Kuvendi dhe KQZ-ja ta iniciojnë pa vonesë çregjistrimin dhe ndalimin e Listës Srpska

Kuvendi dhe KQZ-ja ta iniciojnë pa vonesë çregjistrimin dhe ndalimin e Listës Srpska
Kuvendi dhe KQZ-ja ta iniciojnë pa vonesë çregjistrimin dhe ndalimin e Listës Srpska

Hajrullah Ternava

  • 28 October 2023 - 09:02

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Tani është momenti që duhet ta merr Kuvendi iniciativën e suspendimit, ndalimit me ligj të Listes Srpska, duke u shërbyer në këtë rast me modelin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës i cili e ka publikuar vendimin që kishte marrë për shkarkimin e Lilijana Stevanoviq nga pozita e kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, i vulosur tashmë me dekretin për shkarkim të nxjerrë nga Zyra e Presidencës së Republikës së Kosovës pikërisht për shkak të zbatimit të politikave të listës serbe, pjesëmarrjen e organizuar në mitingjet në Mitrovicë dhe Beograd kundër Republikës së Kosovës. Sipas vendimit të KGJK-së, Stevanoviq u shkarkua për shkak të fjalimit që kishte mbajtur në protestën e thirrur nga Lista Serbe në sheshin e Mitrovicës së Veriut, pasi nisën dorëheqjet masive të serbëve në 4 komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicën e Veriut.

-Situata e ndjeshme politike e ndërmjetësuar nga ndërkombëtaret për një pajtim të mundeshim mes Serbisë dhe Kosovës, shpesh herë na duket si e papërshtatshme për neve kosovarët, dhe shpesh herë kemi edhe vërejtje në ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, por politika-diplomacia e ka një zhvillim të sajë në arritjen e qëllimeve të saja që në shumë raste prapavija e luan rrolin kryesor, prandaj jo rastësisht definicioni i sajë është që „politika është art i të së mundshmes“ por efektet politike arrihen apo vërehen në fund të përfundimit të marrëveshjes. Prandaj në këto rrethana ndoshta edhe heshtja e Kuvendit te Kosovës e luan rrolin e vetë dhe e ndërmerr iniciativën atëherë kur e vlerësojnë vetë ata edhe kërkesën drejtuar KQZ-së, Gjykatës Kushtetuese dhe Presidentes Osmani, për suspendimin dhe ndalimin e menjëhershëm të Listës Srpska. Kërkesa për suspendimin e Listës Srpska nga pjesëmarrja në angazhimet politike, gjithsesi që herët a vonë do të ndodhë, pasi që me fakte tani më po dëshmohet se ky subjekt politik nuk përfaqëson interesat e pakicës serbe në Kosovë, por vetëm është duke i dëmtuar ato, duke u bërë transmetues dhe zbatues i politikës së një shteti tjetër në Kosovë, që është politika e Serbisë si projekt nacional i kundërshtimit dhe përpjekjes për shkatërrim të shtetit të Kosovës.

Përveç organizimit të sulmit terrorist të 24 shtatorit, Lista Serbe edhe më herët, vazhdimisht ka vepruar kundër politikës së shtetit të Kosovës, i ka sabotuar dhe penguar funksionimin e institucioneve, madje së fundi edhe duke i bojkotuar ato me tërheqje të zyrtarëve sipas urdhrave nga Beogradi, askush nuk është marr në përgjegjësi, kurse në zgjedhjet e fundit që janë zhvilluar në këtë subjekt politik, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, edhe kryesia e re ka konfirmuar vazhdimin e të njëjtës politikë, duke mbetur satelit besnik të komanduar për të vepruar nga urdhrat e Beogradit, dhe mos njohur institucionet e shtetit të Kosovës. Tani është momenti që duhet ta merr Kuvendi iniciativën, duke u shërbyer në këtë rast me modelin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës i cili e ka publikuar vendimin që kishte marrë për shkarkimin e Lilijana Stevanoviq nga pozita e kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, i vulosur tashmë me dekretin për shkarkim të nxjerrë nga Zyra e Presidencës së Republikës së Kosovës pikërisht për shkak të zbatimit të politikave të listës serbe, pjesëmarrjen e organizuar në mitingjet në Mitrovicë dhe Beograd kundër Republikës së Kosovës. Sipas vendimit të KGJK-së, Stevanoviq u shkarkua për shkak të fjalimit që kishte mbajtur në protestën e thirrur nga Lista Serbe në sheshin e Mitrovicës së Veriut, pasi nisën dorëheqjet masive të serbëve në 4 komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicën e Veriut.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës, me datë 06 dhjetor 2022, ka pranuar nga kryetari i Gjykatës Supreme z. Enver Peci, kërkesën për fillimin e hetimit disiplinor për kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, znj. Ljiljana Stevanoviq, duke pretenduar se e njëjta ka marrë pjesë në protestën e organizuar nga subjekti politik “Lista Serbe”, me datë 6 nëntor 2022, të mbajtur në pjesën veriore të Mitrovicës. Sipas të gjeturave të Autoritetit Kompetent, subjekti i këtij hetimi disiplinor znj. Ljiljana Stevanoviq, në këtë protestë i është drejtuar pjesëmarrësve me një fjali rasti, që sipas tij fjalimi i mbajtur nga e njëjta nuk përkon me detyrën e gjyqtarit, i cili fjalim ka qenë pothuajse tërësisht politik, me konstatime të pa qenë dhe të drejtuara kundër vetë sistemit gjyqësor të Republikës së Kosovës, në të cilin me vullnetin e saj është integruar” – thuhet në vendim. Pra, nëse një zyrtar i institucioneve të drejtësisë shkarkohet për pjesëmarrje në tubimin armiqësor të një subjekti politik, atëherë pse duhet pritje dhe hamendje e institucioneve për ndëshkim dhe vendim ndalese së vepruar edhe vetë subjektin politik organizator të tubimit antishtetëror.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se “Me datë 18 maj 2023, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka mbajtur seancë dëgjimore në të cilën ka prezantuar kryesuesi i panelit hetimor, gjyqtari Faton Ademi dhe subjekti i hetimit, znj. Ljiljana Stevanoviq. Kryesuesi i panelit hetimor në këtë seancë dëgjimore deklaroi se si panel kane arritur që t`i vërtetojnë faktet se organizimi i tubimit protestues me datë 6 nëntor 2022, ishte politik, deklarimet e pjesëmarrësve, duke përfshirë edhe subjektin e hetimit ishin politike, deklarimet përveç se kanë qenë politike ishin edhe kundër rendit juridik, sepse gjendja e prezantuar në këtë organizim ishte një gjendje jashtë çdo komenti real. Edhe në vendim është cituar një pjesë e fjalimit të ish- kryetares së Themelores në Mitrovicë ku masës më 6 nëntor u pati drejtuar me fjalët “Populli im, vëllezër dhe motra, rroftë Serbia, atdheu ynë, rroftë presidenti ynë Aleksandër Vuçiq, presim ndihmën prej tij;… Presidenti ynë Aleksandër Vuçiq, nuk e len kurrë këtë komb”.

Lilijana Stevanoviq më herët gjatë 2022-ës kishte marrë pjesë edhe në tubime tjera politike, përfshi atë në Beograd, takim të cilin e kishte thirrur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Përveç, ish- kryetares, KGJK ka shkarkuar edhe kryesuesin e Divizionit të Gjykatës së Apelit në Mitrovicë, Nikolla Kabashiq. Gjithsesi se duhet të përshpejtohet pa vonës ky proces hetimi dhe vërtetimi të plotë të argumentuar të përgjegjësisë kolektive të drejtuesve të subjektit politik Lista Srpska kundër shtetit të Kosovës, për ta argumentuar vendimin e ndalimit, dhe për ta autorizuar edhe prokurorinë e shtetit për hetim, kallëzim penal dhe ndëshkim. Në raste të tilla, sikur u spjegua deri më tani, gjithsesi se institucionet e Kosovës duhet ti luftojnë të gjitha dukurit kriminale, qofshin ato politike të cilat vijnë në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, e sidomos strukturat shtetërore apo komunale të cilat financohen nga buxheti i Kosovës, dhe në të kundërtën ato struktura i mbrojnë interesat e shteteve të huaja.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".