Lista Srpska është subjekt kriminal, të çregjistrohet nga KQZ-ja dhe ndalohet së vepruari nga organet e drejtësisë së shtetit

Lista Srpska është subjekt kriminal, të çregjistrohet nga KQZ-ja dhe ndalohet së vepruari nga organet e drejtësisë së shtetit
Lista Srpska është subjekt kriminal, të çregjistrohet nga KQZ-ja dhe ndalohet së vepruari nga organet e drejtësisë së shtetit

Muhamet Kelmendi

  • 25 October 2023 - 18:15

 Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Lista Srpska është një subjekt që duhet domosdo të vihet nën hetim nga organet e shtetit. Faktet që tregojnë këtë janë të bazuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në Ligjin mbi Partitë Politike dhe në Kodin penal të Kosovës.

 

Në kuadër të elementeve që tregojnë se Lista Srpska është në kundërshtim me ligjet e theksuara, janë: 1. Lista Srpska nuk e ka pranuar shtetin e Kosovës. 2. Është bashkë organizatore e veprave kriminale dhe terroriste në Kosovë. Ka kryer dhe po kryen veprimtari penale. Bënë bllokime të rrugës dhe në bashkëpunim me kriminelët. Vranë edhe polic dhe politikanë të Kosovës. 3. Njerëzit e Listës Srpska kanë marrë pjesë në aktet terroriste dhe kanë kryer vepra penale të dënueshme. 4. Lista Srpska nuk e pranon Kushtetutën dhe aktet tjera normative të Kosovës. 5. Janë në kundërshtim me pavarësinë dhe me sovranitetin e integritetin e Republikës së Kosovës. 6. Në asnjë veprimtari të Listës Srpska nuk respektohen simbolet dhe shenjat e shtetit të Kosovës. 7. Jetojnë dhe punojnë me ligjet serbe dhe i nënshtrohen organeve në Serbi, duke zbatuar urdhrat e shtetit serb. 8. Marrin paga të Kosovës dhe nuk punojnë për Kosovën. Këto janë vetëm disa të dhëna mbi Listën Srpska. Natyrisht se i takon Prokurorisë Speciale të Kosovës të heton veprat penale të Listës Srpska dhe ngritë aktakuzë penale në gjykatat kompetent të Kosovës. Verdikti epet nga gjykata. Nga KQZ-ja kërkohet ta largojë nga lista e partive politike. Shkaqet janë të njëjta. Listën Srpska nuk duhet lejuar, sidomos pas rastit të 24 shtatorit, kur nënkryetari i saj udhëhoqi agresionin terrorist në Banjskë të Kosovës kundër Republikës. Mjafton ky fakt të ketë përgjegjësi politike dhe penale. Me të gjitha faktet dëshmohet se “Lista Serbe” dhe kriminelët e saj i kanë përmbushur elementet e veprës penale të rrezikimit të rendit juridiko-politik në Kosovë dhe të terrorizmit. Vetë formimi i Listës Serbe” është një akt kriminal dhe ka qenë e pritshme që do të vepron kundër shtetit të Kosovës. Ky subjekt është formuar nga krimineli i luftës Aleksandër Vuçiq dhe tani po vepron nën udhëheqjen e tije, duke kryer punë në bazë të urdhrave të Beogradit. “Lista Serbe” nga formimi ka kryer punë kriminale dhe antiligjore. Tash së fundi i patën dhënë edhe ultimatum Kosovës. Ultimatumi ishte: " Ftohet Kosova dhe organet e të ashtuquajturës Republikë që t'i ndalin veprimet kriminale kundër serbëve (...). Në të kundërtën, do të veprohet me të gjitha format për ta ruajtur qenien tonë serbe në Kosovë dhe në Metohi". Më qarte se ky deklarim terrorist nuk ka. Si rrjedhojë e saj, nënkryetari i "Listës Serbe", Milan Radojçiq, së bashku me Zvonko Veselinovic, u futen me shumë armë dhe me diversantë terrorist serbo-rus etj., në veri të Kosovës. Në pritë u vra Afrim Bunjaku dhe u plagosen dy polic të tjerë. Njësitet policore të Kosovës vepruan me shpejtësi. Shumë nga kriminelët terroriste u likuiduan. Të tjerët u arratisen. U gjet arsenal i madh armësh në manastirin e Bajnskës, të Zveçanit. "Lista Srpska" doli në anën e terroristëve. E shpalli edhe tre ditë zie për komunitetin serb në Kosovë. Ndezën edhe qirinj. Edhe Serbia e shpalli datën 27 shtator ditë zie në Serbi. Kështu me të gjitha veprimet u tregua se "Lista Srpska" është dorë e zgjatur e Aleksandër Vuqiçit për organizatorët e terrorit në Kosovë. Pra edhe ligjërisht, faktet e tilla tregojnë se ky organizim i “Listës Serbe” është kriminal dhe se shteti i Kosovës kërkohet të vepron me forcën e vetë ligjore. Së pari, duke e shpallur antikushtetuese “ Listën Serbe”dhe duke e ndaluar me ligj punën, dhe së dyti, duke i ndjekur, kapur dhe arrestuar kriminelët e “ Listës Serbe” . Bazat për këto dy masa juridikoligjore ekzistojnë. Dënimet janë të rënda. Sipas Kodit Penal të Kosovës,nenet 100-128, për veprat penale të tradhtisë apo të copëtimit të Republikës dhe të armatimit kriminal për të ndarë ndonjë pjesë të shtetit, si dhe veprime terroriste tjera, dënimi shkon deri me burg të përjetshëm. Elementet e veprës penale të tillë i ka përmbushur kjo listë dhe vetë anëtarët e udhëheqësit e saj për të marrë këto dënime. Mos veprimi nuk ka të bëjë me ligj, por më qëndrime politike. Kjo është antiligjore dhe shume rrezikshme për Republikën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".