Opozita e dënuar nga populli, me të kaluar kriminale, me skenar të rrëzimit të qeverisë për marrje të pushtetit prodhon kriza artificiale dhe protesta sociale

Opozita e dënuar nga populli, me të kaluar kriminale, me skenar të rrëzimit të qeverisë për marrje të pushtetit prodhon kriza  artificiale dhe protesta sociale
Opozita e dënuar nga populli, me të kaluar kriminale, me skenar të rrëzimit të qeverisë për marrje të pushtetit prodhon kriza  artificiale dhe protesta sociale

Hajrullah Ternava

  • 30 October 2023 - 07:44

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Derisa partia në pushtet me përqindjen e lartë që i ka fituar votat me mbi 50% dhe që tash e tri vite po e qeverisë vendin, opozita tani është në një situatë të shqetësuar sepse s’po gjen mënyrë dhe mundësi si me e rrëzuar nga pushteti këtë qeveri, dhe tani po i provojnë mënyrat e ndryshme duke i shfrytëzua situatat aktuale të momenteve të krizave që ndodhin sikur tani çështjen e minatorëve, si dhe të policisë, që opozita tentoj të jenë iniciator të rritjeve të rrogave të tyre bash në kohën kur ishin të suksesshëm sikur që ndodhi sulmi terrorist i datës 14 shtator 2023 nga shteti i Serbisë, edhe pse qeveria, qe një kohë të gjatë është duke e analizua rritjen e rrogave të tyre, megjithatë opozita e shfrytëzoj edhe këtë rast me kërkesë për rritjen e rrogave të policisë.

-Për ta pamundësuar funksionimin e kësaj qeverie, kjo opozitë po mundohet ta bllokon çdo lëvizje të mundshme pozitive të qeverisë Kurti, dhe kështu shumë marrëveshje të ndryshme që duhen me u miratuar në parlament, e që duhet edhe ata ta votojnë atë marrëveshje, opozita i lëshon mbledhjet dhe nuk marrin pjesë në ato votime, por me që pozita i ka votat dhe ka stabilitet të sajë në qeverisjen e vendit për çështje të rëndësishme ku vota e tyre është e mjaftueshme.

Tani opozita është tepër e shqetësuar sepse edhe populli po e mbështetë me shumicë qeverinë në pushtet dhe nëse shkohet eventualisht në zgjedhje të mëparshme, të gjitha gjasat janë se kjo pozitë-qeveri ka me i fituar prapë votat bindshëm me shumice, prandaj tani situata e krijuar në këtë gjendje tani po provojnë partitë politike të opozitës, që tash pas fillimit të kthimit të situatës në normalitet thuajse të plotë në veri të Kosovës, shtrirjen e plotë të funksionimit të rendit dhe ligjit, në të cilin gati dy dekada kanë dështuar ish pushtetarët e korruptuar tani në opozitë, por edhe pas suksesit të pa mohueshëm dhe të pa diskutueshëm të Qeverisë së Kosovës në dialog me Serbinë, të fillojnë dhe si mjet të vetëm të përpjekjes për krijimin e një situate jo stabile në vend, me qëllim të destabilizimit të shtetit për marrje më të shpejtë të pushtetit ti përdorin punëtorët, shtresat e pakënaqura sociale për të cilat edhe kjo qeveri është duke punuar, por është normale që në procese të tilla të ketë vonesa dhe pengesa për ti realizuar kërkesat që janë duke u parashtruar, edhe që sondazhet po e konfirmojnë se pozita prapë do ti fitoj zgjedhjet.

Opozita e çakorduar është duke abuzuar edhe me gjendjen akoma jo të mirë në policinë e Kosovës,, duke përdorë edhe nivelet tjera të të punësuarve për greva dhe mos dëgjueshmëri ndaj qeverisë, si në shëndetësi dhe arsim, e së fundi ka prekur edhe minatorët që po i mashtrojnë dhe instrumentalizojnë duke i stimuluar për të protestuar kundër qeverisë, me kërkesë ultimative që janë të pa zbatueshme me automatizëm që duan kohë të analizohen dhe eventualisht arsyetohen. Tani më ashiqare po shihet se prapa këtyre protestave dhe grevave që po zhvillohen e paralajmërohen të tjera, qëndrojnë të fshehura strukturat e SHIK-ut ilegal dhe të PDK-së, sepse Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar lidhur me grevën e minatorëve në “Trepçë”, duke i mbështetur dhe nxituar për qëndrim dhe mos dorëzim. Krasniqi në një postim në Facebook ka shkruar se fatkeqësisht, edhe pse kanë kaluar më shumë se 72 orë në grevë, këta qindra minatorë që po qëndrojnë qindra metra në thellësi të tokës, nuk kanë pasur asnjë vizitë nga kryeministri, as nga ministrja e as nga ndonjë tjetër pushtetar. Sikur që dihet, minatorët e Trepçës dhe të gjitha njësive të saj, kanë hyrë në ditën e katërt të grevës, kurse raportohet se edhe gjendja e tyre shëndetësore po përkeqësohet shpejt dhe ndjeshëm. Kreu i PDK-së ka dërguar mesazh mbështetës sipas të cilit ata ishin aq të rrezikuar sa nuk kanë pasur tjetër zgjidhje.

“Kjo formë e protestës nuk ishte zgjedhje e tyre – por ishte zgjidhja e vetmja për shkak të injorimit të plotë që u ka bërë Qeveria kërkesave të tyre për më shumë se dy vjet. Kërkesat e tyre janë të drejta dhe të domosdoshme – andaj duhet të plotësohen urgjentisht”, shkruan kryetari i PDK-së. Një ditë më parë në Kuvend, opozita kishte iniciuar dhe provuar për ta votuar një rezolutë e cila do të obligonte qeverinë për rritjen e pagave në sektorin publik, dhe krahas kësaj seanca ka filluar edhe greva e minatorëve të Trepçës. Në debatin parlamentar të organizuar nga tri partitë politike opozitare PDK-LDK dhe AAK, e ku propozues ishte AAK-ja, është kërkuar që të ndahet buxhet për rritje të koeficientit të pagave në sektorin publik në minimum prej 129 euro.

Te gjitha këto kërkesa të opozitës e kanë vetëm një qëllim që sa më parë të shkohet në zgjedhje të reja, dhe me këto veprime duke i stimulua strukturat e ndryshme si këto të minatorëve, policisë dhe të tjerëve që ta shfrytëzojnë situatat e tille për zgjedhje sa më të shpejta duke u përafrua e tërë opozita bashkë dhe është e mundshme që në zgjedhjet e radhës e tërë opozita të bashkohen si e vetmja mënyrë për ta rrëzuar këtë qeveri në pushtet, sepse ka vlerësime që kur të shkohet në zgjedhje të reja e që ato zgjedhje nëse i fiton me shumicë prapë LVV, shumë parti do të shkatërrohen, sepse qeveria në pushtet rreth 8 vjet që e qeverisë vendin, dihet që e tërë opozita mund të shpartallohet, e sidomos kur dihet e kaluara e opozitës që gjatë e ka qeverisur këtë vend, prandaj veprimet e sajë e kanë pru Kosovën në këtë gjendje të mjerueshme të izoluar në këtë gjendje të tanishme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".