"Kryeministri në dialog me Serbinë po e rishkruan historinë e shtetit"

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 06 November 2023 - 17:14

Shkruan: ANALISTI- Reshat Badallaj-Zhuriani

Në historinë shqiptare kjo opozitë ka për të hyrë në koshin e tradhtisë kombëtare, dhe atë pa më të voglin dyshim. Populli është dëshmitarë i kohës se çka kanë bërë kjo racë e poshtër dhe mendja e tyre mendon se nuk i përcjell askush. I gjithë ky zullum i tyre shkon në dëmtim të popullit, shtetit bile shkon edhe në dëm të kombit shqiptar gjithandej.

 

 

Kjo racë e poshtër të gjitha i bënë vetëm me inatin e kaurit, që të mos ketë sukses kjo qeveri dhe ta rrëzojnë padrejtësisht. Se vërtetë është kështu shikoni dhe shpalosni se kjo racë bastarde se çka na bënë në vitin 2013 dhe në vitin 2015, dhe akoma nuk pushojnë së lehuri duke e ofenduar tej mase popullin, duke u tallur se kinse populli ka qenë bagëti dhe thasë me kashtë. Këtyre bandave bastarde duhet thënë njëherë e mirë se të mos pengojnë popullin se populli e di se minarja nuk futet dot në thes. Pra dua të them se patjetër duhet bërë publike ky draft dhe nuk duhet mbajtur sekret sepse ajo e vitit 2013 dhe 2015 se çka na bëri tani që ne po e paguajmë shtrenjtë dhe Serbia fashistë po e kërkon me ngulm këtë tradhti kombëtare që i cakërronin gotat me para të popullit dhe pastaj shkoni pas atyre kurvave që rrinin te semafori për hamshor. Opozita e di më mirë se të gjithë këto dredhi,por ata janë paguar për të lehur dhe për të turbulluar ujëra, ajo që thash më lartë, e kanë inatin e kaurrit që të mos ketë sukses kjo qeveri dhe të mos i pranojnë ato lëshime tradhtare që dolën nga zezenaja serbi dhe këta ngrinin dolli . Kjo kohë ka ikur njëherë e përgjithmonë. Kot e kanë. Pra, çdo gjë dhe atë me imtësi duhet bërë publike se këto nuk janë lojëra rrugaçësh si ata që e kanë bërë cirkus kuvendin vetëm për të ardhur në pushtet. Mbajeni mend ju popull se kjo kurrë nuk duhet të falet, mirëpo, tani e kemi fatin që Amerika, Gjermania dhe të themi kushtimisht edhe Bashkimi Evropian, dhe këmbëngulja e Qeverisë së Kosovës të bëhemi bashkë dhe të mos lëmë assesi të na ikë ky rast. Po, a ka gabime? Natyrisht dhe pa më të voglin dyshim që ka, por nuk ka dhe nuk duhet bërë gabime si ajo e 2013´15, që kanë hyrë në historinë TRADHTARE KOMBËTARE dhe bile edhe më keq, duke ngritur gotat "ZIVELI-GEZUAR" dhe edhe me rend zgërdhimjet dhe talljet për ushkurin e “kurvave” se ka janë shkërdhyer nëpër hotele të Brezovicës dhe mendoni se nuk i di populli këtë. I di të gjitha pa merak fare. Mund të bëhen kompromise, por kur është puna e sovranitetit të vendit nuk duhet lëshuar as për një milimetër dhe jo si bandat tjera që falnin tokë, që shkëmbenin territore si të ishte malli i babës së tyre. Kjo kohë e këtyre faqezinjve, e këtyre qelbësirave e këtyre hajnave ka ikur dhe kurrë mos u kthefshin, por edhe një gjë mos harroni se edhe kësaj qeveria aktuale nuk do ju falet që në qoftë se këta krye hajna nuk burgosen për tradhti kombëtare. Si mundë të lihen të lirë krye banditët kur falnin me mijëra hektarë, vidhnin mijëra hektarë, blinin një ari toke sa kushton një kondom dhe pastaj përfitonin me hajni dhe bëheshin brenda natës super milionerë, hajnat që deri dje nuk kishin për bukë goje dhe hanin sapunin për djathë. Pra, kjo qeveri duhet ra sakicë të gjithë banditëve dhe hajnave që e vodhën tokën e Kosovës dhe ata që ja falen sllavo-ortodoksëve. Pra, për të mos ndodhë edhe njëherë ajo që ka ndodhur, për të mos bërë mjegull dhe huti në popull, nuk mbetet asgjë tjetër veç se ky draft duhet bërë publik para popullit dhe atë një nga një, përndryshe do shkon në dëm të popullit tonë dhe me pastaj kritikat dhe vajtimet nuk do pinë ujë. Përpos kësaj që duhet bërë publike nuk do të ishte keq që shtetit ynë të kërkonte garanci me shkrim nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës sepse dëshmojnë faktet nga kjo shtrigë Serbi dhe bisht dredhur, se nuk e mbanë fjalën dhe nuk i zbaton marrëveshjet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".