Është koha e fundit që Serbia e drejtuar nga Vuçiqi të shkëputet nga e kaluara kriminale e kasapit ballkanik Millosheviq

Është koha e fundit që Serbia e drejtuar nga Vuçiqi të shkëputet nga e kaluara kriminale e kasapit ballkanik Millosheviq
Është koha e fundit që Serbia e drejtuar nga Vuçiqi të shkëputet nga e kaluara kriminale e kasapit ballkanik Millosheviq

Hajrullah Ternava

  • 05 November 2023 - 07:32

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Tani e shume vite që po ballafaqohemi me politikat serbe, nuk është ndonjë befasi, duke e pasur parasysh edhe rrolin serb në një shtet të përbashkët dikur, e që ishte Jugosllavia, dhe momentin kur pas vdekjes së Titos si kryetar i atij shteti, politika serbe filloj ta shndërroj Jugosllavin si Serbi të madhe, edhe pse ato kohëra Jugosllavin e përbënin 8 njësi federale të barabarta, me politikat nacionaliste serbe, filluan luftërat speciale që si qëllim kishin Serbia të krijohet një shtet unitar si Serbi e Madhe.

 

Me këto aktivitete nacionaliste Serbia i filloj luftërat me Sllovenin, Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe me Kosovën edhe që të gjitha këto lufta i humbi, por Serbia edhe më tutje nuk shkëputet nga politikat nacionaliste serbe, e që bazamentin e sajë të përkrahjes e ka nga Rusia. Tani kur Rusia po zhvillon luftë ndaj Ukrainës, e që ajo luftë po zgjat gati dy vite, Serbia është shteti i vetëm që e përkrahë luftën Ruse, prandaj politikat serbe edhe tani janë të njëjta si të kohës së Millosheviqit. Kjo po vazhdon kështu sepse vetë Vuçiqi në atë kohën e Millosheviqit ishte ministër në qeverinë e tij, prandaj taktikat e presidentit serb Aleksandër Vuçiq janë të rrezikshme. Me politikën e tij nacionaliste, të trashëguar nga Millosheviqi, Vuçiqi po bënë edhe tash fushatë zgjedhore, ka filluar ta përdorë përsëri Kosovën si monedhë kryesore elektorale për ti fituar zgjedhjet e jashtëzakonshme në serbi, i bashkuar me bllokun ekstrem nacionalist serb, me Vojisllav Sheshelin dhe Tomisllav Nikoliqin. Përveç deklarimit për fuqizimin akoma më të madh të raporteve me Rusinë, ai është betuar edhe njëherë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës. Duke ju drejtuar opinionit në serbi, menjëherë pas shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se ai kurrë nuk do ta nënshkruajë kurrë pavarësinë e Kosovës, duke shtuar se kjo është “një meritë e të gjithëve në skenën politike të Serbisë që thonë gënjeshtra të tilla”. “Të dashur qytetarë, të nderuar qytetarë, në çdo fushatë elektorale dëgjoni lloj-lloj gjërash, dëgjoni gjithçka. Një pjesë e mirë e të pavërtetave dhe gënjeshtrave, por si President i Republikës më duhet të reagoj për një që nuk më shqetëson mua, që nuk ka të bëjë me bllokun e partive politike që unë personalisht mbështes, por ka të bëjë me shtetin dhe postulatet bazë. që prehet vendi ynë”, e nis Vuçiq, adresimin e tij në Instagram. “Përkatësisht, siç thanë në fushatën e kaluar se janë kundër sanksioneve ndaj Rusisë dhe se unë personalisht do t’i prezantoj më 3 prill, dhe pas zgjedhjeve nuk e kam bërë këtë dhe ata ende po mbrojnë sanksione kundër Rusisë. Federata Ruse edhe sot e kësaj dite, kështu që tani e kanë shpikur që unë jam gati të nënshkruaj pavarësinë e Kosovës, vetëm që të kalojnë zgjedhjet. Unë dua që ju, popull i Serbisë, ta dini se kjo është një gënjeshtër famëkeqe. Dhe si njeri i nderuar, por jo vetëm kaq, por edhe si njeri që respekton Kushtetutën e vendit të tij, ligjet e vendit të tij dhe që e do popullin e tij në Kosovë më shumë se çdo gjë dhe që do t’i përmbahet gjithmonë ligjit dhe ligjit dhe letrën e betimit të vendosur në Ungjillin e Miroslavit, dua t’ju them se kjo është një gënjeshtër famëkeqe”, tha Vuçiq. Nga rreziku që paraqet fushata e egër nacionaliste në serbi edhe në planin e zhvillimeve të brendshme kundër forcave demokratike, politikani opozitar serb, Boban Bogdanoviq ka bërë të ditur se ka vendosur dhe është larguar nga Serbia, duke kërkuar azil jashtë vendit, më saktësisht në Zvicër. Ai ka shkruar se është larguar nga djepi më i madh i së keqes në Ballkanin Perëndimor. Përderisa, e ka akuzuar presidentin serb Vuçiq si “diktator nazist”. Njoftimin për ikje nga Serbia ai e ka dhënë mbrëmë në platformën X, duke numëruar me rend arsyet e largimit të tij. “U largova nga Serbia dhe diktatura e nazistit Aleksandër Vuçiq, i cili së bashku me Aleksandër Vulin, BIA dhe Zvonko Veselinoviqin, udhëheq klanin më të madh kriminal në Evropë! Unë u largova nga Serbia, vendi që sponsorizon terrorizmin ndërkombëtar! E lashë djepin më të madh të së keqes në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Bogdanoviq në X. Këto zgjedhje në serbi do te jene test i madh për tu dëshmuar shkalla e vetëdijesimit të qytetarisë serbe në raport me politikat që udhëhiqen nga nëntoka e krimit dhe kriminelët e luftës, për ti ndëshkuar ata dhe bërë kthesën e madhe, të distancimit nga lindja dhe kthimin drejtë demokracisë s evropiane, perëndimit. Këto zgjedhje në Serbi do ta dëshmojnë realitetin e shtetit serb të rrugëtimit të demokratizimit të Serbisë, ose do ta dëshmojnë se Serbia është një shtet nacionalist i cili pretendon „botën serbe“ dhe nga nacionalizmi kombëtar serb pretendon që tërë Ballkani të serbizohej, gjë që të gjitha gjasat janë se ky rrugëtim i Serbisë nuk do të lejohet, dhe bota demokratike i ka planet e përgatitura që ta detyrojnë demokratizimin e Serbisë, ose nëse vazhdon Serbia me politika nacionaliste, tani te njohura si në të kaluarën, KFOR-i si pjesë e NATOs që e garanton sovranitetin e Kosovës, e sipas rezolutës të OKB-se 1244 që është ende në fuçi, e ka për obligim ta mbroj Kosovën dhe Serbia mund të ballafaqohet me bombardime sikur në vitin 1999.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".