Pas sulmit terrorist në Banjskë dialogu Kosovë serbi duhet të rishikohet dhe riforamtizohet

Pas sulmit terrorist në Banjskë dialogu Kosovë serbi  duhet të rishikohet dhe riforamtizohet
Pas sulmit terrorist në Banjskë dialogu Kosovë serbi  duhet të rishikohet dhe riforamtizohet

Blerim Burjani

  • 18 October 2023 - 07:41

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Kjo është humbje e madhe për Serbin prandaj tash ai mendon se duhet kthyer, kinse nuk ka ndodhë kurrgjë,me shkuar në zgjedhje dhe me formuar Asociacioni. Skenari mbetet i njëjtë,tash nëse shpëton Serbia nga sanksionet pastaj sërish fusin serbët dhe Serbia armatim në Kosovë ,njëjtë për të bërë ndonjë luftë lokale. Mendoj se kushtet e dialogut duhet të ndryshohen dhe duhet të gjendet model i ri për zgjidhje.

-U vërtetua se Vuçiq dhe Radojçiq janë bosët e veriut që serbet lokal, përmes listës serbska, i mbajnë në grusht. Ajo çfarë po thotë shefi i madh Vuçiq, ai po kërkon zgjedhje të pjesshme në veri, edhe lista serbe ka pranuar , pra urdhëratë e Vuçiqit zbatohen gjithmonë, për Radoçiqin tha Vuçiq se duhet të merret nga prokuroria. Pra të gjitha po lidhen për Vuçiqin e ai mohon rastin Banjska, po dihet qartë se si qëndron prapa sulmit terrorist,tash çka më tutje ku u arrit skenari i Krainës në Kroaci, ku se pari u vendose barrikadat tanë lufta me kroat i njëjti skenar ishte në veri por dështoj. Kjo është humbje e madhe për Serbin prandaj tash ai mendon se duhet kthyer, kinse nuk ka ndodhë kurrgjë,me shkuar në zgjedhje dhe me formuar Asociacioni.

Skenari mbetet i njëjtë,tash nëse shpëton Serbia nga sanksionet pastaj sërish fusin serbët dhe Serbia armatim në Kosovë ,njëjtë për të bërë ndonjë luftë lokale. Mendoj se kushtet e dialogut duhet të ndryshohen dhe duhet të gjendet model i ri për zgjidhje. Me nuk duhet të vazhdohet me këtë “letër” pa një model garantues për Kosovën ,njohja reciproke duhet të ndodhë pas rastit Banjsko,pra një model tjetër i zgjidhjes me i plotë duhet të ndodhë për të hy e zgjidhur përfundimisht normalizimin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".