Bashkimi Evropian dhe SHBA edhe pas aktit agresiv-terrorist në Banjskë të Kosovës qëndrojnë pranë idesë së Asociacionit

Bashkimi Evropian dhe SHBA edhe pas aktit agresiv-terrorist në Banjskë të Kosovës qëndrojnë pranë idesë së Asociacionit
Bashkimi Evropian dhe SHBA edhe pas aktit agresiv-terrorist në Banjskë të Kosovës qëndrojnë pranë idesë së Asociacionit

Muhamet Kelmendi

  • 23 October 2023 - 17:34

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Kosova nuk mund të lejojë serbizimin e territoreve historike shqiptare nga sllavët e jugut. Ndërtimi i Asociacionit serb, duke e futur edhe Graqanicën. Shtërpcën, Kllokotin, Parteshin, Ranilugun në Asociacion, me komunat e veriut të Kosovës, humb funksionalitetin shteti. Në Republikë reduktohet funksionaliteti i shtetit të Kosovës. Kosova humb territor. Nuk ka dëm më të madh. Z. Lajçak udhëheq delegacionin që sot u takuan në Prishtine me z.Kurti dhe nesër takohen në Beograd me kriminelin e luftës Vuçiq. Në Prishtinë doli se nga rruga e përcaktuar në planin e BE-se nuk ka kthim prapa. Ndërsa, agresioni terrorist i shtetit serb, nuk u kape si shkak për masa ndëshkuese dhe fare nuk u fut në dialogim.

 

BE dhe SHBA -të kanë vendosur që në Kosovë të ndërtohet shteti i tretë serb. Me Asociacion ( bashkësi) realizohet shteti serb. Natyrisht se pa Kosovë nuk mund të arrihet ky qellim. I duhet pajtueshmëria e Kosovës. Mirëpo, Kosova nuk mund të pranoje një shtet serb në Republikën e vetë të ngushtuar dhe të asimiluar nga Beogradi gjatë historisë. Në Kosovë nuk ka tokë për shtet serb. Është koha që të kuptojnë kolonët serb se në Kosovë kanë ardhur pas Luftës së Parë Botërore, pas pushtimit të Kosovës me forcën e armëve, me vendimin e Konferencës së Ambasadorëve në Londër të vitit 1912/13 dhe të Konferencës së Versajit në Paris, ku me ndihmën e ushtrisë franceze, në vitin 1918, e okupuan Kosovën forcat serbe. Pas këtij viti u sollën kolonët serbo-malazezë në Kosovë. Është koha të kuptohet se nuk ka ku shkon më tej asimilimi. Kolonët kërkohet të dinë, e nëse nuk duan, duhet mësuar se Kosova është shqiptare. Nuk ka gjë sllave. Edhe manastiret janë iliro-shqiptare. Kosova nuk mund të lejojë serbizimin e territoreve historike shqiptare nga sllavët e jugut. Ndërtimi i Asociacionit serb, duke e futur edhe Graqanicën. Shtërpcën, Kllokotin, Parteshin, Ranilugun në Asociacion, me komunat e veriut të Kosovës, humb funksionalitetin shteti. Në Republikë reduktohet funksionaliteti i shtetit të Kosovës. Kosova humb territor. Nuk ka dëm më të madh. Këtej, nuk ka fare rëndësi, se kush çka thotë dhe nga vjen. Serbët në Kosovë kanë të drejta të gjëra. Nuk duhet lejuar asnjë lloj organizimi tjetër. Asociacioni i komunave serbe është subjekti vdekjeprurës i shtetit të Kosovës. Me atë kurrë nuk ka paqe. Kjo u pa edhe me rastin terrorit serb në Banjskë të Zveqanit të Kosovës. Kjo, po del edhe në faktin se për disa mijëra serbë kërkohet asociacion në Kosovë e për mbi 100 mijë shqiptarët në Luginën e Preshevës në Serbi as që diskutohet asociacioni. Kjo nuk është barazi. Për shtetin e Kosovës kjo ka rendësi. Për z.Lajçak, z.Eskobar dhe të tre zotërinjtë tjerë nga Gjermania,Franca dhe Italia, nuk paska rendësi. Pa asociacion nuk ka të ardhme. Duhet vazhduar, tha Lajçak, dialogimin aty ku kemi mbetur. Nuk ndërpritet asgjë. Për ta ( të deleguarit) kështu është. Nuk ka reciprocitet me shtetin serb. Shqiptaret e Luginës janë popull i shkallës së dytë a të tretë. Për ata nuk ka Asociacion. Ka vetëm për serbët në Kosovë. Për Kosovën është asociacioni serb mjet i klikës serbe në Beograd për dhunë dhe për terror kundër shtetit të Kosovës. Dhe, nëse detyrohet Kosova në këtë organizim, atëherë veç është planifikuar lufta kundër terroristeve serb. Me asociacion veç parashikohet lufta midis Kosovës e Serbisë. Kjo do kuptohet, ndoshta, vetëm kur shpërthen terrori serbomadh. Tamam mjet planifikues për aktivitete terroriste të serbe ndaj Kosovës. Këtu nuk ka lëshim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".