Bravo Presidente për vendimin dhe guximin, refuzimin e dekretit për Blerim Isufajn kryeprokuror të shtetit i lidhur me krimin

Bravo Presidente për vendimin dhe guximin, refuzimin e dekretit për Blerim Isufajn kryeprokuror të shtetit i lidhur me krimin
Bravo Presidente për vendimin dhe guximin, refuzimin e dekretit për Blerim Isufajn kryeprokuror të shtetit i lidhur me krimin

Dardan Grapci

  • 21 October 2023 - 16:35

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Vendimi i Presidentes Osmani për refuzimin e dekretimit te Blerim Isufajt për Kryeprokuror të shtetit duhet të përshëndet dhe të duar trokitet nga qytetarët dhe partitë pozitare por edhe opozitare. Me këtë vendim po fillon një proces i ri i shumë pritur, për pastrim dhe dekriminalizim të sistemit të drejtësisë.

-Ajo çka duhet te ndodhe tani është se Presidentja Osmani duhet të jetë shumë e përkushtuar, që mbi bazën e kompetencës kushtetuese, të kërkon nga KPK-ja, që ata vetë ta gjejnë një person tjetër qe është i ndershëm dhe të propozohet e të dekretohet për Kryeprokuror të shtetit si dhe kjo procedurë të mos vonohet më shumë se deri në fund të vitit. Gjithashtu tash e tutje duhet përshpejtuar në një proces tjetër në të cilin Qeveria dhe Kuvendi janë shumë të vonuar. Deri në fund të vitit , respektivisht para fundit, duhet të dërgohet në Kuvend për votim Ligji i Vettingut.

Është e vërtetë që ka pasur shume parregullsi, shkelje dhe distancim nga ana e opozitës që të mos votohet Vettingu, por ato mangësi, nëse kanë ekzistuar duhet eliminuar dhe Vettingu duhet votuar dhe filluar së zbatuari. Me Vetting shumë gjëra do te përmirësohen dhe institucionet ligj zbatuese do të funksionoj 100%. Pa ndonjë devijim dhe pa nënshtrim e kontroll të krimit të organizuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".