Publikimi i draft-statutit për Asociacionin vetëm me leje të pesëshes së Bashkimit Evropian

Publikimi i draft-statutit për Asociacionin vetëm me leje të pesëshes së Bashkimit Evropian
Publikimi i draft-statutit për Asociacionin vetëm me leje të pesëshes së Bashkimit Evropian

Dardan Grapci

  • 06 November 2023 - 17:11

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Nëse vërtetohet nga pesëshja e emisarëve perëndimorë se ka qenë urdhër i tyre atëherë, ata duhet ta mbajnë premtimin e dhënë para opinionit publik të Kosovës dhe Serbisë. 

 

Nëse ka qenë urdhër i pesë emisarëve perëndimorë që ky dokument të mos behet publike, atëherë duhet të respektohet vendimi i tyre. Por nëse Kurti dhe Vuçiq kanë bërë marrëveshje që kjo mos ti prezantohet popullit, atëherë kushdo që mundet ta ketë në dorë atë dokument, shoqëria civile dhe mediet, apo partitë politike,  duhet ta luajnë rolin e tyre duke iu dërguar email elektronike edhe pesë emisarëve në lidhje me këtë dokument, qoftë edhe për të dhënë komentet  e tyre pro apo kundër. Nëse vërtetohet nga pesëshja e emisarëve perëndimorë se ka qenë urdhër i tyre atëherë, ata duhet ta mbajnë premtimin e dhënë para opinionit publik të Kosovës dhe Serbisë. Qytetarët e  Kosovës duhet të presin deri në vitin e ardhshëm për të shikuar se çka do të ndodhë, pas kësaj ata duhet të ju tregojnë vendin këtyre pesë emisarëve perëndimorë duke ju thënë se duhet ta monitorojnë situatën në Kosove dhe Serbi për 15 vite të ardhshme, ndryshe do ta kemi edhe një luftë të dytë mes Kosovës dhe Serbisë me shumë agresion dhe forca ushtarake, sa që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës do të duket sikur një lojë për BE-në.  Kjo rrezikon të ndodhë sepse,  nëse fillohet një luftë e re mes Kosovës dhe Serbisë jam i bindur se do të ketë shumë viktima, mundë të  vriten mbi 600 mijë qytetar, por edhe FSK-ja në ballafaqim me forcat ushtarake serbe rrezikon të humbi mbi 80% të  personelit ushtarak. Për ti ikur këtij problemi pesë emisarët perëndimorë duhet të jenë të vëmendshëm,  sidomos me sy dhe vesh në drejtim të Serbisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".