Presioni ndërkombëtar mbi Kosovën dhe Serbinë pas 24 shtatorit, një mundësi reale drejtë marrëveshjes finale

Presioni ndërkombëtar mbi Kosovën dhe Serbinë pas 24 shtatorit, një mundësi reale drejtë marrëveshjes finale
Presioni ndërkombëtar mbi Kosovën dhe Serbinë pas 24 shtatorit, një mundësi reale drejtë marrëveshjes finale

Hajrullah Ternava

  • 24 October 2023 - 17:40

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Është tash momenti i fundit, që të kompensohet koha e humbur deri më tani dhe qeveria ta jep përgjigjen e vetë finale, duke i dhënë zgjidhje në pako kësaj çështje me një propozim të bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, duke pasur për bazë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për korrigjim të marrëveshjeve paraprake, 2013 dhe 2015, kundërshtimet me Kushtetutën e Kosovës, dhe për ta propozuar modelin kushtetues më të drejtë të aderimit në asociacion të të gjitha atyre komunave që janë në fqinjësi me komunat e populluara me shumicë serbe, por që kanë nevojë dhe interes të përbashkët zhvillimi, integrimi e komunikimi brenda kornizës ligjore kushtetuese të shtetit të Kosovës, pa ato premisat dhe prerogativat e shtetit që bien në kundërshtim me sovranitetin e integritetin kushtetuese, model i pa pranueshëm në baza etnike sikur Republika srpska në Bosnje e Hercegovinë.

 

 

Mbas ndodhive të 14 shtatorit 23 tani bisedimet për një marrëveshje që do ti ofrohemi pajtimit të pritur qysh nga moti, tani janë më bindëse sepse sulmi terrorist nga ana e Serbisë ndaj Kosovës, e ka ndërrua situatën në favor të Kosovës, sepse një sulm i tillë sikur që ka ndodhur, ishte një invazion ndaj shtetit të Kosovës, prandaj këtë ma në fund po e kupton Serbia, dhe presioni ndërkombëtar po i arrin qëllimet e saja, që në bisedimet e radhës ato të jenë më të frytshme dhe premtuese që në një kohë jo të gjatë të vjen deri te pajtimi mes këtyre dy shteteve. -Falë këtyre rrethanave të reja që po krijohen, besohet më në fund se Qeveria e Kosovës, do ti bindet edhe thirrjes së arsyeshme të faktorit ndërkombëtar, për ta hequr nga përgjegjësinë lidhur me procesin e dialogut që akoma është i bllokuar, jo përveç tensionimit të situatës në veri dhe provokimit nga sulmi terrorist serb, por edhe për shkak të ngurtësisë dhe mos veprimit për propozimin e alternativës së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Tani më edhe zyrtarisht është konfirmuar nga Qeveria se pesëshja e madhe evropianë ka ardhur me një plan propozim të ri, ku përfshihet edhe një propozim i tyre për modelin e Asociacionit, mbi të cilin qeveria pa vonesë duhet diskutuar dhe vendosur se si do të duhet vepruar. Është tash momenti i fundit, që të kompensohet koha e humbur deri më tani dhe qeveria ta jep përgjigjen e vetë finale, duke i dhënë zgjidhje në pako kësaj çështje me një propozim të bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, duke pasur për bazë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për korrigjim të marrëveshjeve paraprake, 2013 dhe 2015, kundërshtimet me Kushtetutën e Kosovës, dhe për ta propozuar modelin kushtetues më të drejtë të aderimit në asociacion të të gjitha atyre komunave që janë në fqinjësi me komunat e populluara me shumicë serbe, por që kanë nevojë dhe interes të përbashkët zhvillimi, integrimi e komunikimi brenda kornizës ligjore kushtetuese të shtetit të Kosovës, pa ato premisat dhe prerogativat e shtetit që bien në kundërshtim me sovranitetin e integritetin kushtetuese, model i pa pranueshëm në baza etnike sikur Republika srpska në Bosnje e Hercegovinë. Edhe Zyra për Media e kryeministrisë ka konfirmuar se pesë emisarët evropianë kanë propozuar tek kryeministri Albin Kurti planin e tyre të ri për ecjen përpara. “Në takim u bisedua për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht zbatimin e Marrëveshjes Bazike (Bruksel, 27 shkurt) dhe Aneksit të Implementimit të tij (Ohër, 18 mars). Kryeministri theksoi që është i nevojshëm reflektimi cilësor dhe një qasje e re. Të pesë emisarët ofruan planin e tyre të ri për ecjen përpara, për çfarë Kryeministri shprehu falënderimet dhe vlerësimet e tij. Diskutimet duhet të vazhdojnë intensivisht”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrisë, Ndryshe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili ka folur pas takimit që ka pasur në Prishtinë me kryeministrin Albin Kuti, ka theksuar se ngjarjet e 24 shtatorit tregojnë nevojën emergjente për de-eskalim dhe për normalizim të raporteve, por ka theksuar se pa Asociacion nuk ka progres në rrugën drejt Evropës . “Si kryeministër i Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka përgjegjësi për të bërë progres në normalizim të raporteve nëse Kosova dëshiron të bëjë progres drejt BEsë dhe këtu kemi theksuar nevojën për të lëvizur në themelimin e Asociacionit pa vonesë. Pa këtë s’do të ketë progres në rrugën evropiane të Kosovës”, ka deklaruar Lajçak në Prishtinë. Marrë në përgjithësi tani shumë gjëra ishin ekstreme që u kërkonte Asociacionin e ngjashëm me „Republika Srpska“ tani më nuk kanë bazë, dhe ndërkombëtarët tani po e thonë hapur këtë çështje, dhe mënyra e pajtimit gjithsesi se është i afërt nëse shfrytëzohen rrethanat e ndodhura sikur u shpjeguan, dhe me një pajtim dhe realizim të marrëveshjes së Ohrit, shpejt edhe këtyre shteteve do t’iu hapen dyert drejtë shteteve të BE-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".