Pushteti i Kurtit po bënë luftë titanike në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të Kosovës të rrezikuar nga marrëveshjet e Thaçit dhe Mustafës

Pushteti i Kurtit po bënë luftë titanike në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të Kosovës të rrezikuar nga marrëveshjet e Thaçit dhe Mustafës
Pushteti i Kurtit po bënë luftë titanike në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të Kosovës të rrezikuar nga marrëveshjet e Thaçit dhe Mustafës

Skender Mulliqi

  • 28 October 2023 - 09:15

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Menduam së u liruam nga sadizmi dhe ekuivalenca etnike serbomadhe . Pas dëbimit të Serbisë fashiste nga Kosova nuk është pritur një zhvillim më shumë negativ se sa pozitiv të ngjarjeve politike dhe i rrjedhave ekonomike .Ishte kjo një torturë e llojit të vetë mbi qytetarët të cilët mezi priten agun e lirisë dhe shtetin sovran e të pa varur. Klasës së kaluar politike shumë ju pa sherri edhe në planin e jashtëm me marrëveshjet e dëmshme me Serbinë gjatë zhvillimit të dialogut që i firmosen Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa.

-Shumica në Kosovë, për shumë vite nuk kanë qenë të kënaqur më njerëzit e politikës. Ata nuk krijuan vlera shoqërore të mirëfillta , se logjika e tyre ishte logjikë përjashtuese, e të mirës karshi të keqes. Humbi besimi i shumicës sepse u bënë milionerë brenda natës pa asnjë mund, me para të taksapagueseve të Kosovës . Kosovën shumë e mbuloj krimi dhe korrupsioni . Kosova në vend të rrugës të progresit, zgjodhi rrugën e kthimit mbrapa. Shumë u la rruga e lirisë, demokracisë , progresit dhe lirisë politike.

Për atë edhe Kosova për shumë vite më shumë ishte despotike se sa demokratike. Politika dhe ekonomia u varën nga elitat e pa dije, nga elitat politike të pa interesuara sa duhet për shtet. Për këtë gjendje të krijuar natyrisht se nuk ishin fajtorë vetëm ata, fajtor ishin edhe qytetarët të cilët zgjodhën heshtjen e varrit. Shumë kush i mbushur mëkate nuk u përgjigj para organeve të drejtësisë për plaçkitje të hapura dhe të fshehta karshi shtetit. E mbajtën popullin deri sa pushtetin e mori në dorë klasa e re politike në iluzione të rreme . Kështu mbrapsht na kaluan plotë 22 vite .Në një shtet normal e demokratik , shumë kush për vepra abuzive do të ishte në burg. U avulluan milionat e këta u tallën me shtetin dhe më popullin. Krijuan një gjendje të padurueshme , e gjunjëzuar popullin në mënyrën më të çuditshme. Mjaftë gjatë ishim objekt përbuzjeje , mjaftë u vramë dhe u masakruam nga armiqtë serbë. Me decenie i kishim duart e lidhura si me tela me gjemba. Menduam se u liruam nga sadizmi dhe ekuivalenca etnike serbomadhe.

Pas dëbimit të Serbisë fashiste nga Kosova nuk është pritur një zhvillim më shumë negativ se sa pozitiv të ngjarjeve politike dhe i rrjedhave ekonomike .Ishte kjo një torturë e llojit të vetë mbi qytetarët të cilët mezi priten agun e lirisë dhe shtetin sovran e të pavarur. Klasës së kaluar politike shumë ju pa sherri edhe në planin e jashtëm me marrëveshjet e dëmshme me Serbinë gjatë zhvillimit të dialogut. Tash pushteti i Albin Kurtit po bënë luftë titanike në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të Kosovës, e që shumë ka ardhur para aktit të kryer. Ai po mbron që të mos jetësohen marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015 të Asociacionit me kompetenca ekzekutive për komunat me shumicë serbe, të firmosura nga Thaçi dhe Mustafa. Ju ka nënshtruar presionit të BE-së lidhur me këtë temë ,më shumë se kurrë më parë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".