Gjykata Kushtetuese nën kthetrat e ish pushtetarëve të korruptuar, argat besnik i opozitës së inkriminuar

Gjykata Kushtetuese nën kthetrat e ish pushtetarëve të korruptuar, argat besnik i opozitës së inkriminuar
Gjykata Kushtetuese nën kthetrat e ish pushtetarëve të korruptuar, argat besnik i opozitës së inkriminuar

Hajrullah Ternava

  • 23 October 2023 - 17:31

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Partitë politike që kanë qëndruar gjatë në pushtet, gjatë themelimit të institucioneve shtetërore sa ishin në pushtet, kuptohet se ata i kanë përzgjedhur përfaqësuesit e tyre të besueshëm dhe lojal ndaj atyre partive, që sa të jenë në ato institucione të punojnë për interesin e partive të tyre, prandaj ata që janë në ato poste tani i kanë të garantuara ato vende të punës, dhe është e kuptueshme se do të punojnë për interesin e partive të tyre sa të jenë aty.

 

Mendoj se në këtë situatë në të cilën gjendet opozita, nuk është për tu habitur si e kanë shndërruar edhe Gjykatën Kushtetuese, në një sportel të tyre që po e shfrytëzojnë për ti dërguar, kontestuar dhe bllokuar të gjitha ligjet me peshë të cilat i miraton Qeveria e Kosovës me qëllim të zhvillimit të reformave, qofshin ato në sistemin ligjor, juridik, ekomomik apo edhe administrativ të shtetit. Së fundi, dy partitë politike PDK dhe LDK, të cilat kanë bashkë qeverisur në të kaluarën, dhe i kanë mbushur të gjitha institucionet e shtetit me militant të tyre, madje i kanë rehabilituar dhe integruar edhe strukturat e SHIK-ut ilegal e kriminal, e kanë dërguar në gjykatën Kushtetuese Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Edhe LDK por edhe PDK. Këto veprime po i bëjnë duke u thirrur në emër të sundimit të ligjit, ruajtjes së integritetit të institucioneve të shtetit, institucione të cilat dihet botërisht se si i kanë ndërtuar në periudhën e kaluar duke i shndërruar në strehë të sigurt të nëntokës kriminale, e krimit të organizuar. Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se Grupi Parlamentar i LDK-së e ka depozituar rastin në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës në lidhje me Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, pasi që sipas LDK-s, ky ligj është në shkelje kushtetuese në disa nga shtyllat e tij kryesore. Drejtësia kushtetuese është shtylla e garantimit të sistemit demokratik, dhe kjo thirrje për një vlerësim të thelluar është hapi i parë drejt sigurisë së mëtejshme të demokracisë sonë, ka pohuar Arben Gashi. Po të njëjtën ditë, me arsyetim të njëjtë, këtë ligj e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese dhe PDK-ja. Koordinatori për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se ky ligj, i miratuar javën e kaluar është diskriminues, sepse, sipas tij, se Qeveria dëshiron ta zhvesh këtë organ nga kompetencat kushtetuese në një rrugë jo kushtetuese. Gjithsesi se opozita po e shfrytëzon pikërisht atë epërsinë e ndikimit që ka mbi gjykatën kushtetuese, me anëtarët që vetë i kanë emëruar gjatë qeverisjes së kaluar që ti dërgon ato ligjet dhe vendimet tjera të qeverisë, më marrëveshje politike për ti kontestuar dhe bllokuar ato, për ta shantazhuar punën e qeverisë dhe akuzuar pastaj për dështim dhe mos veprim. Tani qeveria në pushtet duhet ti ketë parasysh ato përvoja të veprimeve të partive të mëparshme, dhe duhet ta gjej metodën që ti luftoj ato dukuri anuese të atyre ish të punësuarve, prandaj duhet ta gjej metodën ligjore se si ti ndërroj ata zyrtar që janë një kohë të gjatë në ato poste të tyre, që ata zyrtar ti përngjajnë që janë në shërbim të popullit pavarësisht se cilës parti i takojnë apo kush i ka emëruar në ato poste zyrtare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".