Kërkesa e Kurtit për mbështetje shtesë, vendim i qëlluar për parandalimin e sulmit terroristë me skenar të ngjashëm të 24 shtatorit

Kërkesa e Kurtit për mbështetje shtesë, vendim i qëlluar për parandalimin e sulmit terroristë me skenar të ngjashëm të 24 shtatorit
Kërkesa e Kurtit për mbështetje shtesë, vendim i qëlluar për parandalimin e sulmit terroristë me skenar të ngjashëm të 24 shtatorit

Gani Qarri

  • 20 October 2023 - 07:39

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Për arsyet madhore që edhe tani, jam plotësisht i bindur, se Kryeministri i di dhe kupton, shumë më mirë dhe më përpara se ti marrin vesh të tjerët, nga informatat që ai pranon në vijimësi, prej dorës së parë, edhe në takimin e fundit të cilin e ka zhvilluar me komandantin e KFOR-it në Kosovë ka përsëritur kërkesën, që forca shtesë të KFOR-it, të përqendrohen pikërisht, në ruajtjen e kufirit me Serbinë hegjemoniste, si masa më e sigurt parandaluese, në mënyrë që sulmi terrorist serb, si ai i 24 shtatorit, të mos guxojë të përsëritet më, në Kosovë!

-Vetë koha dhe zhvillimet më të reja në vend e rajon, dëshmuan tanimë në vepër, se duke qenë me kohë në dijeni dhe i mirë-informuar kryeministri Kurti, disa muaj më parë, jo vetëm njëherë, por disa herë me radhë, me shumë të drejtë i ka tërhequr vërejtjen faktorit ndërkombëtar, për tendencën e Serbisë hegjemoniste, që të shkaktojë luftë në Kosovë. Dhe paralajmërimet e tij, erdhën në një periudhë bukur të gjatë, para se të ndodhte sulmi terrorist serb në Banjë të Zveçanit, ani pse opozita diletante, edhe asokohe tallej, madje e akuzonte kryeministrin se po e frikësonte popullin.

Rrezikun nga invazioni terrorist serb, e vërtetojnë katërçipërisht edhe deklarimet paralajmëruese të analistëve politiko ushtarak dhe njohës të mirë, të politikës serbe në rajon, njëri pre të cilëve është edhe Zlatko Vujovic, nga Mali i Zi, i cili flet hapur, për një rrezik të ri të përsëritjes së sulmit terrorist të 24 shtatorit nga Serbia kundër Kosovës. Madje sipas tij, vetë mos prania e presidentit serb në Samitin e Berlinit në Tiranë, tregon mjaftueshëm për pozicionimin pro rus dhe kundërvënien publike të Vuçiqit, ndaj politikës evropiane, duke mos pranuar as bashkëpunim për shtensionimin e gjendjes me dialog dhe normalizim të marrëdhënieve. Analisti politik nga Mali i Zi, Zlatko Vujovic alarmon, po ashtu, se të dyja këto vende, pra jo vetëm Kosova, por edhe Mali i zi, janë në një projekt të përbashkët të kërcënimit me destabilizim nga Serbia, gjë që ka mjaft fakte të dëshmuara edhe nga ngjarjet e zhvilluara, dhe përderisa sulmin terrorist në Kosovë, Vuçiq e ka bërë përmes futjes së njësive paraushtarake, në Mal të Zi, ai këtë po e bënë përmes ndikimit politik, në qeverisje. Për aq më tepër, Vujoviq thotë se ka paralajmëruar me kohë, sulmin e terroristëve serb në Kosovë, dhe shpjegon se ky sulm, është “provokuar drejtpërsëdrejti nga Vuçiq”, duke tërhequr vërejtjen se ky nuk është një skenar që ka ndodhur vetëm njëherë, por mund serish të përsëritet. Kurse për Malin e Zi, ai shprehet i brengosur, se qytetarët e këtij vendi, do të paguajnë një çmim mjaft të lartë për të gjitha të këqijat që janë bërë në vitet e fundit nga ndikimi politik i Serbisë, e cila këtë shtet, rrezikon ta distancojë nga Perëndimi, ta kthej përfundimisht drejtë lindjes dhe fus në ndikimin e Rusisë dhe të Serbisë hegjemoniste, kur dihet se Vuçiq ka pretendime të hapura edhe ndaj këtij vendi. Kështu që nëse tani emërohet edhe një qeveri pro-serbe dhe pro-ruse, Mali i Zi, definitivisht po rrëshqet në drejtimin e gabuar, ndërsa Aleksandër Vuçiq po e jetëson ëndrrën që nuk e arriti Millosheviqi gjatë qeverisjes së tij, dhe sipas analistit malazez Zlatko Vujovic, me ndikimin politik të Serbisë, Mali i Zi po rrezikon të shkojë në konfrontim të drejtpërdrejtë me Perëndimin.

Andaj sot Serbia, po armatoset në mënyrë dramatike, por çuditërisht çdo lëvizje e Vuçiqit, ani pse negative, përballet me mirëkuptimin e partnerëve të tij perëndimorë. Kjo dëshmon se ai ka një agjendë të qartë për ta realizuar, pra atë që dështoi sa ishte Ministër i Informacionit në qeverinë e Millosheviqit, dhe nën udhëheqjen e Vuçiqit, sot kemi një vend si Serbia, e cila dëshiron të ndikojë në proceset politike edhe te vendet e tjera dhe destabilizon në vijimësi ato”, ka deklaruar analisti malazias. Prandaj duke pasur parasysh rrezikun permanent, që në vazhdimësi, vije nga Serbia, veçanërisht për Kosovën, në takimin e fundit që kryeministri Kurti ka zhvilluar me komandantin e KFOR-it në Kosovë, me të drejtë ka kërkuar, që forca shtesë të KFOR-it, të përqendrohen, pikërisht në ruajtjen e kufirit me Serbinë, si mënyra më e mirë parandaluese, që sulmi terrorist serb, si ai i 24 shtatorit, të mos guxojë, të përsëritet më, në Kosovë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".