Kundërshtimi i Presidentes për kandidaturën e Isufajt kryeprokuror shteti, goditje e madhe kundër krimit

Kundërshtimi i Presidentes për kandidaturën e Isufajt kryeprokuror shteti, goditje e madhe kundër krimit
Kundërshtimi i Presidentes për kandidaturën e Isufajt kryeprokuror shteti, goditje e madhe kundër krimit

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 20 October 2023 - 07:51

Shkruan: ANALISTI - Reshat Badallaj

Duhet kuptuar njëherë e mirë se ligji duhet ta thotë fjalën e vetë dhe jo cubat me dajak në krah që na bënë horë para botës së qytetëruar. Pra, refuzimi i zonjës presidente për Blerim Isufajn kryeprokuror shteti është i drejtë dhe pa kurrfarë dyshimi kjo më së miri flet se sa ankesat janë bërë për këto shkelje. Por, këta kanë një frikë që u ka hyrë në palce, frika nga VETTING-u dhe se sa do shkojnë në shtëpi, sa do të shkojnë në burg dhe sa personave do iu konfiskohet pasuria haram e mos e gëzofshin për jetë e mot.

Kjo që po ndodh në sistemin e kalbur të drejtësisë në Republikën e Kosovës, jo vetëm është për të ardhur keq, por është një turp i madh që nuk ndodhë në asnjë shtet të Evropës dhe të botës, e kam fjalën me një shtet të rëndomtë se nuk guxojmë të flasim në një shtet ku respektohen ligjet dhe në një shtet demokratik.

Vendim zyrtar i presidentes së Kosovës, zonjës Vjosa Osmani, është tepër i drejtë dhe nuk duhet lëshuar fare pe, por duhet të qëndroj këmbëngulëse për të mbrojtur ligjin, shtetin dhe Kushtetutën e vendit, dhe jo të bëhen pazare dhe dallavere në sistemin e drejtësisë, si ishte më parë nga bandat kriminale ,hajdute që e plaçkitën shtetin më zi e më terr se bandat e Radojqiqit, në fakt ishin të gjithë bashkë në këtë krim sepse është dëshmuar me takimet e tyre me këtë krye terrorist dhe kryekriminel, me Radojqiqin që bënin dyzen ahengu nëpër kafene dhe u “shkordheshin” bashkë taman si ata kurvat që presin te semafori.

Pra, dua të them se sistemi i drejtësisë në Kosovë duhet patjetër të reformohet dhe të respektohet ligji e Kushtetuta e vendit, që drejtësinë Kosovare duhet ta drejtojnë të merituarit, të diturit dhe të gjithë ata që mbrojnë ligjin dhe qytetarët e vendit, dhe jo të veprojnë sipas ndërhyrjes nga jashtë e bandave kriminale dhe hajnave. Duhet kuptuar njëherë e mirë se ligji duhet ta thotë fjalën e vetë dhe jo cubat me dajak në krah që na bënë horë para botës së qytetëruar. Pra, refuzimi i zonjës presidente për Blerim Isufajn kryeprokuror shteti është i drejtë dhe pa kurrfarë dyshimi kjo më së miri flet se sa ankesat janë bërë për këto shkelje.

Por, këta kanë një frikë që u ka hyrë në palce, frika nga VETTING-u dhe se sa do shkojnë në shtëpi, sa do të shkojnë në burg dhe sa personave do iu konfiskohet pasuria haram e mos e gëzofshin për jetë e mot. Presidentja e shtetit tregoi disa herë hapur para publikut se çfarë shkelje janë bërë deri më tani për të zgjedhur kryeprokurorin e shtetit dhe prapë këta këmbëngulin në parregullsi dhe doemos dëshirojnë të lënë kryeprokurorin me procedura të jashtëligjshme, me dallavere dhe me pazare të kanaleve të nëntokës. Mjerisht, më herët ky sistem i ka shërbyer dhe ka qenë argat i politikës që ja ka bërë avokatin e bandave politike të veshura ne xhaketën e shteti dhe sa po shihet që kësaj radhe u hasi sharra në gozhdë dhe të bëhen gati që të përgjigjen para ligjit, t´i bëjnë strajcat gati për të quar në shtëpi, dhe për tu përgjigjur para drejtësisë që disa do e kane vendin në burg. Pra, në shtete e botës demokratike, duhet respektuar ligji dhe Kushtetuta e vendit se në fund të fundit, për këtë edhe e kanë dhënë betimin para Kushtetutës së vendit që të gjithë qytetarët duhet të jenë të barabartë para ligjit dhe jo të lejohet hajnia,plaçkitja e buxhetit dhe të pasurohen jashtëligjshëm dhe të bëhen super milionerë që deri dje jo vetëm që nuk kishin as brekë, po nuk kishin edhe bukë mjaftueshëm për ta ngopur barkun.

Tani ndodhi edhe më keq edhe një skandal që nuk ndodhë në asnjë vend të botës demokratike, pikërisht nga ky sistem kërcënohet me jetë Presidentja e Kosovës, vetëm përse nuk e dekreton Blerim Isufajn për kryeprokuror të shtetit. Kjo është kërcënim që jo vetëm të ulet dikush në këtë shkamë berberi por urgjentisht duhet ngritur dhe përgjigjet penalisht. Pra, të mendoj një qytetar i thjeshtë se çfarë kërcënimet vijnë nga sistemi i drejtësisë dhe për të mos e vazhduar më shumë për këtë turp të shekullit po e përfundoj kësaj radhe me „O TEMPORA,O MORES!“

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".