Politika ti kthehet normalitetit, në parlament përfaqësojnë vetëm vullnetin qytetar dhe interesin e shtetit

Politika ti kthehet normalitetit, në parlament përfaqësojnë vetëm vullnetin qytetar dhe interesin e shtetit
Politika ti kthehet normalitetit, në parlament përfaqësojnë vetëm vullnetin qytetar dhe interesin e shtetit

Dardan Grapci

  • 18 October 2023 - 07:41

Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci

Jo vetëm partitë politike që janë pjesë e Qeverisë së Kosovës por të gjitha, pa marrë parasysh a janë në pozitë apo në opozitë, duhet të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën, për të mirën e qytetarëve.

-Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës duhet ti jap fund lojës së ulët politike që është zhvilluar deri më tani, kryesisht nga opozita, duke bllokuar vendimmarrjen në parlament dhe duke ja bërë qefin armikut në prapaskenë. Deputetët duhet të sillen seriozisht dhe ti votojnë të gjitha ato marrëveshje ndërkombëtare, sepse janë në interes zhvillimor të shtetit e nuk janë hajgare.

Prandaj këto Marrëveshje ndërkombëtare duhet të votohen të Enjten e jo ta bllokojnë opozitarët procesin e votimit ose lëshimin e sallës së Kuvendit. Nëse ndonjë individ largohet nga Kuvendi i Kosovës duhet të dënohet me heqjen e së pakut 35% të pagës në fund të muajit. Deputetët e Kosovës duhet ta kuptojnë që Kuvendi i Kosovës është institucion publik e jo pronë private, prandaj ose le të fillojnë me i marrë punët e tyre seriozisht ose le të japin dorëheqje si deputet brenda Kuvendit dhe le të shëtisin lirshëm ku të duan e nga të duan.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".