Kërkesa për zgjedhjet parlamentare serbe në Kosovë është antikushtetuese

Kërkesa për zgjedhjet parlamentare serbe në Kosovë është antikushtetuese
Kërkesa për zgjedhjet parlamentare serbe në Kosovë është antikushtetuese

Muhamet Kelmendi

  • 07 November 2023 - 16:50

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Krimineli Vuçiq njihet mirë në Bruksel, në Londër, në Paris,në Berlin e në Uashington. Atje e dinë se Beogradi mbanë përgjegjësi dhe aty është edhe shkaku i konflikteve në Ballkan. Tash për të përfituar në kohë u përcaktuan nga krimineli Vuçiq zgjedhjet për 17 dhjetor. Kërkuan nga OSB-a të mbajë zgjedhjet e Serbisë në Kosovë. Kjo nuk është ligjore dhe kushtetuese. As OSBE dhe asnjë organ tjetër, i OKB-së apo i BE-së, nuk ka të drejtë të organizon zgjedhjet serbe në Kosovë. Kosova është shtet i pavarur, nuk është nën Serbi.

 

Serbia nuk është e interesuar në zgjidhjen e raporteve me Kosovën. Për më tepër, me ideologjinë e botës serbe, po punon me forca të shumëfishuara për ta realizuar atë qëllim serbomadh. Përveç militarizimit të masave, duke zhvilluar një propagande intensive raciste, është edhe armatosur shumë, duke u bërë superfuqi në Ballkan. Me ideologjinë e bashkimit të çdo territori të ndarë nga shteti serb në vitet e 90-t të shekullit të shkuar, ndërmorën edhe masa të karakterit terrorist ndaj shtetit të Kosovës. Serbia po ike nga përgjegjësia kundruall BE-së dhe SHBA-ve. Nuk ka për qëllim pranimin e marrëveshjes së arritur me Kosovën. Nuk i intereson fare zgjidhje e raporteve shqiptaro-serbe. Për Serbinë është Kosova "tokë" serbe dhe që me çdo kusht, edhe me luftë, duhet të ripushtohet. Në Kushtetutën serbe është Republika e Kosovës pjesë e Serbisë. Këtë Kushtetutë Serbia nuk po e ndryshon. Po mbrohet me fanatizëm. Me ideologjinë nacional raciste edhe u deklarua krimineli serbomadh Vuçiq në Bruksel. Ai tha: 1. Serbia kurrë nuk e pranon Kosovën në shtet. 2. Kurrë nuk do të pajtohet që Kosova të anëtarësohet në OKB dhe 3. Serbia nuk e njeh tërësinë territoriale dhe integritetin e Kosovës. Më qartë se këto qëndrime politike nuk ka ku shkon. BE dhe SHBA-të e dinë se ku është shkaku i konflikteve me Kosovën. E dinë se Serbia është shtet raciste dhe tipik luftënxitës e me ideologji fashiste. Krimineli Vuçiq njihet mirë në Bruksel, në Londër, në Paris,në Berlin e në Uashington. Atje e dinë se Beogradi mbanë përgjegjësi dhe aty është edhe shkaku i konflikteve në Ballkan. Tash për të përfituar në kohë u përcaktuan nga krimineli Vuçiq zgjedhjet për 17 dhjetor. Kërkuan nga OSB-a të mbajë zgjedhjet e Serbisë në Kosovë. Kjo nuk është ligjore dhe kushtetuese. As OSBE dhe asnjë organ tjetër, i OKB-së apo i BE-së, nuk ka të drejtë të organizon zgjedhjet serbe në Kosovë. Kosova është shtet i pavarur, nuk është nën Serbi. Serbët mundë të votojnë në Serbi apo në përfaqësitë diplomatike. Mundësi tjetër të votimit nuk ka. Mirëpo, e gjithë kjo është një forme e ikjes nga dialogu, injorim i shtetit të Kosovës dhe tërësisht papërgjegjësi ndaj BE-së dhe paqes e sigurisë në Ballkan. Pas agresionit terrorist të 24 shtatorit, edhe pse përgjegjësinë e morri Milan Radoiçic, duket se Serbia do të vazhdon rrugën e njëjtë terroriste. Priten aksione tjera kriminale e terroriste. Kjo ndalohet vetëm me masa konkrete ndaj shtetit serb. Pa e vu nën sanksione shtetin serb dhe pa e parë ky shtet forcën, nuk ndalet nga agresioni terrorist. Serbia e njeh vetëm forcën. Në të kundërtën, do të vazhdon me ideologji të botës serbe dhe me masa terroriste për të krijuar shtetin e madh serb. Serbia nuk ndalet nga qëllimet me përdhelje nga BE e SHBA. Ky shtet nuk ndalet pa bërë agresion ndaj Kosovës, Bosnjës e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së veriut, që Vuçiq i konsideron të vetat. Serbia ndalet vetëm me forcë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".