Kurti e meriton një BRAVO të madhe, me konsistencë dhe guxim i dha goditje Asociacionit

Kurti e meriton një BRAVO të madhe, me konsistencë dhe guxim i dha goditje Asociacionit
Kurti e meriton një BRAVO të madhe, me konsistencë dhe guxim i dha goditje Asociacionit

Hajrullah Ternava

  • 27 October 2023 - 07:46

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Të gjithë ata që kanë qëndruar në poste të larat të udhëheqjes së shtetit të Kosovës, pas shpalljes së pavarësisë 2008 e deri më tani, asnjëherë nuk janë treguar të shkathtë që ti mbrojnë interesat e shtetit te Kosovës ashtu siq e parasheh kushtetuta e jonë. Edhe pse ndërmjetësonin ndërkombëtarët, gjithnjë ishte rreziku i „Srpska Republikës“ e ngjashme me atë te Bosnjës ishte i madh, që këtë Serbia e kërkonte si Asociacion me kompetenca ekzekutive. Pati dëshmi të tilla që u nënshkrua marrëveshja që në vitin 2013 nga Hashim Thaçi dhe në vitin 2015 nga Isa Mustafa. Por nga ardhja e Kurtit si Kryeministër i Kosovës gjërat kanë ndryshua dhe ky me këmbëngulje nuk donte për ti jetësua ato vendime për Asociacionin që i kishin nënshkruar ata të mëparshmit.

Me qëndrimet e tija si një Kryeministër që i ka fitua votat me shumicë mbi 51% nga populli, Kurti arriti ta shtrij sovranitetin e shtetit deri te kufijtë e kushtetutës së vitit 1974, ku kufizohemi me Serbinë, dhe vetëm tani qe disa muaj është duke i ardhur shtetit era si shtet. Dhe sikur që tani është e njohur, më 24 shtator 23 u sulmuam brutalisht nga Serbia, megjithatë policia jonë ishte në nivel të lartë të kryerjes së detyrave në mbrojtje të territorit të Kosovës, dhe në mbrojtje të atdheut u vra polici Afrim Bunjaku dhe dy të tjerë u plagosen, por sulmi terrorist u pa haptas nga e gjithë bota, dhe reputacioni në të mirë të Kosovës ndodhi, dhe bota tani e ka kuptuar të vërtetën e ndodhive në veri të Kosovës, prandaj tash bota i ka kuptuar sjelljet e Serbisë që po pretendon ta përvetësoj veriun e Kosovës ato katër komuna që kufizohen me Serbinë, por nëse i lejohet një veprim i tillë Serbisë lufta ka me qenë e pashmangshme, sepse kufijtë e shtetit tine dhe sovranitetin e saje ë garanton KFOR si pjese përbërëse e NATO-se, prandaj tani do të ishte e rrugës që të pranohet dhe diskutohet vetëm me koncensus politik, edhe drafti i BE-së për Asociacionin, për të cilin kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, për aq sa është I informuar, ka deklaruar se është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Gjithsesi se do të ishte në interesin nacional që kjo çështje të nxirret edhe për diskutim në Kuvend, dhe të mos shfrytëzohet pastaj për lojëra të interesit meskin politik. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se drafti i Bashkimit Evropian për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Sipas tij, nëse do të ketë është një draft për Asociacionin ai do të propozohet vetëm nga Kosova si propozim plotësues i draftit të BE-së, ndërsa ka shtuar se për këtë çështje nuk duhet të negociohet fare me Serbinë, sepse është në të drejtën ligjore dhe kushtetuese të shtetit të Kosovës. Këtë deklaratë Konjufca e ka dhënë pasi Qeveria njoftoi se është akorduar që “plani i ri” i propozuar nga pesë diplomatët perëndimorë për zbatimin e Marrëveshjes Bazë, krahas draftit për “zbatimin e nenit 7”, siç e quan Qeveria, e që BE-ja të martën e ka identifikuar si “propozim modern evropian për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, të jetë bazë për diskutimet e ardhshme.

“Nëse ndonjëherë ndodhë ndonjë draft i Asociacionit, ai do të propozohet nga Republika e Kosovës, nëse ndodhë. Nëse jo nuk do të propozohet fare dhe nuk do të ishte rezultat i negociatave. Rezultat i negociatave është marrëveshja e Ohrit e cila është pranuar nga Republika e Kosovës, por jo edhe nga Serbia”, ka thënë krye parlamentari Konjufca. Një debat parlamentar gjithëpërfshirës dhe konsulta paraprake me ekspert edhe për propozimin e BE-së do të ishte në interes për të mos ndodhur ndonjë lëshim dhe bërë gabim, që do ti kushtonte pastaj sovranitetit të shtetit të Kosovës në zbatim, sepse pastaj do të jetë e pa mundur të bëhet ndërthurje dhe përpjekje për korrigjim.

Gjithsesi se nga kjo udhëheqësi e tanishme është lëvizja e krejt këtij procesi të deritashëm të dialogut në favor të Kosovës, kryesimi nga Kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani, dhe kundërshtimi i fuqishëm institucional i marrëveshjes për asociacionin nga viti 2013 dhe 2015, të pranuara nga Hashim Thaçi e Isa Mustafa, detyrimi që edhe faktori ndërkombëtar të bindet për të pranuar versionin kushtetues që nuk rrezikon shtetin e Kosovës dhe sovranitetin, sipas atij modelit të Republikës Srpksa, një sukses historik i kësaj përbërje qeveritare në krye me Kurtin dhe presidenten Osmani, lider institucional që definitivisht me ngjarjen e 24 shtatorit e deklasuan dhe nënshtruan shtetin serb në provokimin terrorist që kishte për qëllim sulmin klandestin dhe okupimin ne një pjese të territorit të Kosovës për shkak të vetëdijes së plotë të dështimit të versionit të Asociacionit me model të Republikës Srpska ëndërr kjo e përendur për ish kriminelin e luftës Aleksandër Vuçiqi.

Tani edhe definitivisht po dëshmohet më në fund dhe po vërtetohet se sa ka qenë shteti i Kosovës i rrezikuar me dialogun e zhvilluar me Serbinë, derisa në udhëheqje i ka pasur për gati një dekadë njerëzit e shantazhuar nga Beogradi, të korruptuar dhe në lidhje të ngushtë të bashkëpunimit kriminal, për interesin personal e material, me krimin e organizuar, pavarësisht dallimeve politike dhe etnike, e që veriun e Kosovës e kishin shndërruar në një parajsë të madhe të krimit, kontrabandës dhe mos sundimit të ligjit.

Në bazë të zhvillimeve politike të tanishme tani është koha që pajtimi me Serbinë të ndodhe, sepse marrëveshja e Ohrit e pranuar nga dy palët duhet definitivisht të detyrohen t’iu përmbahen premtimeve dhe njëherë e përgjithmonë këto dy shtete të pajtohen dhe të vjen deri te njohjet reciproke, dhe këtyre dy shteteve t’iu hapen dyert e shteteve të BE dhe institucioneve tjera ndërkombëtare si NATO, OSBE, etj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".