Versioni i ri i draft-dokumentit për Asociacionin, vetëm pas debatit në Kuvend, në koordinim edhe me aleatët strategjik

Versioni i ri i draft-dokumentit për Asociacionin, vetëm pas debatit në Kuvend, në koordinim edhe me aleatët strategjik
Versioni i ri i draft-dokumentit për Asociacionin, vetëm pas debatit në Kuvend, në koordinim edhe me aleatët strategjik

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 27 October 2023 - 08:02

Shkruan: ANALISTI- Reshat Badallaj-Zhuriani

Do të ishte e pamundur dhe katostrofale, po që se nuk diskutohet Asociacioni në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Pra, në qoftë se nuk diskutohet në Kuvend dhe që të gjitha partitë të kane hise aty, ky anashkalim do të nxirrte telashe dhe më pastaj do humbasim jo vetëm kohë, por do hidhej topi dhe faji vetëm në atë subjekt politik, apo në atë se kush do e nënshkruante atë. Mu për këtë po e them se për të mos ndodhur kjo do të duhej që të gjithë të bëhen bashkë dhe me ekspert të ulen dhe të bisedojnë për këtë gjë shumë të rëndësishme.

- Mjerisht te ne ka edhe asi farë race, dhe të më besoni, se vetëm që të dështoj kjo, për t´ia lënë kopilin në derë Albin Kurtit, dhe u krijuan apo nuk u krijuan komuna serbe në veriun e Kosovës, pra ka të kësaj race që e dëshirojnë këtë, ndoshta dikujt u duket e pa vërtetë, po me besoni se ka dhe jo pak. Pra, Kosova duhet ngulur këmbë edhe para Bashkimit Evropian dhe faktorëve ndërkombëtar që vetëm ne mundë të propozojmë një gjë të tillë dhe assesi Serbia fashiste. Pra, çdo gjë duhet të jetë që është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës për të mos pasur telashe pastaj. Këtë e them me bindje të plotë, që të mos kemi pastaj telashe. Dhe për këtë le të kthehemi pak prapa, të shohim se si Serbia fashiste nuk e nënshkroi Marrëveshjen e Ohrit, që dihet se u pranua vetëm nga Republika e Kosovës dhe jo nga Serbia terroriste.

Prandaj pa pasur debat parlamentar në Kuvendin e Republikës së Kosovës është gabim i madh dhe kjo duhet afruar edhe ekspertët që janë qytetar të lirë, jashtë Kuvendit e kam fjalën, gjithmonë nga ekspertët e kësaj lëmie sepse nuk duhet lënë assesi vetëm në deputetët që shumë sosh mjerisht nuk e dinë as alfabetin e gjuhës shqipe, që kanë ardhur dhe janë ulur me dallavere dhe rrena e premtime boshe. Pra, është e pamundur të mos jenë ulur dhe punuar edhe ekspertet me përvojë në këtë drejtim.

Njëherë nënshkruhet dhe pastaj e kanë kot vajtimin që nuk sjell gjë më. Këtu kemi të bëjmë me sovranitetin e shtetit dhe jo me lojëra cirkusesh që po ndodhin në Kuvendin tonë që na bënë horë para botës së qytetëruar, deri kur ia shtrëngoi dhëmbët dhe i kapi për veshi ambasadori gjerman dhe disa tani ndërruan fjalët taman si ato kurvat kur i ndërrojnë hamshorët. Ne jemi dëshmitar të kohës se çka na bënë ata vagabond shkuar vagabondëve që për interesa të tyre personale bënë lëshim dhe tani qytetarët po e kuptojnë se çfarë dëmi dhe telashe na bënë. Ikën por na lanë problem e mos u kthefshin sa të jetë njerëzimi, toka e qielli.

Nënshkruan të pafytyrët,edepsëzët dhe tani erdhi për tu kuptuar se imzaja e tyre po e rrezikon shtetin. Kjo, krejt me fajin e tyre dhe nuk ka vend aspak për më të voglin dyshim. Dhe jo vetëm që po shihet tani si në mjegull, por do vij koha se do të zbulohen një nga një se çfarë zullumi dhe çfarë tradhtie kanë bërë karshi kombit dhe shtetit sepse punonin sipas argatëve të KGB-es dhe UDB-es. Bashkëpunimi kriminal i kësaj race na pruri buzë greminës dhe ne kur e ngrisnim zërin kundër kësaj tradhtie kombëtare, disa rrihnin gjoks për ta mbrojtur, sepse e kishin interesin personal që të mos i digjej bishti dhe kishin marr para me thasë, duke menduar kjo bandë qelbësirash se kjo nuk do zbardhet kurrë. Turpi i mbuloftë këtë bandë të faqes së zezë, nënshkruanin në dëm të vendit, tradhtonin dhe i binin sakicë e hanxhar popullit e bashkë me serbian, njerëz të dëshmuar të UDB-es e KGB-es me librezë zyrtare shkonin pas atyre kurvave që prisnin te semafori. por, argatët e Aleksandër Vuçiqit ,kriminelët serb dështuan dhe do të dështojnë turpshëm. Mbajeni mend këtë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".