Opozita e influencuar nga SHIK-u me strukturat ilegale po provon ta ndezë një bombë të imagjinuar të shpërthimit kundër Qeverisë Kurti me pakënaqësi sociale

Opozita e influencuar nga SHIK-u me strukturat ilegale po provon ta ndezë një bombë të imagjinuar të shpërthimit kundër Qeverisë Kurti me pakënaqësi sociale
Opozita e influencuar nga SHIK-u me strukturat ilegale po provon ta ndezë një bombë të imagjinuar të shpërthimit kundër Qeverisë Kurti me pakënaqësi sociale

Gani Qarri

  • 29 October 2023 - 08:59

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Fatkeqësisht vetëm një ditë pasi në Kuvend, opozita e inkriminuar tentoi "imponimin" e një rezolute e cila do ta obligonte Qeverinë për rritjen e pagave në sektorin publik, pothuajse njëkohshëm me seancën në fjalë, ka filluar edhe greva e minatorëve të Trepçës, akt i cili vërtetë habiti të gjithë qytetarët e Kosovës, për lojërat e ulëta politike të PDK-së me minatorët, sikur Kosova të ishte e sunduar nga Serbia. Prapa këtyre protestave dhe grevave që po zhvillohen dhe paralajmërohen edhe greva të tjera, të inskenuara nga opozita, shihet ashiqare se stimulues të drejtpërdrejt të turbullimit të gjendjes në vend qëndrojnë të fshehura, udhëheqja e PDK-së dhe strukturat e SHIK-ut ilegal, që duket se janë të interesuar për ti ardhur në ndihmë Vuçiqit dhe Serbisë fashiste, pas dështimit të sulmit terrorist të 24 shtatorit, në veri të Kosovës.

 

Madje Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi përpiqet të bëhet më i zëshmi, kinse mbështetka grevën e minatorëve në “Trepçë”, duke i nxitur ata edhe për grevë të mëtejme, akt që vërtetë duhet të hetohet urgjentisht, nga prokuroria dhe të dënohet në mënyrën më të ashpër nga populli i Kosovës. Sjellja e tij dëshmon se partitë politike në opozitë, pas kthimit të situatës në normalitet të plotë dhe shtrirjes së rendit dhe të ligjit në gjithë veriun e Kosovës, në të cilin ish pushtetarët e korruptuar, për më tepër se dy dekada kanë dështuar, si dhe suksesit të pa mohueshëm të Qeverisë së Kosovës në dialog me Serbinë, si mjet të vetëm për ardhjen në ndihmë Serbisë fashiste, kanë shpikur grevat për krijimin e një gjendje jo stabile në vend, duke keqpërdorur minatorët dhe shtresat e pakënaqura sociale në Kosovë. Shtresa për të cilat, kjo qeveri vërtetë është duke punuar shumë dhe me të gjitha mundësitë, sado që në procese të tilla, ka ndërskëmbca të panumërta për ti realizuar ato, pikërisht nga pengesat që po kjo opozitë e inkriminuar i shkakton Qeverisë së Kosovës. Opozitë e çakorduar e cila është duke abuzuar me metodat më perfide edhe me gjendjen në policinë e Kosovës dhe po keqpërdor pa fije turpi edhe nivelet tjera të të punësuarve, duke i nxitur edhe ata të futen në greva dhe mos dëgjueshmëri ndaj Qeverisë, njëjtë si me minatorët dhe i stimuluar ata, për të protestuar kundër Qeverisë, me kërkesa ultimative të cilat duan kohë dhe janë të pa mundura, për tu realizuar me automatizëm. Kjo dëshmon se prapa grevave të minatorëve qëndrojnë të fshehura strukturat e SHIK-ut ilegal dhe të PDK-së, gjë që e dëshmoi edhe kryetari i PDK-s, Memli Krasniqi, i cili në emër të kamuflimit me mbështetje, nxitoi ti ftonte ata për mos dorëzim, sikur minatorët të kishin hy në luftë dhe Kosova të sundohej nga Serbia, e jo që qeveriset nga një Qeveri plotësisht demokratike dhe e zgjedhur nga vota e popullit. Propagandën e tij të ulët Krasniqi e vazhdoi edhe në Facebook ku shkruan në mënyrë fatkeqësisht mjaft pre-tendencioze, duke u shprehur se qindra minatorë po qëndrojnë në thellësi të tokës, por nuk ka pasur asnjë vizitë nga kryeministri, as nga ministrja e as nga ndonjë tjetër pushtetar edhe pse Memli e dinte mirë, se kryeministri i Kosovës priti pesëshen e ndërkombëtare në Kosovë dhe duhej të udhëtonte në Bruksel i ftuar nga BE, për vijimin e dialogut KosovëSerbi. Kreu i PDK-së, thotë se kërkesat janë të drejta dhe duhet të plotësohen urgjentisht”, madje ai gënjen hapur, se kinse minatorët ishin aq të rrezikuar sa nuk kanë pasur zgjidhje tjetër, kurse tani të ngujuar me urdhër të SHIK-ut, në qindra metra thellësi, për PDK-në duket se nuk qenkan në rrezik më, ani pse gjendja e disa prej tyre, ka filluar të përkeqësohet në mënyrë rapide. Prandaj habit kaq shumë fakti se si vetëm një ditë më parë, opozita e inkriminuar, kishte iniciuar një rezolutë për rritjen e pagave në sektorin publik, kurse krahas kësaj seance, filloj edhe greva e minatorëve të Trepçës, ndërsa në shenj kamuflimi të gjithë kësaj, PDK-LDK dhe AAK, por tani me propozim të AAK-s, kërkuan që të ndahet edhe buxhet për rritje të koeficientit të pagave në sektorin publik prej 129 euro-ve. Zot shpëtoje Kosovën nga një “opozitë” e tillë e cila është vënë plotësisht në shërbim të Serbisë dhe edhe mese 24 vite pas lufte, vepron sipas diktateve të Vuçiqit!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"