Vuçiq dhe loja bllokuese në dialog, duhet të zbardhet lakuriq për tu ndëshkuar dhe izoluar

Vuçiq dhe loja bllokuese në dialog, duhet të zbardhet lakuriq për tu ndëshkuar dhe izoluar
Vuçiq dhe loja bllokuese në dialog, duhet të zbardhet lakuriq për tu ndëshkuar dhe izoluar

Hajrullah Ternava

  • 01 November 2023 - 07:59

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Tani mundë të konstatohet më në fund se faktori ndërkombëtar po vjen duke u ri pozicionuar, për ta bërë kthesën e madhe duke nxjerr në bankën e të akuzuarit atë politikë e cila me dekada e ka luajtur lojën e mashtruese duke përfituar në kohë por me qëndrim të pa ndryshuar ndaj Kosovës, me qëllim të ndarjes, copëtimit dhe defunksionalizimit të plotë të shtetit të Kosovës, shërbim të cilin ja kanë bërë edhe ish qeveritarët e korruptuar e të shantazhuar. Me një miratim të një Asociacionit evropian dhe jetësimit të tij, tani Kosovës duhen ti hapen rrugët drejt shteteve të BE dhe anëtarësimit të sajë në NATO, OKB, dhe institucione tjera ndërkombëtare.

-Ndërmjetësimet ndërkombëtare për një pajtim te mundshëm mes Serbisë dhe Kosovës tani qe po zgjate shume kohe, megjithatë duhet ta kenë fundin e tyre, e sidomos nëse bëhet fjalë për një marrëveshje të Asociacionit evropian, që deri me tani nga Serbia kishte kërkuar Asociacion të fortë “ashpër” si një „Srpska Republikë“ të Bosnjës, e që po dëshmohet se në këtë pikë i kanë qëllimet e veta nacionalistët serb. Dihet mirë tani se sa pi i shkakton problem Bosnjës ky model i “Republikës Srpska, pra po i shkakton probleme të mëdha, dhe është e kuptueshme që një Asociacion i modelit evropian mund të pranohet pa kompetenca të shtetit.

Duke e pasur një vizion të qartë dhe qëndrim të formësuar për modelin e asociacionit të cilin Kosova tash e ka të gatshëm për ta propozuar dhe zbatuar, gatishmëria e shfaqur nga kryeministri Albin Kurti, për ta pranuar dhe filluar së zbatuari propozimin evropian për një model Asociacioni, është një nga shanset ideale për përmbysjen e politikës kriminale të Serbisë së Aleksandër Vuçiqit, dhe lodrave të tij mashtruese politike e diplomatike që i ka luajtur deri më tani. Edhe maskat e mashtrimit dhe skenarët e fshehtë të provokimit u zbuluan dhe dekonspiruan në aksionin terrorist të 24 shtatorit, aksion ky i neutralizuar me sukses nga institucionet e shtetit të Kosovës, policia dhe forcat ndërkombëtare të sigurisë, dhe tani me të drejtë po kërkohet edhe adresimi i përgjegjësisë. Jo rastësisht, kryetari i Forumit serb për Marrëdhënie Etnike, Dushan Janjiq, ka thënë se bisedimet mes presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me liderët evropianë në Bruksel, megjithëse përfunduan pa marrëveshje, në një farë mënyre treguan një ndryshim në metodologjinë e punës dhe formatin de facto, sepse tashmë janë harmonizuar mesazhet e evropianëve, amerikanëve dhe britanikëve, të cilat do të jenë kusht për të dyja palët, pa ndonjë kompromis dhe devijim.

“KUINT-i ka ndihmuar, ka asistuar, mirëpo tani KUINT-i është përfshirë drejtpërdrejt, që do të thotë se ata (Londra, Uashingtoni dhe Brukseli) arrijnë një mesazh dhe e dërgojnë atë me një zë. Më parë, ishte, Gjermania dërgonte një mesazh, Mogherini një tjetër, një të tretë…, kështu bëhej edhe në kohën e Catherine Ashton. Kur vjen një mesazh, kjo është eksperiencë jo vetëm e Ballkanit, atëherë këta, le te themi lojtarët e rinj siç janë këta të tonët në raport me këtë, përshtaten dhe nuk kane vend për manovrim”, ka thënë Janjiqi. Ai gjithashtu ka thënë se ngjarjet e 24 shtatorit në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit janë “kolateral i politikave të gabuara”. Që e qojnë Vuçiqin në pozitën de fakto të Millosheviqit. “Do ta përsëris atë që thashë po atë natë kur Vuçiqi doli me këtë tregim. Nëse ai nuk e dinte, është edhe më keq. Kjo do të thotë se ai nuk është në nivel të jetë president i vendit dhe të kontrollojë procesin. Dhe nëse ai e dinte dhe nuk e pengoi këtë, atëherë ai ka përgjegjësi dhe, nëse ai e dinte ose ka marrë pjesë pjesërisht, gjë që është e vërtetë, atëherë sigurisht që ai tani po udhëheq këtë politikë – ju keni dy opsione, njëra është një politikë për të qoni inat si Dodiku dhe në fund do t’ua marrin të drejtat civile dhe të gjitha.

Këtë ka bërë edhe Millosheviqi, të bombardoheni dhe të gjykoheni në ndonjë mekanizëm të posaçëm ose një mundësi tjetër, në të cilën, siç duket Beogradi po shkon shumë ngadalë – bashkëpunimi”, ka thënë Janjiq. Sipas tij, qëllimi i aksionit në Banjskë ka qenë planifikimi i kryengritjes, i cili u pengua. “Të presim gjykimin dhe do të shihet se plani ka qenë ndezja e një zjarri të vogël, përhapja e tij dhe ruajtja sa më e tensionuar e situatës së sigurisë në veri dhe pastaj negocimi për ndryshimin e kufijve”, ka thënë Janjiq. Ai beson më në fund se gjykimi i pjesëmarrësve në rastin Banjskë do të zhvillohet në Gjykatën Speciale në Beograd por me monitorim të EULEX-it.

“Do të bëhet në Beograd. Monitorimi do të bëhet nga EULEX-i, por ambasadat e EULEX-it do t’i raportojnë autoriteteve të Kosovës dhe do t’i transferojnë dokumentet, dhe vëzhguesit do të jenë nga të gjitha vendet e KUINT-it. Ky është vetëm një detaj, ajo çfarë është më me rëndësi këtu është parandalimi që diçka e tillë mos e përsëritni më”, ka përfunduar Dushan Janjiq. Duke komentuar mënyrën e evakuimit të një grupi të serbëve të armatosur, të cilët, sipas pretendimeve të kryeministrit Albin Kurti në atë kohë, ishin të rrethuar nga policët e Kosovës, Janjiq thotë se është e qartë se evakuimi i tyre është dakorduar me KFOR-in.

Lidhur me këto zhvillime është deklaruar së fundi edhe Ish-ambasadori amerikan Delavije i cili tha se BE-ja duhet të ndalojë së përkëdheluri Aleksandër Vuçiqin, sepse është e pa shmangshme përgjegjësia e cila duhet adresuar për skenarët kriminal ndaj Kosovës të cilët deri më tash janë provokuar, kurse edhe marrëveshjet e akorduara janë bllokuar dhe pamundësuar për tu zbatuar. Pra, edhe pse kanë kaluar mbi një muaj nga sulmi terrorist ende nuk është marrë asnjë masë ndaj Serbisë, e cila ka mbajtur edhe ditë zie për terroristët e vrarë. Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delavie, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të ndalojë përkëdheljen e Vuçiqit. “Pjesë interesante për pjesëmarrjen serbe në një sulm terrorist në Banjska të Kosovës që vrau një polic. BE me të vërtetë duhet të ndalojë së përkëdheluri Vuçiqin”, ka thënë ai në platformën ‘X’.

Tani mundë të konstatohet më në fund se faktori ndërkombëtar po vjen duke u ri pozicionuar, për ta bërë kthesën e madhe duke nxjerr në bankën e të akuzuarit atë politikë e cila me dekada e ka luajtur lojën e mashtruese duke përfituar në kohë por me qëndrim të pa ndryshuar ndaj Kosovës, me qëllim të ndarjes, copëtimit dhe defunksionalizimit të plotë të shtetit të Kosovës, shërbim të cilin ja kanë bërë edhe ish qeveritarët e korruptuar e të shantazhuar. Me një miratim të një Asociacionit evropian dhe jetësimit të tij, tani Kosovës duhen ti hapen rrugët drejt shteteve të BE dhe anëtarësimit të sajë në NATO, OKB, dhe institucione tjera ndërkombëtare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".