Bota serbo-sllave ka filluar të realizohet me aksionet terroriste në katër komunat e veriut te Kosovës

Bota serbo-sllave ka filluar të  realizohet me aksionet terroriste në katër komunat e veriut te Kosovës
Bota serbo-sllave ka filluar të  realizohet me aksionet terroriste në katër komunat e veriut te Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 02 November 2023 - 07:48

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Kjo ka filluar në katër komunat e Kosovës Veriore dhe në Republikën Serbe, në Bosnje e në Hercegovinë. Me Malin e Zi, pas fitores së krahut serb atje, mendohet se më lehtë realizohet bashkimi me Serbinë. Edhe sllavët maqedon në Shkup u deklaruan pro botës serbe kundër shqiptarëve. Këtë e deklaruan disa herë edhe udhëheqësit në Maqedoni. Para një kohe, ministri i brendshëm, Spasovski, kërkoi arrestimin dhe dënimin e personit që ngriti flamurin shqiptar në takimin e qytetarëve në Tetove. Sipas këtij,flamuri kombëtar shqiptar, është "shqiptaro madh".

-Asociacioni është mjet i realizimit te botes serbo sllave! Serbia nuk ka hequr dorë nga ripushtimi i Kosovës. Mbështetur në Kushtetutën e shtetit serb, në Preambulë, "është sanksionuar se Kosova është Serbi".

Mbi këtë bazë janë deklarimet e bëra nga krerët e shovinizmit serbomadh të botës serbosllave. Për realizimin e botës serbomadhe, mbi Kosovë, mbi Republikën Serbe në Bosnje e Hercegovinë,mbi Malin e Zi dhe mbi Maqedoninë e Veriut, është armatimi i bërë nga shteti serb. Mjetet luftarake janë ofensive. Serbia nuk është armatosur për mbrojtje, por për aktivitet agresive ushtarak. E këtu sulmi i parë, nëse tërhiqet NATO, është Kosova. Për të treguar se Serbia synon ripushtimin edhe të Maqedonisë së Veriut, të Malit të Zi dhe të Republikës Serbe, është deklarata e fundit e Ministrit serb të mbrojtjes.

Ai veç që kërkoi tërheqjen njohjet së shtetit të Kosovës nga Podgorica dhe nga Shkupi,, u shprehe se forca e vetme që garanton luftën e suksesshme kundër Shqipërisë së "Madhe" është bashkimi i sllavëve.

Lufta kundër Kosovës ka marrë dimensione të gjera.

Veç, veprimeve terroriste në veri të Kosovës, Bota serbe po shprehet edhe me grafitet nacional shoviniste, kudo nëpër Serbi, e ku kërkohet:

" Kthimi i ushtrisë serbe në Kosovë". Edhe putinisti Dodik kërkoi që të bashkohet bota serbe. Në deklaratën e ti për boten serbe tha:

" Ka ardhur koha kur me Serbinë, veç Kosovës e Metohisë, duhet të bashkohet Mali i Zi, Republika serbska dhe Maqedonia e Veriut".

Menjëherë erdhën reagimet nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në vizitën e z. Von der Leiyne në Beograd edhe një herë u theksua rëndësia e integrimit të Serbisë në BE. Ursula von der Leiyn tha:

" Zgjerimi i Bashkimit Evropian është në krye të prioriteteve të KE-së dhe se e duam Serbinë në BE". Kurse për Malin e Zi dhe vendet tjera tha: "UE punon që Mali i Zi dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor domosdo deri n vitin 2030 të anëtarësohen në BE".

Përkundër kësaj, aksionet terroriste kundër Kosovës, të ndërlidhura me ideologjinë e botës serbe, të shprehura nga neo putinisti Dodik dhe nacional fashisti Vuçiq, janë shembull i kërcënimit të Ballkanit me një front të ri të luftës. Bota serbe po merr formën e duhur. Është skalitur hapësira territoriale; mënyra e formimit dhe koha e formimit të shtetit serb mbi botën serbosllave si ideologji. Masat e kësaj bote janë vënë.

Tash është duke u zbatuar hapi i parë drejtë realizimit të botës serbe.

Ndërtimi i Asociacionit serb në Kosovë është fillimi i ndërtimit të botës serbe. Kjo, ka filluar në katër komunat e Kosovës Veriore dhe në Republikën Serbe, në Bosnje e në Hercegovinë. Me Malin e Zi, pas fitores së krahut serb atje, mendohet se më lehtë realizohet bashkimi me Serbinë. Edhe sllavët maqedon në Shkup u deklaruan pro botës serbe kundër shqiptarëve. Këtë e deklaruan disa herë edhe udhëheqësit në Maqedonisë. Para një kohe, ministri i brendshëm, Spasovski, kërkoi arrestimin dhe dënimin e personit që ngriti flamurin shqiptar në takimin e qytetarëve në Tetovë. Sipas këtij, flamuri kombëtar shqiptar, është "shqiptaro madh". Në vijë të njëjtë ishte edhe Aleksandër Vuçiq i Serbisë. Ai tha: "Veprimet e tashme të pushtetit në Kosovë dhe Metohi po tregojnë ideologjinë e shqiptarëve për Shqipërinë e "Madhe". Nga kjo ideologji shqiptaro madhe nuk e mbron as Malin e Zi dhe as Maqedoninë anëtarësimi në NATO (...)".

"Shqipëria është ideologe e krijimit të Shqipërisë së "Madhe", e Kosova është trungu i veprimit për këtë Shqipëri të "Madhe".

Ndërsa, në vizitën e z.von der Leiyn në Beograd, krimineli Vuçiq tha:

" Serbia nuk mund të pranon kërkesën për njohje de-fakto të Kosovës. Këtë nuk e lejon Kushtetuta e shtetit. Kosova dhe Metohia që 11 vjet e kanë pranuar Asociacionin dhe nuk po e ndërtojnë në jetë".

Këto thënie janë bazë e politikës nacional fashiste serbe, kuptohet për të fshehur ideologjinë serbo sllavomadhe dhe që sundon tash në Beograd, në Shkup dhe në Podgoricë, që bota serbe të bashkoheh. Për këtë iu nevojiten sulmet ndaj shqiptarëve, kuptohet me pikësynim për ndërtimin e botës serbo sllave. Këtej kryen edhe agresion terrorist në shtator në Banjske kundër shtetit të Kosovës. Ndërsa, takimi në Kinë, shërbeu për lidhje të kriminelit Vuçiq me Putinin e Rusisë dhe Kryetarin XI të Kinës. Bota serbe e krijoj lidhshmërinë sllave nga Beogradi e Moska me Shkupin dhe me Podgoricën. Mbi këtë ekziston edhe realizimi i pikësynimit territorial. Kjo botë, po i krijojnë edhe mjetet dhe po punon për kohën e veprimeve ushtarake.

Bota serbo-sllave është në rindërtim. Bota serbo-sllave (serbo-maqedone e malazeze) ka filluar me u realizuar me aksionet terroriste në katër komunat e veriut të Kosovës. Asociacioni është mjet i realizimit të botës serbo sllave! Serbia nuk ka hequr dorë nga ripushtimi i Kosovës. Mbështetur në Kushtetutën e shtetit serb, në Preambulë, "është sanksionuar se Kosova është Serbi". Mbi këtë baze janë deklarimet e bëra nga krerët e shovinizmit serbomadh të botës serbo sllave. Për realizimin e botës serbomadhe, mbi Kosovë, mbi Republikën Serbe në Bosnje e Hercegovinë,mbi Malin e Zi dhe mbi Maqedoninë e Veriut, është armatimi i bërë nga shteti serb. Mjetet luftarake janë ofensivë. Serbia nuk është armatosur për mbrojtje, por për aktivitet agresive ushtarak. E këtu sulmi i parë, nëse tërhiqet NATO, është Kosova. Për të treguar se Serbia synon ripushtimin edhe të Maqedonisë së Veriut, të Malit te Zi dhe të Republikës Serbe, është deklarata e fundit e Ministrit serb të mbrojtjes. Ai veç që kërkoi të tërhiqen njohjet e shtetit të Kosovës nga Podgorica dhe nga Shkupi,, u shprehë se forca e vetme që garanton luftën e suksesshme kundër Shqipërisë së "Madhe" është bashkimi i sllavëve. Lufta kundër Kosovës ka marre dimensione të gjera. Veç, veprimeve terroriste në veri të Kosovës, Bota serbe po shprehet edhe me grafitet nacional shoveniste, kudo nëpër Serbi, e ku kërkohet: "Kthimi i ushtrisë serbe në Kosovë".

Edhe putinisti Dodik kërkoi që të bashkohet bota serbe. Në deklaratën e ti për botën serbe tha: " Ka ardhur koha kur me Serbinë, veç Kosovës e Metohisë, duhet të bashkohet Mali i Zi, Republika Srpska dhe Maqedonia e Veriut". Menjëherë erdhën reagimet nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Në vizitën e z. Von der Leiyne në Beograd edhe një herë u theksua rëndësia e integrimit të Serbisë në UE.

Ursula von der Leiyn tha: " Zgjerimi i Bashkimit Evropian është në krye të prioriteteve të KE-së dhe se e duam Serbinë në BE".

Kurse për Malin e Zi dhe vendet tjera tha: "BE punon që Mali i Zi dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor domosdo deri në vitin 2030 të anëtarësohen ne BE". Përkundër kësaj, aksionet terroriste kundër Kosovës, të ndërlidhura me ideologjinë e botës serbe, të shprehura nga neoputinisti Dodik dhe nacional fashisti Vuçiq, janë shembull i kërcënimit të Ballkanit me një front të ri të luftës. Bota serbe po merr formën e duhur. Është skalitur hapësira territoriale; mënyra e formimit dhe koha e formimit të shtetit serb mbi botën serbo sllave si ideologji.

Masat e kësaj bote janë vënë. Tash është duke u zbatuar hapi i parë drejtë realizimit të botës serbe. Ndërtimi i Asociacionit serb në Kosovë është fillimi i ndërtimit të botës serbe. Kjo, ka filluar në katër komunat e Kosovës Veriore dhe në Republikën Serbe, në Bosnje e në Hercegovinë. Me Malin e Zi, pas fitores së krahut serb atje, mendohet se më lehtë realizohet bashkimi me Serbinë. Edhe sllavët maqedon në Shkup u deklaruan pro botës serbe kundër shqiptarëve. Këtë e deklaruan disa herë edhe udhëheqësit në Maqedoni. Para një kohe, ministri i brendshëm, Spasovski, kërkoi arrestimin dhe dënimin e personit që ngriti flamurin shqiptar në takimin e qytetarëve në Tetove. Sipas këtij,flamuri kombëtar shqiptar, është "shqiptaro madh".

Në vijë të njëjtë ishte edhe Aleksandër Vuçiq i Serbisë.

Ai tha: "Veprimet e tashme të pushtetit në Kosovë dhe Metohi po tregojnë ideologjinë e shqiptarëve për Shqipërinë e "Madhe". Nga kjo ideologji shqiptaro madhe nuk e mbron as Malin e Zi dhe as Maqedoninë anëtarësimi në NATO (...)". "Shqipëria është ideologe e krijimit të Shqipërisë së "Madhe", e Kosova është trungu i veprimit për këtë Shqipëri të "Madhe". Ndërsa, në vizitën e z.von der Leiyn ne Beograd, krimineli Vuçiq tha: " Serbia nuk mund të pranon kërkesën për njohje de-fakto të Kosovës. Këtë nuk e lejon Kushtetuta e shtetit. Kosova dhe Metohia qe 11 vjet e kanë pranuar Asociacionin dhe nuk po e ndërtojnë në jetë". Këto thënie janë bazë e politikës nacional fashiste serbe, kuptohet për të mbështetur ideologjinë serbo sllavomadhe që sundon tash në Beograd, në Shkup dhe në Podgoricë, që bota serbe të bashkohen. Për këtë iu nevojiten sulmet ndaj shqiptarëve, kuptohet me pikësynim për ndërtimin e botës serbo sllave. Këtej kryen edhe agresion terrorist në shtator në Banjskë kundër shtetit të Kosovës. Ndërsa, takimi në Kine, shërbeu për lidhje të kriminelit Vuçiq me Putinin e Rusisë dhe Kryetarin XI të Kinës. Bota serbe e krijoj lidhshmërinë sllave nga Beogradi e Moska me Shkupin dhe me Podgoricën. Mbi këtë ekziston edhe realizimi i pikësynimit territorial. Kjo botë, po i krijon edhe mjetet dhe po punon për kohën e veprimeve ushtarake. Bota serbo-sllave është në rindërtim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".