Shkurt dhe qartë, dialogu dhe Asociacioni dialogu nuk kanë kuptim pa pajtimin për njohje reciproke

Shkurt dhe qartë, dialogu dhe Asociacioni dialogu nuk kanë kuptim  pa pajtimin për njohje reciproke
Shkurt dhe qartë, dialogu dhe Asociacioni dialogu nuk kanë kuptim  pa pajtimin për njohje reciproke

Blerim Burjani

  • 01 November 2023 - 07:36

Shkruan: ANALISTI- Blerim Burjani

Kosova nuk duhet të pranoj themelimin e një gjysmë Republike Serbe në Kosovë, nëse Vuçiq nuk e pranon anëtarësimin e Kosovës në OKB , dhe nuk e njeh Kosovën shtet të pavarur dhe zhvillim normal të marrëdhënieve fqinjësore e miqësore. Është gabimi më i madh që mund ta bëjë një Qeveri nëse merr hap tjetër veprimi. Pra Serbia nuk po heq dorë as nga Kosova për ta pushtuar e as asgjë tjetër. Mendoj se më nuk duhet të merremi aq shumë me asociacionin përderisa nuk ka diçka serioze për normalizim të relacioneve Kosovë Serbi.

-Diskutimi në Kuvendin e Kosovës të një draft Statuti për Asociacionin është i dobishëm për konsensusin nacional në këtë temë, sepse është shumë me rëndësi pasja e uniteti politik në vend. Kjo është e nevojshme dhe e domosdoshme për vendin. Statuti duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën. Përgjegjësia mund të bie mbi qeverinë nëse pranon tash dhe pse kanë ndodhur masat kundër Kosovës, dhe kjo që ka ndodhur tani edhe mundë ta qoj vendin në zgjedhje të parakohshme. Sido qoftë, duhet thënë qartë dhe pa asnjë hezitim se dialogu nuk ka kuptim me pa njohje reciproke.

Kosova nuk duhet të pranoj themelimin e një gjysmë Republike Serbe në Kosovë, nëse Vuçiq nuk e pranon anëtarësimin e Kosovës në OKB , dhe nuk e njeh Kosovën shtet të pavarur dhe zhvillim normal të marrëdhënieve fqinjësore e miqësore. Është gabimi më i madh që mund ta bëjë një Qeveri nëse merr hap tjetër veprimi. Pra Serbia nuk po heq dorë as nga Kosova për ta pushtuar e as asgjë tjetër. Mendoj se më nuk duhet të merremi aq shumë me asociacionin përderisa nuk ka diçka serioze për normalizim të relacioneve Kosovë Serbi.

Ditë më parë ishin në Kosovë edhe Emisarët Special por nuk thanë asgjë, por vetëm kanë folë me palët për udhëzuesin, për të vazhduar dialogun. Nuk doli nga ato takime asgjë e re por vetëm konfirmim i rrugës qorre. Vizita e pesë emisarëve solli retorikën e njëjtë të tyre pa asnjë fjalë tjetër të re të thënë, e as në Kosovë e as në Serbi. Prapë Vuçiqi i tha të njëjtat fjalë. Këta emisar folën publikisht vetëm se Kosova duhet ta themeloj asociacionin. Prapë Serbisë nuk i thanë asgjë interesante përveç se duhet ti zbatoj të gjitha marrëveshjet e deritashme. Pra asgjë të re përveç se kena plan që do ta diskutojmë me palët! Kam përshtypjen se e gjitha kjo do të mbetet me të vjetrën. Tani më edhe për rastin e 24 shtatorit duhet të zbardhet raporti që është duke u vonuar dhe me gjasë ende nuk është shkruar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".