Serbia kundër paqes, dialogut dhe integrimin në BE- me aleancën ruso kineze armatoset për një fron të ri lufte në Ballkan me skenar sulmi kundër Kosovës

Serbia kundër paqes, dialogut dhe integrimin në BE- me aleancën ruso kineze armatoset për një fron të ri lufte në Ballkan me skenar sulmi kundër Kosovës
Serbia kundër paqes, dialogut dhe integrimin në BE- me aleancën ruso kineze armatoset për një fron të ri lufte në Ballkan me skenar sulmi kundër Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 20 October 2023 - 07:47

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Lufta në Ukrainë, në Lindje të afërt kundër terroristëve të Hamasit është shkak i vizitës se Vuçiqit në Peking për të marrë betimin që Serbia të hapi front të luftës në Kosovë Fakti që kryekrimineli i Serbisë, Vuçiq, udhëtoj në Kinë, ku bëri marrëveshje dhe u takua edhe me Vladimir Putinin, tregon se Serbia e ka zgjedhur lindjen në vend të perëndimit dhe të paqes.

-BE është për Serbinë një mekanizëm jo frytdhënës, jashtë interesave serbe dhe se e ardhmja është te Kina dhe te Rusia. Në kohën kur ishte takimin i radhës i Procesit te Berlinit ne Tiranë, Krimineli Vuçiq, zgjodhi Kinën dhe Rusinë. Ky është fakt që BE është vetëm subjekt për të marrë financa dhe bërë investime në Serbi. Serbia nuk e donë integrimin në BE. BE e do për para. Në të kundërtën, do të shkonte krimineli Vuçiq në Tiranë. Vuçiq zgjodhi Kinën. Nga Kina dhe Rusia i ka armët Serbia. Dhe, natyrisht se atje e ka edhe interesin, përkatësisht mbrojtjen dhe përkrahjen në luftë kundër Kosovës. Armët e marra nga Kina, si raketat, nga Rusia avionët dhe shumë armë tjera, shkon në drejtim të lidhjes së shtetit serb me Rusin dhe Kinën. Kjo lidhje u vërtetua tash. Natyrisht se edhe për BE dhe SHBA-të del ky vendim.

Bashkëpunimi i mëtejshëm me Serbinë e Vuçiqit është humbje kohe. Serbia e njeh vetëm forcën. Serbia nuk e donë paqen dhe bashkëpunim; nuk është për integrim në BE dhe në mekanizmat tjerë demokratik. Nuk donë bashkëpunim me shtetin e Kosovës. Kundër kësaj, u armatos dhe u bë shtet militar. Ne pyetjen e bërë Ministrit të Jashtëm të Rusisë, Lavrov, për Serbinë, ai deklaroi: " Kurrë nuk mendoj se Vuçiq bënë lëshime dhe shkon me perëndimin. Ai e dinë se si duhet të veproje". Deklarata e tillë u vërtetua në vizitën e kriminelit Vuçiq në Peking. Krimineli i luftës Vuçiq zgjodhi lindjen. Pas kësaj vizite mund të priten veprime agresive me karakter terrorist nga Serbia në Kosovë, ndoshta edhe në Bosnje e Hercegovinë dhe në vendet tjera të Ballkanit. Serbia është përgatitur për luftë. Rusisë i duhet një front i ri i luftës në Ballkan. Me gjendjen e luftës në mes Izraelit dhe terroristëve të Hamasit dhe të një fronti të luftës në Ballkan, fiton Rusia dhe humb liria dhe demokracia. Dobësohet përkrahja dhe siguria që vjen nga BE dhe SHBA-të. Me tri fronte të luftës është vështirë të veprohet me siguri të duhur nga NATO dhe nga SHBA-të. Fronti i luftës në Kosovë e dobëson perëndimin. Tash mendon Serbia se është koha për ta ripushtuar Kosovën. Këtej mund të priten edhe veprime agresive e terroriste nga Serbia në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".