Mbështetja amerikane për Kosovën nuk pyet për sanksionet e Evropës

Mbështetja amerikane për Kosovën nuk pyet për sanksionet e Evropës
Mbështetja amerikane për Kosovën nuk pyet për sanksionet e Evropës

Gani Qarri

  • 28 October 2023 - 08:56

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Deklarata e Ambasadorit Amerikan Hovenier në mbështetje publike për Forcën e Sigurisë së Kosovës është edhe një dëshmi tjetër se ky shtet i madh mik, pavarësisht sanksioneve të pa drejta që i janë vendosur vendit tonë nga BE, nuk është duke i përfillur as zbatuar ato, por si aleat i përkushtuar i Kosovës, do të investojë në shtyllën kryesore të shtetit, atë të forcës ushtarake dhe ta ndihmojë Kosovën që pikërisht këtë institucion, ta zhvillojë e modernizojë për të qenë i gatshëm edhe për anëtarësim në NATO.

-Qëndrimi lartësues i SHBA-ve, është dëshmuar edhe në konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2023”, ku në mesin e diplomatëve që morën pjesë dhe folën për nevojën e ngritjes më të shpejtë, si dhe transformimin e plotë të FSK-s në ushtri të standardeve të NATO-s, ishte edhe ambasadori amerikan Jeff Hovenier, i cili siguroi edhe njëherë mbështetjen e shtetit të tij për transformimin e FSK-së si Project strategjik i bërjes së shtetit të Kosovës, përmes mbështetjes për zhvillim nga SHBA.

“ShBA-ja është e përkushtuar gjithmonë për të mbështetur transformimin e FSK dhe një ndër prioritet tona është ta mbështesim, me miliona euro” transformimin dhjetëvjeçar të FSK-së për të kryer mbrojtjen, tha Hovenier.

Hovenier, gëzojë të gjithë qytetarët e Kosovës duke e notuar me notë të shkëlqyeshme sjelljen e FSK-s veçanërisht me rastin e sulmit terrorist serb të 24 shatorit në Banjskë, që ishte sulm në sovranitetin e Kosovës nga një grup i armatosur paramilitar serb, me ç`rast Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes kanë demonstruar pjekurinë profesionale duke u përmbajtur dhe mos u provokuar, duke lartësuar reputacionin e tyre si partner të besueshëm me durimin e treguar dhe shmangur provokimet që kanë mundur të rezultojnë në përshkallëzim të mëtejmë”, ka thënë Hovenier.

Vet ky përkushtim amerikan i dëshmuar për mbështetjen e shtetit të Kosovës është edhe një tregues tjetër bindës, se pse para çdo vendimi strategjik, nuk duhet anashkaluar këshillimin dhe koordinimin me aleatët tanë më besnik, që politika kosovare i njeh mirë, pasi që ata e kanë mbështetur Kosovën edhe pas aktit të shpalljes së pavarësisë, andaj nuk ka asnjë arsye për të hezituar dhe mos koordinuar aktivitetet me ta, për interesat më të mëdha strategjike e politike të shtetit të Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".