Pas rezolutës së Parlamentit Evropian për Serbinë nuk ka më ledhatim por vetëm sanksionim dhe izolim

Pas rezolutës së Parlamentit Evropian për Serbinë nuk ka më ledhatim por vetëm sanksionim dhe izolim
Pas rezolutës së Parlamentit Evropian për Serbinë nuk ka më ledhatim por vetëm sanksionim dhe izolim

Gani Qarri

  • 21 October 2023 - 16:38

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Përderisa deputeti gjerman i PE-së Reinhard Butikofer thekson se Rezoluta e PE-së identifikon Serbinë përgjegjëse për tensione, Euro deputeti Reinhard Butikofer, ka reaguar pas votimit të rezolutës së Parlamentit Evropian me të cilën dënohet sulmi terrorist dhe ka kërkuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

- Ndaj pas miratimit të Rezolutës në Parlamentin Evropian dhe identifikimin e qartë të shtetit serb si faktor provokues dhe destabilizues i rajonit të Ballkanit, dhe jo vetëm Kosovës, Serbinë përfundimisht duhet ta presin sanksionet dhe marrja e masave më të rrepta për izolimin e saj diplomatik, deri te përjashtimi i kandidaturës së saj, për integrim në BE. “Në rezolutë vërtet ka shumë elementë më interesantë dhe të rëndësishëm, e ndoshta edhe është rezoluta më e fortë dhe më vendimtare që PE ka miratuar në disa vite për këtë çështje, e cila Identifikon qartë përgjegjësinë serbe për përshkallëzimin e tensioneve”, ka shkruar ai në platformën ‘X’.

Sulmin në Banjë euro-deputetët e kanë cilësuar si sulm qyqar të tmerrshëm terrorist nga ana e paramilitarëve të organizuar serbë dhe nëpërmjet kësaj Rezolute u bëhet ftesë institucioneve evropiane që të ndërmarrin masa restriktive ndaj Serbisë, nëse hetimet dëshmojnë për lidhje të drejtpërdrejtë të shtetit të Serbisë me sulmin në Banjskë, ose nëse autoritetet e Beogradit nuk do të tregojnë vullnet për bashkëpunim të plotë në procesin e hetimeve. Parlamenti Evropian kërkon gjithashtu vendosjen e sanksioneve edhe ndaj aktorëve destabilizues në veri të Kosovës dhe liderët e rrjeteve kryesore të krimit të organizuar, ndaj nëse nuk veprohet as kësaj radhe kundër Serbisë, edhe vet BE do të vendoset para testit më të madh të qëndrimit unik dhe zbatimit të kësaj rezolute e cila katërçipërisht e nxjerr fajtorin në bankën e të akuzuarit.

Nga ana tjetër rezoluta konstaton edhe gabimin që është bërë herën e parë me Kosovën, e cila është ndëshkuar njëanshëm dhe padrejtësisht, vetëm me konstatimin e nxitur, në mënyrë të gabuar, për çka tanimë, është koha e fundit për përmirësim dhe rehabilitim të dëmit që shtetit të Kosovës i është shkaktuar me masat që i janë shqiptuar padrejtësisht dhe në mënyrë krejtësisht të pamerituar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".