Rezoluta e Parlamentit Evropian nuk ka karakter obligativ por është një hap I madh pozitiv në favor të Kosovës

Rezoluta e Parlamentit Evropian nuk ka karakter obligativ por është një hap I madh pozitiv në favor të Kosovës
Rezoluta e Parlamentit Evropian nuk ka karakter obligativ por është një hap I madh pozitiv në favor të Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 20 October 2023 - 19:18

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Respektimi i Rezolutës nga shtetet e UE-se është qëndrim i fortë edhe ndaj Serbisë dhe Kosovës. Kurdo kjo mund të merret si fakt se si shtetet pretendente për anëtarësim në BE nuk i zbatojnë qëndrimet e BE-se. Këtu del presioni.

 

Të enjten nga Parlamenti Evropian, u nxjerrë Rezoluta ku dënohet sulmi terrorist ne Banjskë të Kosovës. Karakteri i Rezolutës është këshillues. Rezoluta nuk ka karakter obligativ. Ajo nuk i detyron shtetet anëtare të BE-së që ta zbatojnë obligativisht. Mirëpo, kërkon që shtetet të kenë për bazë këtë akt juridik në qëndrimet kundruall shtetit serb dhe Kosovës. Se sa do të zbatohet varet kryesisht nga vullneti i shteteve anëtare të BE-së. Ndërsa, për Kosovën ka rëndësi, sepse e forcon pozicionin e Kosovës kundruall shteteve te UE-se dhe në dialogim me shtetin serb. Dënimi i agresionit me Rezolute nuk ka efekt juridik as ndaj shteteve tjera jo anëtare të BE-së. Efekt të tillë nuk ka as ndaj Serbisë. Sa zbatohet varet nga shtetet e BE-së. Respektimi i Rezolutës nga shtetet e UE-se është qëndrim i fortë edhe ndaj Serbisë dhe Kosovës. Kurdo kjo mund të merret si fakt se si shtetet pretendente për anëtarësim në BE nuk i zbatojnë qëndrimet e PE-së. Këtu del presioni. Dhe, në këtë anë kërkohet që Kosova ta shfrytëzon Rezolutën e PE-së të BE-së. Me Rezolutë ka mbrojtje Republika e Kosovës dhe i jep bazë të fortë në çdo dialogim. Këndej edhe ndaj shtetit serb. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".