Serbe ishte pjesëmarrës në sulmin terrorist ndaj sovranitetit të Kosovës ku u vra një polic dhe dy të tjerë u plagosen, Lista Srpska duhet të shpallet anti kushtetuese, tw ndalohet pjesëmarrja e saj në zgjedhjet e radhës, kurdo që do të mbahen ato, sepse kjo parti në fjalë e ka humbur kredibilitetin e saj kushtetues , e kur është e qartë se hetimet në përgjithësi janë në zhvillim e sipër, dhe të gjitha gjasat janë se do të argumentohet edhe veprime tjera antikushtetuese të kësaj partie në fjalë.

 

Situata e tanishme e krijuar në ato pjesë, të katër komunave të veriut, pas sulmit terrorist nga paramilitar serb të Serbisë, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, është mjaft e tensionuar, prandaj serbët kërkojnë zgjedhje në ato komuna të veriut,që është kërkesa e fundit, për zgjedhje në komunat e veriut të Kosovës. Kërkesa e tashme për zgjedhje në komunat e veriut është vendimtare dhe një lloj kompromisi për arritjen e marrëveshjes për depërshkallëzim të shpejtë të situatës që është krijuar atje me të gjitha zhvillimet deritanishme, por ne këtë rast me subjektin kryesor politik që është Lista Serbe do të duhej të kërkohej përgjegjësi nga kjo Listë, dhe ndaj saje të udhëhiqen hetimet për ligjshmërinë e sajë si parti politike, pasi nënkryetari i saj Milan Radojçiq ishte organizator i këtyre sulmeve terroriste, prandaj është shumë e arsyeshme që Lista Serbe të diskualifikohet në të ardhmen si parti politike e Kosovës që është e përfshirë direkt në sulmin terroristë dhe akoma e pa distancuar nga ai veprim rreth të cilit institucionet e sigurisë akoma janë duke hetuar, dhe duke mbledhur prova dhe duke zbuluar qendra të reja të grumbullimit të armatimit. Gjithsesi se rrezikon edhe kjo kërkesë e re që të përdoret si mjet provokimi për institucionet e shtetit të Kosovës, pasi që në paraqitjen e parë për media, ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq ka deklaruar se organizimi i këtyre zgjedhjeve, siç e parasheh ligji dhe kushtetuta e Kosovës, përmes peticionit qytetar, është një propozim të cilin nuk e kanë pranuar dhe përsëri kjo formë organizimi mundë jetë e kundërshtuar. Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot se fakti që Kosova po kërkon fillimisht peticionet për mbajtjen e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës “është pengesë dhe tregues se nuk duan de eskalim”. Daçiq në një intervistë për mediet serbe pretendon se serbët e kanë ndjekur këshillën dhe rekomandimin e presidentit serb Aleksandër Vuçiq për të treguar se “Serbia është në favor të de eskalimit dhe se ne do të kontribuojmë në të” , por tani e gjuan topin te kontestimi i mënyrës ligjore të organizimit të zgjedhjeve, që është mbledhja e nënshkrimeve nga qytetarët përmes peticionit, zgjidhje ligjore e kushtetuese në Republikën e Kosovës. Sipas tij, do të ishte e dobishme të organizoheshin zgjedhjet meqë do të sillnin stabilizim në katër komunat në veri, meqë sipas Daçiqit do të largohen “kuazi kryetarët shqiptarë” dhe më pas serbët do të mund të dalin në punë. Mirëpo qëndrimi i Prishtinës zyrtare ka qenë dhe vazhdon të mbetet se zgjedhjet në katër komuna me shumicë serbe në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – mund të shpallen vetëm në bazë të një peticioni për shkarkimin e kryetarëve të tanishëm, të cilët janë zgjedhur në mënyrë legale dhe ligjore, sado që pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë minimale për shkak të bojkotit të orkestruar dhe organizuar nga Lista Srpska, nga vetë qeveria në Beograd, dhe presidenti Vuçiq. Zgjedhjet në ato pjesë të katër komunave të veriut duhet të jenë në përputhshmëri me ligjet e zgjedhjeve të Kosovës, dhe derisa zëvendës kryetari Radojçiq i kësaj Liste Serbe ishte pjesëmarrës në sulmin terrorist ndaj sovranitetit të Kosovës ku u vra një polic dhe dy të tjerë u plagosen, Lista Srpska duhet të shpallet anti kushtetuese, tw ndalohet pjesëmarrja e saj në zgjedhjet e radhës, kurdo që do të mbahen ato, sepse kjo parti në fjalë e ka humbur kredibilitetin e saj kushtetues , e kur është e qartë se hetimet në përgjithësi janë në zhvillim e sipër, dhe të gjitha gjasat janë se do të argumentohet edhe veprime tjera antikushtetuese të kësaj partie në fjalë. Vetëm sasia aq e madhe e armatimit të zbuluar në ato pjesë e sidomos në kishën e Banjskës, dhe zbulime tjera që po ndodhin pandërprerë ditë për ditë na lënë me nënkuptua se në ato pjesë gjithsesi me lejen dhe pajtimin e kësaj partie të Listës Serbe, janë ndërmarr këto veprime të armatimit të pasluftës e deri më tani, gjithsesi se kjo parti ka qenë në dijeni për grumbullimin e këtyre armëve, e që e kanë pasur qëllimin e armatimit të popullatës serbe në ato pjesë të komunave serbe, prandaj përgjegjësit e kësaj partie janë evidente, dhe në bazë të këtyre fakteve dhe argumenteve duhet ti ndalohet veprimi i mëtutjeshëm i kësaj partie në ato pjesë të veriut.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".