Kosova në gjendje të jashtëzakonshme lufte, pozita dhe opozita të bashkohen në një pikë për shtetin dhe ta lana anash luftën për pushtetin

Kosova në gjendje të jashtëzakonshme lufte, pozita dhe opozita të bashkohen në një pikë për shtetin dhe ta lana anash luftën për pushtetin
Kosova në gjendje të jashtëzakonshme lufte, pozita dhe opozita të bashkohen në një pikë për shtetin dhe ta lana anash luftën për pushtetin

Hajrullah Ternava

  • 18 October 2023 - 18:53

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Në këtë situatë në të cilën gjendet Kosova, nga sulmet terroriste që Serbia ia ka bërë Kosovës, tani është momenti historik, që pozita dhe opozita kosovare të bashkohen rreth kushtëzimit të Serbisë për vazhdimin e procesit të dialogut, pas datës 24 shtator, kur ndodhi sulmi terrorist nga ana e Serbisë, por që fatmirësisht u zmbraps me numrin minimal të viktimave, kurse bota demokratike është pozicionuar në krah të Kosovës dhe po e dënon këtë sulm se bashku me orkestruesit e ti, që janë institucionet e nivelit më të lartë të qeverisjes në Serbi, duke përfshirë presidentin Vuçiqi. Kushtëzimi duhet të jetë ekstradimi, dorëzimi nga ana e Serbisë i të gjithë atyre që morën pjesë në sulmin terroristë kundër Kosovës, dhe të njëjtit të gjykohen ne vendin ku e kanë kryer krimin.

 

Politikat e brendshme të kosovarëve, si pozite e opozitë, deri më tani ishin në kundërshtime mes veti, e sidomos partitë opozitare dukshëm ishin në kundërshtim me pozitën, sa që qëndrimet e opozitës shpesh herë përputheshin me interesat e Vuçiqit, sepse pozita si fituese absolute e votave në zgjedhjet e fundit, që po e qeveris këtë vend gati qe tri vite, dhe sipas të gjitha gjasave do e qeveris me mandat të plotë katërvjeçar, dhe për këtë shkak opozita po bashkohet mes veti vetëm për ta rrëzuar këtë qeveri. Opozitarët në këtë përpjekje po e kanë të vështire sepse nuk po i arrijnë ti bëjnë votat, dhe nga frika, se kryeministri ligjërisht po e qeverisë këtë vend, pa u përlye në vepra kriminale për përfitime personale, si te tjerët që skajshmërisht janë pasuruar gjatë mandateve të tyre, në opozitë është rritur disponimi i kundërshtimit dhe përpjekjet për rrëzim të kësaj qeverie. Opozitarët po frikësohen se ky kryeministër së shpejti do të ngrit procedura penale ndaj të gjithëve që i kanë krijua ato pasuri jashtëligjshëm, dhe do të përgjigjen para ligjeve për të kaluarat e tyre kriminale, dhe me këto veprime kriminale ata do të devalvohen dhe e vërteta do t’iu del në shesh. Elektorati pastaj mu për këtë shkak pozitës do t’ia jep prapë votën në përqindje edhe më të larta se herën e fundit për ta qeverisë vendin edhe për katër vite të ardhshme. Koha është që tash pozita dhe opozita të jenë në një pikë të bashkuar për shtetin dhe ta lana anash luftën për pushtetin. Në këtë situatë në të cilën gjendet Kosova, nga sulmet terroriste që Serbia ia ka bërë Kosovës, tani është momenti historik, që pozita dhe opozita kosovare të bashkohen rreth kushtëzimit të Serbisë për vazhdimin e procesit të dialogut, pas datës 24 shtator, kur ndodhi sulmi terrorist nga ana e Serbisë, por që fatmirësisht u zmbraps me numrin minimal të viktimave, kurse bota demokratike është pozicionuar në krah të Kosovës dhe po e dënon këtë sulm se bashku me orkestruesit e ti, që janë institucionet e nivelit më të lartë të qeverisjes në Serbi, duke përfshirë presidentin Vuçiqi. Kushtëzimi duhet të jetë ekstradimi, dorëzimi nga ana e Serbisë i të gjithë atyre që morën pjesë në sulmin terroristë kundër Kosovës, dhe të njëjtit të gjykohen ne vendin ku e kanë kryer krimin. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidentja Vjosa osmani po vazhdojnë ta theksojnë në të gjitha takimet me zyrtarët ndërkombëtar se tash e tutje, pas 24 shtatorit, dialogu me Serbinë nuk mund të vazhdohet sikur nuk ka ndodhur asgjë, sepse derisa po dihet pa asnjë dilemë pala që është përgjegjëse, përgjegjësit duhet të dalin para drejtësisë. Këtë mesazh Kryeministri Kurti e ka përçuar së fundi edhe në takim me senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Velch. Duke falënderuar për mbështetjen e fortë për Kosovën, veçanërisht pas sulmit terroristë, kryeministri ka thënë se tani më siguria e Kosovës është tema kryesore e bisedimeve, prandaj edhe para senatorëve ka prezantuar informatat mbi sulmin e 24 shtator ku u vra heroi ynë, Afrim Bunjaku. Ai ka thënë se përfshirja e Serbisë ka ndodhur të paktën në katër shtresa. “Kemi dëshmi që edhe kemi shkëmbyer me partnerët tanë, që plani ka qenë për aneksimin e veriut, përmes sulmeve të koordinuara”, ka thënë Kurti. Kreu i Qeverisë ka thënë se vlera e armëve të kapura shkon më shumë se 5 milionë euro vlerë. Ai ka zbuluar se sipas hartave që janë gjetur, grupi terrorist ka pasur plane për të sulmuar në 37 pika, Kryeministri ka thënë tutje se duhet parandaluar sulmet e mundshme nga Serbia sepse ka indikacione që ato mundë të përsëriten. “Institucionet e sigurisë kanë vërejtur se ka pasur rrezik për sulme nga Serbia. Unë jam kryeministër i të gjitha komuniteteve, të gjitha përpjekjet për destabilizim duhet të ndërpritet, duhet të mbahet përgjegjëse Serbia”, tha ai. E në këtë gjendje të krijuar dhe pa përgjegjësi të adresuar, Kryeministri e ka bërë të qartë se nuk mundë të zhvillohet dialogu duke u sjellë dhe vepruar me sy mbyllur, sikur nuk ka ndodhur asgjë. “Dialogu nuk mund të vazhdojë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Serbia duhet të dënohet çdo shkelje e marrëveshjes bazë”, ka deklaruar Kurti. Mesazh të njëjtë senatorët amerikan kanë marrë edhe nga Presidentja Osmani. E para e shtetit të Kosovës ka thënë se Serbia duhet t’ia dorëzojë Kosovës sulmuesit terroristë të sulmit në Banjskë të Zveçanit. Madje Presidentja Osmani ka thënë se synimet e këqija të Serbisë nuk mjaftohen vetëm me Kosovën, por janë paralajmërim i qartë se Serbia duke shërbyer si satelit i Rusisë, ka për qëllim të destabilizojë tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor, prandaj mbështetja amerikane për këto vende është më shumë se kurrë e domosdoshme, kurse Serbia duhet të ndëshkohet dhe të izolohet. Osmani ka kërkuar që të rriten garancitë për sigurinë e Kosovës dhe të mbrohet kufiri me Serbinë. Sipas saj, Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për të parandaluar veprime të ngjashme me atë të 24 shtatorit në Banjskë. “Çdo vizitë e zyrtarëve të lartë amerikanë është një dritare e re e bashkëpunimin ndërmjet të dy vendeve tona. Edhe vizita sot e dy senatorëve është mundësi tjetër. Dua të i’u falënderojmë për mbështetjen ndaj vendit tonë. Takimi ynë u përqendruan në zhvillimet e fundit në Kosovë. Në veçanti në aktin terrorist të organizuar e sponsorizuar nga Serbia. Senatorët i informova për rrjedhjen e ngjarjeve për faktet dhe për hapat që po merren. Por edhe për sfidat ndaj këtij agresioni”. “Qëllimet dashakeqe të Serbisë kanë për qëllim të destabilizojnë tërë Ballkanin. Kosova ka treguar seriozitet, por Serbia jo vetëm që nuk distancohen por ka vendas që atyre t’u jap mbështetje. Mënyra më mirë është që Serbia të mbahet përgjegjëse e që terroristët t’i dorëzohen Kosovës. Republika e Kosovës është përkushtuar të punojë me aleatët amerikan dhe të gjithë të tjerët. Ne do të kërkojmë drejtësi për rreshterin Afrim Bujnakun dhe aktin e agresionit të Serbisë”, ka deklaruar Presidentja Osmani. Ky shkak i sulmit ndaj sovranitetit të Kosovës duhet që të gjitha partitë politike ti bashkoj në mbrojtje të shtetit tonë Kosovë, sepse interesi i Kosovës është që ta përforcojë sovranitetin e sajë edhe me ndihmën e ndërkombëtarëve sikur që na kanë ndihmuar për tu çliruar nga okupatori serb në vitin 1999, tash duhet të na ndihmojnë që të anëtarësohemi në institucionet ndërkombëtare si në NATO, INTERPOL, BE dhe OKB, dhe sikur t’ia arrinim këtyre qëllimeve, tani edhe faktori ndërkombëtar do i ndihmonte Kosovës, me investime të ndryshme për hapjen e vendeve të punës në aleancë me shtetet e perëndimit në miqësi të përjetshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".