Deputetët rrugaç janë duke luftuar vetëm për pushtetin

Deputetët rrugaç janë duke luftuar vetëm për pushtetin
Deputetët rrugaç janë duke luftuar vetëm për pushtetin

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 28 October 2023 - 09:09

Shkruan: ANALISTI - Reshat Badallaj-Zhuriani

Deputet rrugaç dhe të pa ndërgjegjshëm të Republikës së Kosovës, janë bërë cirkus dhe na kanë bërë horë para botës së qytetëruar dhe kjo u pa nga ata, edhe me shume të drejt reagojnë dhe i kapin për veshi diplomatët ndërkombëtar, këta mjeranë që morën votat nga populli me premtime boshe, me rrena dhe dallavere.

-Nuk ka më dëm të madh që mundë të bëjnë deputetë arrogant dhe injorantë e të pa edukuar, të ulur në Kuvendin e Kosovës, se sa sabotimi i procesit ligjvënës në interes publik për shtetin. Kjo po ndodhë në vazhdimësi nga arroganca e opozitës, kur kërkohet shumica e votave për votim koncensual edhe nga ana e tyre. Janë bërë plotë 30 seanca të Kuvendit në të cilat opozitarët po i bllokojnë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, dhe pesë para nuk japin këta edepsëz që e dëmtojnë shtetin. Për këta duket çdo gjë normale se po këta faqezinj që dalin me fedellek në Kuvend i marrin rrogat e majme dhe shumë e shumë beneficione të tjera. Le të krekosen sa të duan por duhet ta dinë që shpejtë vjen dita dhe do e paguajnë shtrenjtë, ashtu si ka ndodhur me bandat tjera që ikën në theqafje dhe mos u kthefshin kurrë me.

Këta deputet faqezinj është për të ardhur shumë keq se si nuk mund ta kuptojnë që është në pyetje interesi shtetëror, por këta edepsëz i vënë inatet, interesat e bandave të tyre politike dhe interesin personal mbi interesin shoqëror dhe shtetëror. Po ashtu, këta të pafytyrë si ka mundësi të mos kenë pak turp se në anën tjetër e tradhtojnë edhe votuesin e tyre prej të cilit e kanë marr edhe votën. Për këtë sjelle tepër jo serioze e në dëm të shtetit, doli hapur dhe reagoi edhe ambasadori gjerman në Prishtinë, zoti Jorn Rohde, dhe është tepër i zhgënjyer me sjelljet e këtyre tri subjekteve politik për mos seriozitetin e tyre dhe si i bëjnë talljet me popullin dhe dëmtimin e shtetit, duke ju treguar hapur këtyre palaçove se janë tepër në rrezik projektet madhore Gjermani- Kosovë në shumë lëmi por sidomos në energjetikë dhe në bujqësi.

Dhe mu për këtë ambasadori gjerman ju bën thirrje që të merren seriozisht me problemin dhe ti lënë talljet, por duhet përveshur punës që Kosova të ecë me këmbë të shëndosha dhe për punë që të ecë përpara shteti dhe ti lënë inatet e kaurit që nuk na çojnë gjëkundi pos prapa dhe në katastrofë. Me fjalë të tjera ambasadori bën thirrje publike që ti japin fund bllokadës të pakuptimtë, por ti votojnë pa hezitim marrëveshjet që janë në interes të shtetit dhe në interes të popullit, dhe të mos i ngulin këmbët si gomari në llaç për të bllokuar për interesa të tyre partiake. Shteti e populli është më shumë se interesat e tyre personale e politike. Marrëveshja do të sillte vetëm përfitime për shtetin dhe qytetarët e saj, por kot, këta faqezinj nuk e kuptojnë dot këtë.

Këtë turp dhe faqe të zezë të këtyre bandave e ka kuptuar edhe faktori ndërkombëtar sidomos gjermania se nuk është qëllim tjetër pos që kërkojnë zgjedhje të reja dhe të marrin sërish pushtetin, duke harruar se populli i ka dënuar me votë për shumë vjet deri në përjetësi dhe se këta kanë shpresë kot. Këta opozitar të çartur kanë vdekur politikisht dhe kurrë më nuk do kthehen në pushtet. Aq budallenj janë që akoma nuk e kanë kuptuar klimën që nuk janë asgjë tjetër për popullin pos banda të urryera, të paktën këtë do të duhej ta kuptonin, dhe në qoftë se nuk kanë mundësi t´i bëjnë mirë Kosovës dhe qytetarëve të saj të paktën të mos e pengojnë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".