Këta opozitar janë faqja e zezë, jashtëtokësoret e politikës së Kosovës

Këta opozitar janë faqja e zezë, jashtëtokësoret e politikës  së Kosovës
Këta opozitar janë faqja e zezë, jashtëtokësoret e politikës  së Kosovës

Agim Bajrami

  • 20 October 2023 - 07:34

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

Deputetët e Kuvendit të Kosovës , për kenë, dhe në emër të kujt flasin ,kur veprojnë kundër interesave të votuesve dhe vendit të tyre. Publiku i Kosovës është mësuar me cirkun e deputetëve të Kosovës. Aty niveli i kulturës dhe i sjelljes parlamentare e njerëzore nuk ekziston, e mos të flasim për ndonjë nivel profesional.

Kur opozita ngrit ndonjë çështje farsë në emër të interesave të qytetarëve të Kosovës, dhe në rastin e fundit për çështjen e pagave dhe rrezikshmërinë e policisë së Kosovës,pozita parlamentare(VV) ja mësynë të ikë nga salla e debatit, me bindjen e tyre, se " ata që kanë qeveris për 20 vite në Kosovë, nuk kanë çka thonë dhe as të kërkojnë të debatojnë për ndonjë çështje të interesave të qytetarëve ,e që do të duhej të debatohej e ti jepej zgjidhja .

Kur pozita parlamentare, kërkon ratifikimin e marrëveshjeve financiare të lidhura me institucionet financiare ndërkombëtare e që nga ato marrëveshje përfitojnë qytetarët e Kosovës dhe vendi,opozita ia mësynë ikjes nga obligimi i qëndrimit në salla,marrjes pjesë në debat,paraqitja e argumenteve rreth çështjes për apo kundër ,dhe vendosja e votimit për apo kundër mbi bazën e interesit të argumentuar për qytetarët dhe vendin,por deputetët të cilët paguhen nga taksa paguesit e Kosovës, i marrin pagat edhe kur nuk marrin pjesë në punimet parlamentare edhe kur sillen kundër rregullores së Kuvendit, apo edhe kur shkelin rregullat kushtetuese të Kosovës dhe dëmtojnë interesat e qytetarëve dhe të vendit të tyre. Dhe lind pyetja,për kenë punojnë këta deputet dhe kenë e përfaqësojnë ,dhe kush i voton ata/ato, dhe pse i votojnë?Të punojnë kundër interesave të votuesve dhe vendit të tyre. Dhe pse e mashtrojmë vetë veten me këtë mendësi të votuesve të cilët i votojnë të tillët që sillen e veprojnë sikur të ishin jashtë tokësorë?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".