Qeveria pas 20 vjetësh po e rishkruan historinë, godet për vdekje projekti e Republika Srpska në Kosovë

Qeveria pas 20 vjetësh po e rishkruan historinë, godet për vdekje projekti e Republika Srpska në Kosovë
Qeveria pas 20 vjetësh po e rishkruan historinë, godet për vdekje projekti e Republika Srpska në Kosovë

Gani Qarri

  • 27 October 2023 - 07:46

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Detyrimi që edhe faktori ndërkombëtar ta pranojë versionin kushtetues i cili nuk rrezikon sovranitetin e vendit dhe shtetin e Kosovës, sipas modelit të "Republikës Srpksa", është një sukses historik i Qeverisë aktuale në krye me Kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Dr. Vjosa Osmani, lider institucional të cilët definitivisht me sulmin terrorist serb, të 24 shtatorit e deklasuan Serbinë hegjemoniste, që përveç provokimit të luftës gllabëruese me bandat terroriste, kishte për qëllim okupimin klandestin të veriut të Republikës së Kosovës.

-Falë kryeministrit Kurti dhe presidente Dr.Vjosa Osmani me kundërshtimin e fuqishëm institucional të marrëveshjes për asociacionin nga viti 2013 dhe 2015, të nënshkruara nga kuislingu Hashim Thaçi dhe renegati Isa Mustafa, lëvizja e krejt këtij procesi të deritashëm të dialogut është në favor të Kosovës, Andaj përderisa kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, deklaroi se drafti më i ri, i Bashkimit Evropian për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, do të ishte në interesin nacional të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, që kjo çështje të nxirrej për diskutim edhe në Kuvend, dhe të mos shfrytëzohet pastaj për lojëra të interesit meskin nga partitë dhe grupet politike.

Madje do të ishte e rrugës që të diskutohet vetëm me konsensus politik, edhe drafti i BE-së për asociacionin, për të cilin kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, pasi që, për aq sa ai ishte i informuar, ka deklaruar se është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, sipas të cilit, nëse do të ketë edhe një draft për asociacionin, ai do të vijë vetëm nga Kosova si propozim plotësues i draftit të BE-së. Por për këtë çështje, siç është shprehur edhe kryeparlamentari Konjufca, nuk duhet lejuar të negociohet fare me Serbinë, sepse është në të drejtën ligjore dhe kushtetuese të shtetit të Kosovës.

Këtë deklaratë Konjufca e ka dhënë pasi Qeveria njoftoi se është dakorduar që “plani i ri” i propozuar nga pesë diplomatët perëndimorë për zbatimin e Marrëveshjes Bazë, krahas draftit për “zbatimin e nenit 7”, siç e quan Qeveria, e që BE-ja të martën e ka identifikuar si “propozim modern evropian për statutin e asociacionit të komunave me shumicë serbe”, të jetë bazë për diskutimet e ardhshme. Rezultat i negociatave është marrëveshja e Ohrit e cila është pranuar nga Republika e Kosovës, por jo edhe nga Serbia”, ka thënë krye parlamentari konjufca, kështu që një debat parlamentar gjithëpërfshirës dhe konsulta paraprake me ekspert edhe për propozimin e BE-së do të ishte në interes për të mos ndodhur ndonjë lëshim dhe bërë gabim, që në zbatim, do ti kushtonte shtrenjtë sovranitetit të vendit dhe tërësisë territoriale të shtetit të Kosovës.

Kjo për faktin e ditur, se pastaj do të jetë e pa mundur të bëhet rikthim prapa, ndërthurje dhe përpjekje për korrigjim. Pra detyrimi që edhe faktori ndërkombëtar të bindet dhe ta pranojë versionin kushtetues që nuk rrezikon sovranitetin dhe shtetin e Kosovës, sipas modelit të "Republikës Srpksa", është një sukses historik i kësaj përbërje qeveritare në krye me Albin Kurtin dhe presidenten Vjosa Osmani, lider institucional që definitivisht me ngjarjen e 24 shtatorit e deklasuan shtetin serb dhe përfundimisht quan në dështimin e versionit të "asociacionit" të modelit "Republika Srpska" ëndërr tanimë e përendur për ish kriminelin e luftës Aleksandër Vuçiq.

Kështu që më në fund, po dëshmohet katërçipërisht se sa ka qenë i rrezikuar shteti i Kosovës në dialogun e zhvilluar me Serbinë hegjemoniste, derisa me Kosovën udhëhoqën për gati një dekadë njerëzit e shantazhuar nga Beogradi, të korruptuar dhe në lidhje të ngushtë të bashkëpunimit kriminal me bandat e krye terroristit Radojçiq, për interesat personale, të cilët, veriun e Kosovës e kishin shndërruar në një parajsë të krimit të organizuar, kontrabandës dhe mos sundimit të ligjit, duke keqpërdorur këtë pjesë të pandashme të shtetit tonë të brishtë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".