Asociacioni "në shtratin e Prokrustit" evropian është gabim!

Asociacioni
Asociacioni

Fadil Maloku

  • 01 November 2023 - 07:41

Shkruan: Sociologu: Fadil Maloku

Serbinë, nëse e do Zajednicen, pa kompetenca, natyrisht, duhet detyruar, me ndihmat që i japin pa ndalur, që urgjentisht që ta hjek nga Preambula e Kushtetutës së saj emrin "Kosovë e Metohi". Ndryshe, pazarin që doni ta bënë BE është një agoni e re si BE dhe për Kosovën, ndërkaq, për Serbinë një satisfaksion i ri moral, jo edhe politik, për ta vazhduar "odisejadën" e kontestimit.

- Oferta " evropiane ("njohja de facto" në këmbim të Asociacionit"), pa largimin e emrit të Kosovës nga Preambula e Kushtetutës së Serbisë, assesi s'duhet të pranohet. Zonja, Ursula Von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian duhet ta dijë së Kosovës nuk i mjafton vetëm "njohja de facto që në fakt për BE-në është vetëm një eufemizëm për ta hequr Kosovën nga agjenda e saj kurse, për Serbinë një "riblerje kohe" për të shpresuar në rikthimin e Kosovës në vitet në vijim, në këmbim të ASOCIACIONIT! Serbinë, nëse e do Zajednicen, pa kompetenca, natyrisht, duhet detyruar, me ndihmat që i japin pa ndalur, që urgjentisht që ta hjek nga Preambula e Kushtetutës së saj emrin "Kosovë e Metohi". Ndryshe, pazarin që doni ta bënë BE është një agoni e re si BE dhe për Kosovën, ndërkaq, për Serbinë një satisfaksion i ri moral, jo edhe politik, për ta vazhduar "odisejadën" e kontestimit.

Po ashtu, nëse e kanë vendosur seriozisht me përmbyll temën e koncesioneve të Kosovës, lus që në Draft kushtetues , ta futin edhe njohjen e pesë vendeve që po hezitojnë ta njohin pavarësinë e shtetit tonë. Dhe për këtë veprim dosido, nuk mjafton vetëm pranimi me gojë i Presidentit serb, i cili edhe ashtu me premtime gojore këta të BE-s,iu ka rrasë, mashtruar aq sa ka dashur, marrëveshjen duhet nënshkruar e garantuar vetë Uashingtoni dhe Brukseli.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".