Po dëshmohet se shteti serb nuk është gati për marrëveshje dhe e njeh vetëm forcën, BE dhe SHBA duhet të reflektojnë dhe të reagojnë

Po dëshmohet se shteti serb nuk është gati për marrëveshje dhe e njeh vetëm forcën, BE dhe SHBA duhet të reflektojnë dhe të reagojnë
Po dëshmohet se shteti serb nuk është gati për marrëveshje dhe e njeh vetëm forcën, BE dhe SHBA duhet të reflektojnë dhe të reagojnë

Muhamet Kelmendi

  • 29 October 2023 - 09:01

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Serbia nuk e pranon shtetin dhe as tërësinë territoriale të Kosovës. Kjo e bënë të qartë shkakun pse Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit nuk nënshkruhen. Me mos nënshkrim dhe me letër të Vuçiqit doli në dritë pretendimi territorial i shtetit serb mbi Kosovën. Serbia pretendon ripushtimin e Kosovës. Kosova si territor serb është i sanksionuar edhe në Kushtetutën e Serbisë. Ky fakt tregon se shteti serb i ka plotësuar kushtet për sanksione dhe masa ekonomike e juridike nga BE.Serbia flet me gjuhën e forcës.

 

Kushti i paraqitur nga ana e Serbisë, për te mos e pranuar integritetin territorial tregon pikësynimin e një aksioni agresive e terrorist mbi territorin e Kosovës. Ketë e dinë qartë z.Borel. Çështja zgjidhet me masa konkrete. Sa kohë që përkëdhelet shteti serb dhe krimineli Vuçiq nuk ka ndonjë marrëveshje paqësore midis dy shteteve. Serbia kërkohet të vihet nën sanksione dhe kryekrimineli i luftës Vuçiq me masa dënuese. Shteti serb nuk njeh gjuhë tjetër veç të forcës. Edhe në konferencën për shtyp të Kryeministrit të Kosovës në Prishtinë, më dolën disa çështje të cilat tregojnë gjendjen nëpër të cilën po kalon Kosova dhe raportet me BVE, SHBA e me shtetin kriminal serb. Pas takimit në Bruksel të z. Kurti me përfaqësuesit e BE-së,z. Borel dhe Lajçak, sikundër edhe me Presidentin e Francës, z. Makron, Kancelarin e RFGJ-se, z. Scholz dhe z. Meloni, Kryeministre të Italisë, në Koherencë doli se Kosova e ka pranuar themelimin e Asociacionit të paraqitur nga pala ndërkombëtare. Statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, në mënyrë që kjo gjykatë ta rishikon dhe vlerëson atë në fushën juridiko - kushtetuese. Në Bruksel, z. Kurti kërkoi nënshkrimin e Marrëveshjes së Bruxelit dhe të Aneksit të Ohrit,me gjithë dokumentet e paraqitura nga 5-ja në Prishtinë. Presidenti serb nuk pranoj të nënshkruan Marrëveshjen. Për më tepër, paraqiti një letër tjetër, me tri kërkesa: 1. Serbia nuk do ta njeh kurrë shtetin e Kosovës. 2. Kosova kurrë mos të anëtarësohet në OKB dhe 3. Serbia nuk e njeh tërësinë territoriale dhe integritetin territorial të Kosovës. Kushtet e paraqitura nga shteti serb përball kërkesës për nënshkrimin e Marrëveshjes nga Prishtina nuk janë të nivelit të njëjtë. Dallojnë shumë dhe tregojnë qartë pozitën e Serbisë. Së pari, sepse marrëveshjet ndërkombëtare është si rregull të nënshkruhen. Me të fiton peshën juridike marrëveshja dhe futet në fuqi për ekzekutim. Mos nënshkrimi, vetëm pranimi ne forme e jo në përmbajtje, tregon refuzimin e saj nga pala serbe. Serbia nuk e pranon shtetin dhe as tërësinë territoriale të Kosovës. Kjo e bënë të qartë shkakun pse Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit nuk nënshkruhen. Me mos nënshkrim dhe me letër të Vuçiqit doli në dritë pretendimi territorial i shtetit serb mbi Kosovën. Serbia pretendon ripushtimin e Kosovës. Kosova si territor serb është i sanksionuar edhe në Kushtetutën e Serbisë. Ky fakt tregon se shteti serb i ka plotësuar kushtet për sanksione dhe masa ekonomike e juridike nga BE. Serbia flet me gjuhën e forcës. Militarizimi i shtetit serb këtë e ka për pikësynim. Z.Borel tha: "Palët paraqiten kushte, ku asnjëra prej tyre nuk i pranojë". Nga kjo dalin se të dy palët kanë përgjegjësi. Por,de,-fakto del se shteti serb ka refuzuar Marrëveshjen e paraqitur, duke vënë kushte të veçanta. Z.Borel kërkohet ta thotë të vërtetën. E kjo është se Serbia po synon dhe po përgatitë agresion ndaj Kosovës. Kushti i paraqitur për të mos e pranuar integritetin territorial tregon pikësynimin e një aksioni agresiv e terrorist mbi territorin e Kosovës. Këtë e dinë qartë z.Borel. Çështja zgjidhet me masa konkrete. Sa kohë që përdhelet shteti serb dhe krimineli Vuçiq nuk ka ndonjë marrëveshje paqësore midis dy shteteve. Serbia kërkohet të vihet nën sanksione dhe kryekrimineli i luftës Vuçiq me masa dënuese. Shteti serb nuk njeh gjuhë tjetër veç të forcës. Tash faktori ndërkombëtar i ka dy baza faktike shumë domethënëse: 1. E ka agresionin terrorist në Banjskë të Kosovës të bërë nga shteti serb me bandat paramilitare e terroriste serbe dhe. 2. Refuzimin e kryekriminelit serb Vuçiq për të pranuar dhe nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit me Aneks marrëveshjen e Ohrit dhe planin e BE-së të paraqitur në Prishtinë dhe në Beograd. Çka pritet nga BE dhe nga SHBA? Pse nuk vendosen masat sanksionuese ndaj shtetit serb? Pse nuk ia heqin masat Kosovës? Këto nuk dihen!? Shpresohet se BE dhe SHBA do të reflektojnë. Koha nuk pret!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".