Përplasjet për Kryeprokurorin, argument për të dëshmuar se strukturat serbo-ruse akoma e mbajnë drejtësinë e kontrolluar

Përplasjet për Kryeprokurorin, argument për të dëshmuar se strukturat serbo-ruse akoma e mbajnë drejtësinë e kontrolluar
Përplasjet për Kryeprokurorin, argument për të dëshmuar se strukturat serbo-ruse akoma e mbajnë drejtësinë e kontrolluar

Xhevat Meha

  • 06 November 2023 - 17:16

Shkruan: ANALISTI-Xhevat Mehaj

Ky koalicion qeverisës ka marr besimin qytetar që të siguroj ndëshkimin e kriminelëve, nuk ka veprime ende. I vetmi veprim konkret është mos-dekretimi nga Presidenca e kandidatit që është përzgjedh nga një proces me shkelje ligjore. Po si arrijnë ky rrjet i strukturave të fshehta të siguroj vazhdimin e paprekshmërisë? Kjo arrihet fal shtrirjes së kontrollit nëpër institucionet e Kosovës. Fakti i arritjes së paprekshmërisë dëshmon për shtrirjen e kontrollit të këtyre strukturave të fshehta mbi partitë politike, në veçanti kryetarët e partive tona politike.

 

 

Insistimi nga Këshillit Prokurorial të i Kosovës që përsëri ta dërgoj kandidatin për Kryeprokuror, individin e njëjtë që është refuzuar nga Presidenca, tregon shumëçka, disa nga këto do t'i elaborojmë në vijim. Rrjeti i strukturave të fshehta serbo-ruse që veprojnë në Kosovë shume vite më parë kanë arritur që të futin nën kontroll pothuajse të gjitha institucionet e Kosovës

Themeli mbi të cilin është ndërtuar ky kontroll është paprekshmëria e krimineleve. Fillimi i ndëshkimit të kriminelëve është fillim i çmontimit të këtij kontrolli. Këtu është fuqia e tehut të veprimit të këtij rrjeti tani për tani. Po shkojmë drejt përfundimit të vitit të tretë te sundimit të kësaj qeverie dhe paprekshmëria mbetet në nivele të njëjta. Ky koalicion qeverisës ka marre besimin qytetar që të siguroj ndëshkimin e kriminelëve, nuk ka veprime ende. I vetmi veprim konkret është mos-dekretimi nga Presidenca e kandidatit që është përzgjedh nga një proces me shkelje ligjore. Po si arrijnë ky rrjet i strukturave të fshehta të siguroj vazhdimin e paprekshmërisë? Kjo arrihet fal shtrirjes së kontrollit nëpër institucionet e Kosovës. Fakti i arritjes së paprekshmërisë dëshmon për shtrirjen e kontrollit të këtyre strukturave të fshehta mbi partitë politike, në veçanti kryetarët e partive tona politike. Paprekshmëria arrihet për faktin se partitë tona politike funksionojnë sipas modelit: "prijësi para kopeja mbrapa". Nuk ka ndryshim nga paprekshmëria e kriminelëve në ndëshkimin e tyre pa pastrimin e partive politike nga këto struktura e kjo mund të arrihet vetëm duke filluar me kryetarët dhe anëtarët e Kryesive përmes marrjes nga AKI të vërtetimit të pastërtisë së figurës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".