Kosovës i nevojitet opozitë serioze, jo grup rebelësh që synojnë pushtetin duke sabotuar shtetin

Kosovës i nevojitet opozitë serioze, jo grup rebelësh që synojnë pushtetin duke sabotuar shtetin
Kosovës i nevojitet opozitë serioze, jo grup rebelësh që synojnë pushtetin duke sabotuar shtetin

Arsim Aziri

  • 19 October 2023 - 07:59

Shkruan: ANALISTI - Arsim Aziri

Demokracisë apo proceseve të tilla nuk mund t’i shërbesh vetëm duke sabotuar procese, por duke kritikuar dhe duke dhënë versione racionale, mbase nga këtu proceset publike arrijnë të shndërrohen në shërbime popullore. Prandaj kujdesi ndaj tyre-çështje nacionale, duhet marrë me kujdes. Bllokimi prej disa muajsh i Marrëveshjeve Ndërkombëtare në Kuvend e ka ulur tej mase edhe atë pak imazh dhe besim pozitiv që ju ka ngelur opozitës tek një minorancë e caktuar e votuesve.

Partitë opozitare do të duhej të ishin shumë më konstruktive dhe më të denja, sa ju përket çështjeve me rëndësi nacionale, duke dalë përfundimisht prej mentaliteti destruktiv që e kanë ndjekur tashmë e disa vite,qoftë si pozitë e dikurshme qoftë tash si opozitë. Kjo metodologji arrin t’iu ndihmoj si në aspektin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm, duke dëshmuar praktikisht (gjithmonë duke e përqafuar reformën në qasje) një ndërrim të politikë bërjes dhe kështu rrjedhimisht edhe maksimalizim të fuqisë elektorale. Inatet politike duhet të ndalen njëherë e mirë, një metodologji e tillë para dy viteve ka ditur mirë për t’i “pensionuar” dhe një rrugë e tillë duhet t’iu shërbej si pretekst politik pse ndryshimi duhet parë domosdoshmëri kohore. Demokracisë apo proceseve të tilla nuk mund t’i shërbesh vetëm duke sabotuar procese, por duke kritikuar dhe duke dhënë versione racionale, mbase nga këtu proceset publike arrijnë të shndërrohen në shërbime popullore.

Prandaj kujdesi ndaj tyre-çështje nacionale, duhet marrë me kujdes. Bllokimi prej disa muajsh i Marrëveshjeve Ndërkombëtare në Kuvend e ka ulur tej mase edhe atë pak imazh dhe besim pozitiv që ju ka ngelur opozitës tek një minorancë e caktuar e votuesve. Tani është koha e fundit që opozita të reformohet dhe të vetëdijesohet duke u thelluar në filozofinë e të bërit politikë për shtetin, dhe jo duke sabotuar e kundërshtuar gjithçka që vjen nga mazhoranca në pushtet, për ta dëmtuar qytetarin, interesin publik për ta gozhduar shtetin në përpjekje par ta marr dhunshëm pushtetin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".