Serbia e Aleksandër Vuçiqit shfrytëzuese dhe mashtruese e madhe e perëndimit, komploti ndaj BE-se dhe Amerikës u zbulua në Forumin e Pekinit

Serbia e Aleksandër Vuçiqit shfrytëzuese dhe  mashtruese e madhe e perëndimit, komploti ndaj BE-se dhe Amerikës u zbulua  në Forumin e Pekinit
Serbia e Aleksandër Vuçiqit shfrytëzuese dhe  mashtruese e madhe e perëndimit, komploti ndaj BE-se dhe Amerikës u zbulua  në Forumin e Pekinit

Skender Mulliqi

  • 20 October 2023 - 12:21

Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

Presidenti i Serbisë ka pasur një takim edhe më Putinin , I cili është brengosës për Evropën. Ky shtet edhe pse po përkëdhelet nga BE-ja, gjithnjë e më shumë po largohet nga kjo strukturë , duke ju afruar politikisht dhe ekonomikisht Rusisë dhe Kinës. Serbia ka refuzuar ti vënë sanksione ekonomike Rusisë të cilën gjë e kishte kërkuar bota perëndimore, më rastin e invazionit ushtarakë të Putinit në Ukrainë. Kina dhe Rusia janë furnizueset kryesore të Serbisë më armatim , për çka edhe Vuçiqi ka udhëtuar për Pekin. Kina thuhet së ka investuar shumë në Serbi. Dhe, ky forum i mbajtur në Kinë , ishte direkt kundër politikës dhe ekonomisë të BE-së.

-Për lexuesit e nderuar disa fjalë për takimin e Pekinit. Është ky forum i boshtit më hileqar dhe më të rrezikshëm për paqen botërore, Beograd-Moskë-Pekin. Ishte takim kundër BE-së dhe Amerikës, ku protagonist kryesor I kësaj ngjarje, e cila mund ti sjellë botës pasoja lufte , ishte presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Nuk munguan as nikoqiri I takimit presidenti kinez , Xi Jinping pastaj presidenti i Hungarisë,Viktor Orban dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ky takim u mbajte në të njëjtën kohë, si kundërpërgjigje të takimit të Samitit të Berlinit në Tiranë. Ne Samit nuk mori pjesë Vuçiqi, por atë e përfaqësoj Bernabiq sa për sy e faqe.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi pas takimit më homologun kinez, Xi Jinping, së një ndër temat për të cilat kanë diskutuar është situata në Kosovë dhe se kanë gjetur mirëkuptim në lidhje më këtë. Presidenti i Serbisë ka pasur një takim edhe më Putinin , I cili është brengosës për Evropën. Ky shtet edhe pse po përkëdhelet nga BE-ja, gjithnjë e më shumë po largohet nga kjo strukturë , duke ju afruar politikisht dhe ekonomikisht Rusisë dhe Kinës. Serbia ka refuzuar ti vënë sanksione ekonomike Rusisë të cilën gjë e kishte kërkuar bota perëndimore, më rastin e invazionit ushtarakë të Putinit në Ukrainë. Kina dhe Rusia janë furnizueset kryesore të Serbisë më armatim , për çka edhe Vuçiqi ka udhëtuar për Pekin. Kina thuhet së ka investuar shumë në Serbi. Dhe, ky forum i mbajtur në Kinë , ishte direkt kundër politikës dhe ekonomisë të BE-së. U takuan në forum Putin, Si e Orban, më theks të bashkëpunimit ekonomik dhe forcimit të marrëdhënieve të ndërsjella, për ti bërë kështu në Këshillin e Sigurimit të OKB-së pandam Botës Perëndimore në marrjen e çfarëdo vendimi.

Presidenti i Serbisë, e pranojë së do të marrë armatim modern e të sofistikuar. Kjo dhe I gjithë takimi sigurisht lidhet më luftën në Ukrainë , më luftën ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, por edhe më tendencën serbo-ruse të formimit edhe të një vatre të luftës në Ballkanin Perëndimor. Hungaria e Viktor Orbanit moti është përcaktuar për politikat e saja pro ruse, duke refuzuar të dërgon armë në Ukrainë, pastaj,nuk e ka dënuar invazionin ushtarak të Rusisë mbi këtë shtet. Popullisti dhe diktatori Orban ka paralajmëruar së do të stopon që ti vihen masat e embargos ekonomike Serbisë, pas aktit shtetëror terroristë serb, në Banjskë të Kosovës. Të gjitha këto flasim komplotin që po përgatisin kjo treshe famëkeqe ndaj BE-së dhe Amerikës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".