Përgjigja vendimtare e Qeverisë së Kosovës Asociacionin vetëm mbi bazën kushtetuese dhe marrëveshjen e Ohrit

Përgjigja vendimtare e Qeverisë së Kosovës Asociacionin vetëm mbi bazën kushtetuese dhe marrëveshjen e Ohrit
Përgjigja vendimtare e Qeverisë së Kosovës Asociacionin vetëm mbi bazën kushtetuese dhe marrëveshjen e Ohrit

Hajrullah Ternava

  • 25 October 2023 - 18:13

Shkruan: ANALISTI-Hajrullah Tërnava

Në këto rrethana te ndodhive që po i lëmë pas, tani duhet të kryhet iniciativa e Marrëveshjes se Ohrit për të cilën janë pajtuar përfaqësuesit e dy shteteve, të Serbisë dhe Kosovës, dhe duke e pas parasysh ndodhitë e 24 shtatorit, kjo situatë duhet t’ia arrij qëllimit që po e ndërmjetësojnë edhe ndërkombëtarët, dhe njëherë e përgjithmonë të vjen deri te pajtimi, prandaj edhe deklarimi i Presidentes Osmani për këtë javë është vendimtare sa i takon dialogut me Serbinë, është paralajmërim indirekt që ma në fund edhe Qeveria e Kosovës ta zbardh në tavolinë propozimin e saj për modelin e Asociacionit.

 

Gjithsesi, çështja e Asociacionit duhet ta merr epilogun përfundimtar të zbardhjes së versionit të dokumentit kosovar, pasi që kjo kërkesë vazhdon të jetë top kërkesë e kushtëzimit për të ecur tutje në realizimin e pakos së plotë të Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit për zbatim të me dakordimin në takimin marrëveshjen e Ohrit. Vetë Presidentja Osmani deklarohet nga Amerika, thotë se kjo javë është e rëndësishme, flet për zbatimin e aneksit të Ohrit. Tani më kjo javë, edhe nga krerët e shtetit të Kosovës, por edhe nga faktor ndërkombëtar në proces të dialogut, shihet si afati kur Kosova dhe Serbia duhet ta bëjnë hapin kyç në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, duke pranuar disa kërkesa dhe propozime që ua kanë paraqitur të shtunën pesë emisarë të lartë perëndimorë, e që për palën Kosovare është pajtimi dhe propozimi konkret për Asociacionin. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së theksoi se kjo është një javë e rëndësishme, por jo që t’i vihet pika çdo gjëje, por se gjithçka do të zhvillohet e koordinohet me aleatët. “Natyrisht që është javë e rëndësishme por nuk do të thoja që është javë ku i vihet pika gjithçkaje. Kosova është e përkushtuar që të punojë me partnerët që të gjejmë zgjidhje përpara në mënyrë që marrëveshja e 27 shkurtit, marrëveshja e Brukselit dhe njëkohësisht aneksi i Ohrit i 18 marsit të zbatohen në plotëni, të zbatohen pa kushte dhe të mos ketë vetëm pjesë të caktuar të cilat kërkohen të zbatohen kurse Serbia të ikë nga obligimet e saj. Balancimi dhe vetë zbatimi i drejt dhe i balancuar i marrëveshjes është kyç”, ka deklaruar Presidentja Osmani. E gatishmërinë për hapa të shpejtë në zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit ka shfaqur edhe Kryeministri Kurti, por duke kërkuar nga ndërmjetësuesit, faktori ndërkombëtar që për këtë zbatim pa kushte të bindet edhe Serbia, jo vetëm me fjalë duke u zotuar, por me veprime konkrete, edhe duke nënshkruar marrëveshjen. Pra, Kryeministri Kurti ka kërkuar që marrëveshja e arritur në Bruksel e Ohër me Serbisë të zbatohet me shpejtësi. Ai tha se ka qenë i gatshëm të nënshkruajë dhe se vazhdon të jetë edhe tash, por se kjo s’po ndodh edhe me palën tjetër. “Në historinë e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë, ne kemi më shumë se 40 marrëveshje, por kemi mungesë të zbatimit. Të bësh një marrëveshje dhe të zbatosh atë janë dy planetë të ndryshëm dhe neve na duhet t’i sjellim në kontinentin e njëjtë – në kontinentin e Evropës. Pra, t’i zbatojmë me shpejtësi ato që jemi marrë vesh dhe unë prapë jam i gatshëm të nënshkruaj për gjithçka që kam thënë po. Ky s’është rasti i njëjtë me palën tjetër, prandaj vështirësitë filluan”. Ai tregoi që ka ofruar nënshkrimin disa herë, por se Beogradi po refuzon të nënshkruajë sepse përmbajtja e marrëveshjes është njohje de facto dhe tha se ishte model i dy Gjermanive. Meçen se çdo problem donë zgjedhje, tani është koha që me ndihmën e ndërkombëtarëve, nga të cilët po këto dy shtete janë të varura nga ato shtete, që të arrihet marrëveshja e pajtimit dhe më në fund kjo çështje të kryhet njëherë e përgjithmonë, që populli i Kosovës në tërësi ta jeton jetën pa brenga dhe në liri të plotë dhe sa më pare ti bashkëngjiten edhe shteteve të BE-së. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".