Rezoluta e Parlamentin Evropian në favor të Kosovës, përgjegjësia është e qartë për masa ndëshkuese ndaj Serbisë

Rezoluta e Parlamentin Evropian në favor të Kosovës, përgjegjësia është e qartë për masa ndëshkuese ndaj Serbisë
Rezoluta e Parlamentin Evropian në favor të Kosovës, përgjegjësia është e qartë për masa ndëshkuese ndaj Serbisë

Blerim Burjani

  • 23 October 2023 - 17:27

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Duhet ende të pritet për raportin hetues, pas raportit pastaj do të punohet më tutje për masa apo sanksionet. Pra ende herët është tash për të folur për masat që mund të aplikohen. Sidoqoftë është pozitive Rezoluta e Parlamentit Evropian, dhe më e rëndësime është të gjendet zgjidhje përfundimtare, pra deri te normalizimi i plotë i rrethanave në mes dy vendeve.

 

Emisarët Special nuk thanë asgjë, por vetëm kanë fol me palët për udhëzuesin për të vazhduar dialogunasgjë e re vetëm konfirmim i rrugës qorre. Vizita e pesë emisarëve solli retorikën e njëjtë të tyre pa asnjë fjalë tjetër të re të thënë as në Kosovë e as në Serbi. Prapë Vuçiqi i tha të njëjtat fjalë, këta emisar folën publikisht vetëm së Kosova duhet të themeloj asociacionin prapë Serbisë nuk i thanë asgjë interesante përveç se duhet ti zbatoj të gjitha marrëveshjet e deritashme. Pra asgjë të re përveç se këna plane që do ta diskutojmë me palët! Kam përshtypjen se e gjitha do të mbetet me të vjetrën, rastin 24 shtatorit duhet ta zbardhë raporti që ende nuk është shkruar. Duhet ende të pritet për raportin hetues, pas raportit pastaj do të punohet më tutje për masa apo sanksionet. Pra ende herët është tash për të folur për masat që mund të aplikohen. Sidoqoftë është pozitive Rezoluta e Parlamentit Evropian, dhe më e rëndësime është të gjendet zgjidhje përfundimtare, pra deri te normalizimi i plotë i rrethanave në mes dy vendeve. Përgjegjësia është e qartë në Rezolutë, tash duhet të priten masat ndëshkuese për Serbinë, koha është në favor të Kosovës, edhe rrethanat janë më pozitive.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".