Mos dekretimi i Isufit është goditje e rëndë për kandidatin e propozuar nga PRONTO MAFIA dhe nëntoka e krimit të organizuar

Mos dekretimi i Isufit është goditje e rëndë për kandidatin e propozuar nga PRONTO MAFIA dhe nëntoka e krimit të organizuar
Mos dekretimi i Isufit është goditje e rëndë për kandidatin e propozuar nga PRONTO MAFIA dhe nëntoka e krimit të organizuar

Naim Miftari

  • 18 October 2023 - 18:55

Shkruan: ANALISTI-Naim MIftari

Që nga fillimi është ditur se kandidati i KPK në fakt është sekser i PDKLDK- AAK-, pra kandidat i akademisë së Pronto Mafias, kandidat i ,, pa varur" i Adem Grabovcit me shokë! Pra që që nga fillimi është parë që me ngulmim dhe presion, të urdhëruar nga PDK dhe LDK, KPK-ja i ka shkelur të gjitha procedurat, madje edhe i ka anashkaluar vërejtjet e ambasadave, të OJQ-ve,të shtypit, por pasi Aleksandër Lumezi po ju shkonte PRONTO MAFIAS në pension.

 

Ata me ngutim urdhëruan KPKnë që ta dërgonte sekserin e tyre, kukullën e ish pushtetarëve të korruptuar Blerim Isufin si kandidati i vetëm për kryeprokuror, pra një Lumez e donin ta zëvendësonin me një kukull të tyre që quhej Blerim Isufi. - presidentes dhe kryeministrit, por sidomos ministres së drejtësisë ju kishin turrur bukur fort çakallat e PDK-së, LDK-së e AAK-së që me çdo çmim donin ta bënin kryeprokuror Çakallin e tyre duke ju frikësuar ndryshimit që nëse vjen si kryeprokuror i shtetit një njeri i pa korruptuar dhe njëri neutral njëri i ligjit dhe jo i anueshëm politikisht, ku bosat e PDK-LDK-AAK do të përfundonin në llupën e ligjit në banjën e akuzës për korrupsion, për krim të organizuar deri të vrasjet, krimet e tradhtisë ndaj Kosovës . Si KPK dhe KGJK janë vetëm organe kukulla në duar të SHIK-ut, të Korrupsionit të krimit të organizuar dhe të krimit të organizuar PDK, LDK AAK, AKR. Mos dekretimi i këtij kukullës së Prontos të korrupsionit nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është një dritë në tunel për drejtësinë për ligjin e Kosovës pasi askush Kosovën nuk e ka dëmtuar pas luftës sa mos sundimi i ligjit, madje as shteti Serb nuk na ka dëmtuar si shtet dhe si komb më shumë se sa mos sundimi i ligjit në Kosovë. Ndalja e vazhdimit të kapjes të shtetit të prokurorisë, gjyqësisë, policisë, AKI-së e FSK-së nga Pronto Mafija, nga krimi i organizuar nga politikanët e korruptuar të PDK,LDK,AAK, është Çlirimi i dytë i Kosovës nëse arrihet që në Kosovë të sundoj ligji të dënohen kriminelët pa marrë parasysh secilës parti i përkasin nëse ndalet Korrupsioni. Në atë rast vendi jon do të përparoj e do të ecë para si shtet serioz ku sundon ligji e jo mafia, sikurse e kemi pasur gjendjen që nga pas lufta e gjer më sot!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".