Mbajtja e Kosovës në preambulën e kushtetutës së Serbisë është fakt për të dëshmuar qëllimin që edhe me luftë par ta ripushtuar

Mbajtja e Kosovës në preambulën e kushtetutës së Serbisë është fakt për të dëshmuar qëllimin që edhe me luftë par ta ripushtuar
Mbajtja e Kosovës në preambulën e kushtetutës së Serbisë është fakt për të dëshmuar qëllimin që edhe me luftë par ta ripushtuar

Muhamet Kelmendi

  • 24 October 2023 - 17:42

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Serbia nuk është armatosur për mbrojtje, por për aktivitet agresive ushtarak. E këtu sulmi i parë, nëse tërhiqet NATO, është Kosova. Për të treguar se Serbia synon ripushtimin edhe të Maqedonisë së Veriut, të Malit të Zi dhe të Republikës Serbe, është deklarata e fundit e Ministrit serb të mbrojtjes. Ai veç që kërkoi tërheqjen e njohjes së shtetit të Kosovës nga Podgorica dhe nga Shkupi,, u shprehë se forca e vetme që garanton luftën e suksesshme kundër Shqipërisë së "Madhe" është bashkimi i sllavëve.

 

Bota serbo-sllave (serbo-maqedone e malazeze) ka filluar me u realizuar me aksionet terroriste në katër komunat e veriut të Kosovës, Asociacioni është mjet i realizimit të botës serbosllave! Serbia nuk ka hequr dorë nga ripushtimi i Kosovës. Mbështetur në Kushtetutën e shtetit serb, në Preambulë, "është sanksionuar se Kosova është Serbi". Mbi këtë bazë janë deklarimet e bëra nga krerët e shovenizmit serbomadh të botës serbosllave. Për realizimin e botës serbomadhe, mbi Kosovë, mbi Republikën Serbe në Bosnje e Hercegovinë,mbi Malin e Zi dhe mbi Maqedoninë e Veriut, është armatimi i bërë nga shteti serb. Mjetet luftarake janë ofensive. Serbia nuk është armatosur për mbrojtje, por për aktivitet agresive ushtarak. E këtu sulmi i parë, nëse tërhiqet NATO, është Kosova. Për të treguar se Serbia synon ripushtimin edhe të Maqedonisë së Veriut, të Malit të Zi dhe të Republikës Serbe, është deklarata e fundit e Ministrit serb të mbrojtjes. Ai veç që kërkoi tërheqjen e njohjes së shtetit të Kosovës nga Podgorica dhe nga Shkupi,, u shprehë se forca e vetme që garanton luftën e suksesshme kundër Shqipërisë së "Madhe" është bashkimi i sllavëve. Lufta kundër Kosovës ka marrë dimensione të gjëra. Veç veprimeve terroriste në veri të Kosovës, Bota serbe po shprehet edhe me grafitet nacional shoviniste, kudo nëpër Serbi, e ku kërkohet: " "Kthimi i ushtrisë serbe në Kosovë". Aksionet e tilla kundër Kosovës, të ndërlidhura me ideologjinë e botës serbe, të shprehura nga neo putinisti Dodik dhe nacionalfashisti Vuçiq, janë shembull i kërcënimit të Ballkanit me një front të ri të luftës. Bota serbe po merr formën e duhur. Është skalitur hapësira territoriale; mënyra e formimit dhe koha e formimit të shtetit serb mbi botën serbosllave si ideologji. Masat e kësaj bote janë vënë. Tash është duke u zbatuar hapi i parë drejtë realizimit të botës serbe. Ndërtimi i Asociacionit serb në Kosovë është fillimi i ndërtimit të botës serbe. Kjo, ka filluar në katër komunat e Kosovës Veriore dhe në Republikën Serbe, në Bosnje e në Hercegovinë. Me Malin e Zi, pas fitores së krahut serb atje, mendohet se më lehtë realizohet bashkimi me Serbinë. Edhe sllavët maqedon në Shkup u deklaruan pro botës serbe kundër shqiptarëve. Këtë e deklaruan disa herë edhe udhëheqësit në Maqedonisë. Para një kohë, ministri i brendshëm, Spasovski, kërkoi arrestimin dhe dënimin e personit që ngriti flamurin shqiptar në takimin e qytetarëve në Tetove. Sipas këtij, flamuri kombëtar shqiptar, është "shqiptaromadh". Në vij të njëjtë ishte edhe Aleksandër Vuçic i Serbisë. Ai tha: "Veprimet e tashme të pushtetin në Kosovë dhe Metohi po tregojnë ideologjinë e shqiptarëve për Shqipërinë e "Madhe". Nga kjo ideologji shqiptaromadhe nuk e mbron as Malin e Zi dhe as Maqedoninë anëtarësimi në NATO (...)". "Shqipëria është ideolog e krijimit të Shqipërisë së "Madhe" , e Kosova është trungu i veprimit për këtë Shqipëri të "Madhe". Këto thënie janë bazë e politikës nacional fashiste serbe, kuptohet për të fshehur ideologjinë serbosllavo madhe që sundon tash në Beograd, në Shkup dhe në Podgoricë. Për këtë iu nevojiten sulmet ndaj shqiptarëve, kuptohet me pikësynim për ndërtimin e botës serbosllave. Këtej kryen edhe agresion terrorist më 24 09. 2024 në Banjskë kundër shtetit të Kosovës. Ndërsa, takimi në Kinë, ka shërbyer për lidhje të kriminelit Vuçiq me Putinin e Rusisë dhe Nënkryetarin XI të Kinës. Bota serbe e krijoj lidhshmërinë sllave nga Beogradi e Moska me Shkupin dhe me Podgoricën. Mbi këtë ekziston edhe realizimi i pikësynimit territorial. Kjo botë, po i krijojnë edhe mjetet dhe po punon për kohën e veprimeve ushtarake. Bota serbo-sllave është në rindërtim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".