Me veprime taktike, Vuçiqi kundër Kosovës, po i luan të njëjtat lojëra të poshtra politike

Me veprime taktike, Vuçiqi kundër Kosovës, po i luan të njëjtat lojëra të poshtra politike
Me veprime taktike, Vuçiqi kundër Kosovës, po i luan të njëjtat lojëra të poshtra politike

Skender Mulliqi

  • 19 October 2023 - 07:40

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Nëse vazhdohet dialogu më logjikën e vjetër, vetëm sa do të përkeqësohen edhe më shumë gjendja acaruese midis Serbisë të pa reformuar e agresore, dhe Kosovës e cila po mbron legjitimitetin dhe kushtetutshmërinë e Republikës . Apo ndoshta zyrtarët evropian po dëshirojnë ti zvogëlojnë tensionet, deri në vitin që vjen kur edhe i kemi zgjedhjet për Parlamentin Evropian, e pastaj komisioni të ideon një proces të ri, e mendohet së do të kemi edhe njerëz të tjerë të cilët do të merren më dialogun .

-Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit, më agresionin terrorist serb, nuk ka mundësi të vazhdon më dinamikat si para aktit tragjik të 24 shtatorit në Banjskë. Situata politike nuk përkon më situatën eskaluese në terren të cilën e prodhuan Putini dhe Vuçiqi më argatët e tyre serbo rus. Zyrtarët e BE-së po bëjnë thirrje që të dy palët të kthehen procesit të dialogut, pa precizuar së si do të duket ai. Procesi i vjetër i dialogimit të cilën e drejtuan Borell dhe Lajqak ,nuk ka perspektivë .BE-ja nuk po është në gjendje që procesin ta dërgon përpara, sepse nuk kemi ende ndonjë paralajmërim të realizimit të kërkesave reale të Kosovës, që Serbia të ndëshkohet, e Kosovës ti hiqen masat e embargos ekonomike.

Kjo strukturë evropiane ka bërë shumë lëshime e gabime , duke e favorizuar palën serbe , në krye më Vuçiqin, i cili kurrë nuk i përfilli kërkesat që ju bën në lidhje më marrëveshjet, e as këto të fundit të Brukselit dhe të Ohrit, të planit franko-gjerman. Nëse vazhdohet dialogu më logjikën e vjetër, vetëm sa do të përkeqësohen edhe më shumë gjendja acaruese midis Serbisë të pa reformuar e agresore, dhe Kosovës e cila po mbron legjitimitetin dhe kushtetutshmërinë e Republikës . Apo ndoshta zyrtarët evropian po dëshirojnë ti zvogëlojnë tensionet, deri në vitin që vjen kur edhe i kemi zgjedhjet për Parlamentin Evropian, e pastaj komisioni të ideon një proces të ri, e mendohet së do të kemi edhe njerëz të tjerë të cilët do të merren më dialogun .Me Borellin dhe Lajçakun tashmë u bë shumë e qartë së procesi nuk ka mundësi të ecë përpara, edhe për faktin së këta zor që mund të kanë qasje më ndryshe ,shumë më pozitive të procesit .Kemi pushtetin e pa reformuar të Serbisë , I cili nuk i ka hequr pretendimet territoriale ndaj Kosovës, dhe madje Vuçiqi po promovon terroristin Radojçiq në hero.

Normalizimi i marrëdhënieve bëhet kur hiqet nga fjalori politik dhe mendësia e mykur mesjetare serbe ndaj Kosovës, duke pranuar pavarësinë e saj. Normalizimi dhe dialogu nuk ka mundësi të funksionojnë duke provokuar në mënyrë të hapur që më dhunë të ndahet Kosova. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiqi veç sa po i ndryshon taktikat e lojës së poshtër politike, për të mbuluar ngjarjen tragjike terroriste në Banjskë të sponzirozuar nga ai vet, dhe Putin, së gjoja tash i pranon zgjedhjet e reja në veri, e rregullisht ka kërkuar bojkotimin e tyre përmes Listës Serbe. Kjo listë dihet së është organizatë politike e cila kontrollohet nga pushteti i Beogradit ,dhe e cila ka promovuar terrorizëm të hapur, në veri përmes dy krerëve të saj ,Rakiqit dhe Radojqiqit. Kjo Listë duhet të shpallet si e jashtëligjshme në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".