E fuqishme goditja e ambasadorit gjerman Jorn Rohde, ky është kulmi i turpit të opozitës në parlament

E fuqishme goditja e ambasadorit gjerman Jorn Rohde, ky është kulmi i turpit të opozitës në parlament
E fuqishme goditja e ambasadorit gjerman Jorn Rohde, ky është kulmi i turpit të opozitës në parlament

Gani Qarri

  • 24 October 2023 - 17:38

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Sjellja e papërgjegjshme e deputetëve të pa dinjitetshëm të opozitës, ka bërë që më në fund, të reagojnë edhe ambasadat e huaja me neveri kundër veprimeve të tyre antishtetërore, duke ju treguar dhe tërhequr vërejtjen si të ishin kalamaj të marrë nga rrugët e jo parlamentar, se mbi të gjitha duhet të jetë interesi për shtetin, dhe jo loja e ulët politike, duke bllokuar në Kuvend secilën nismë qeveritare e cila vjen për tu votuar, vetëm shkaku i garës meskine për pushtet të pamerituar.

 

Madje lidhur me bllokimin e marrëveshjeve ndërkombëtare nga tri subjektet e inkriminuara politike, PDK, LDK dhe AAK, ka reaguar me neveri edhe ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, i cili i zhgënjyer me sjelljet e opozitës së inkriminuar, është shprehur shumë i shqetësuar për mosmiratimin e vazhdueshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend, përfshi edhe marrëveshjet GjermaniKosovë. Si mik i dëshmuar i Kosovës dhe mbështetës i sinqertë për nismat serioze të qeverisë në interes ë zhvillimit të vendit, Rohde tha se janë në rrezik projekte madhore Gjermani-Kosovë veçanërisht në energjetikë dhe bujqësi, të cilat nuk po mund të realizohen, shkaku i mos votimeve të marrëveshjeve ndërkombëtare nga opozita e inkriminuar. Andaj duke reaguar kundër opozitarëve injorant, Ambasadori gjerman ka kërkuar prej tyre qasje më serioze konstruktive dhe , siç u takon parlamentarëve të njëmendtë, në prag të seancës së radhës për këtë javë, Rohde i ka bërë thirrje opozitës që t’i japë fund bllokadës dhe përfundimisht ti votojë në Kuvend marrëveshjet ndërkombëtare të cilat janë në interes të zhvillimit publik të shtetit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovë dhe nuk kanë të bëjnë me interes të thjeshtë politik”, siç pretendojnë ata. I shqetësuar për mosmiratimin e vazhdueshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend të cilat mund të sjellin miliona përfitime për qytetarët e Kosovës, Ambasadori Rohde sqaroj për qytetarët e Kosovës, se janë në rrezik projekte të mëdha energjetike dhe bujqësore Gjermani-Kosovë, me shumë interes për qytetarët, ndaj kërkohet një qasje më konstruktive nga të gjithë aktorët politik përfshi opozitën e shantazhuar, e cila duhet dhe e ka për obligim që t’i japë fund bllokadës me të cilën po rrezikon mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, shkroi ambasadori gjerman Rohde në rrjetin social “X”. Megjithëse nuk dihet se deri kur do të vazhdojnë kjo lojë e turpshme e opozitarëve të inkriminuar dhe sjellja me kaq përgjegjësi e tyre në Kuvend, tanimë janë neveritur tej mase edhe ndërkombëtarët me sjelljet e papërgjegjshme të tyre, ndaj dhe kanë filluar të reagojnë me ashpërsi për injorancën e paprecedent me bllokimin e të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare, nga opozita për dëmtimin e qëllimshëm të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Kështu që thirrja e ambasadorit Rhode është vërejtja më serioze publike e bërë nga një përfaqësues evropian dhe ndërkombëtar, si ambasadori i Gjermanisë mike, para të cilës vërtet opozita duhet turpëruar, nëse e di çfarë është turpi, sepse bllokimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, nuk është mjet për të dhënë dorëheqje qeveria dhe shkuar në zgjedhje të reja, me synimin që opozita e cila u sjell kaq shumë dëm qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, ta merr edhe pushtetin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".