Zgjedhjet parlamentare serbe në territorin e Kosovës, me ndërmjetësim të OSBE-së, skenar provokues i Serbisë

Zgjedhjet parlamentare serbe në territorin e Kosovës, me ndërmjetësim të OSBE-së, skenar provokues i Serbisë
Zgjedhjet parlamentare serbe në territorin e Kosovës, me ndërmjetësim të OSBE-së, skenar provokues i Serbisë

Nexhat Haziri

  • 07 November 2023 - 16:58

Shkruan: ANALISTI- Nexhat Haziri

Këto zgjedhje nuk do të mbahen në territorin e Kosovës dhe se as OSBE nuk mund të përfshihet në këtë proces pa një leje dhe miratim nga ana e qeverisë së Kosovës që po ashtu jam i sigurt se nuk do të ketë kurrfarë miratimi nga shteti i Kosovës që procesi i zgjedhjeve në Serbi të zhvillohet edhe në territorin e Kosovës.

 

Kërkesa nga qeveria serbe që zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 17 dhjetorit në serbi, të mbahen edhe në territorin e Kosovës duke kërkuar asistim edhe nga OSBE, pa dyshim se është provokim i radhës që vjen nga Beogradi zyrtar me të vetmin qëllim për ta mbajtur nën tension jo vetëm situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë në raport me pakicën serbë, por në një farë forme të krijojë tensione që do të ndikonin edhe në vazhdimësinë e procesit të dialogut me Kosovën që ndërmjetësohet nga BE dhe ndihmohet edhe nga SHBA. Dihet tashmë se ndërprerja e dialogut apo prolongimi i tij shkon në favor të Serbisë dhe se kjo e fundit mundohet për ta penguar procesin duke provokuar tensione të ndryshme siç është edhe kjo kërkesa që edhe në Kosovë të mbahen zgjedhjet parlamentare të Serbisë më 17 dhjetor. Këto zgjedhje nuk do të mbahen në territorin e Kosovës dhe se as OSBE nuk mund të përfshihet në këtë proces pa një leje dhe miratim nga ana e qeverisë së Kosovës që po ashtu jam i sigurt se nuk do të ketë kurrfarë miratimi nga shteti i Kosovës që procesi i zgjedhjeve në Serbi të zhvillohet edhe në territorin e Kosovës. Pra nuk duhet të lejohet mbajtja e këtyre zgjedhjeve pasi ky do të ishte një proces që vetëm do ta tensiononte situatën e politike dhe të sigurisë në Kosovës, sidomos në pjesën veriore të vendit, dhe këtë sigurisht që e ka parasysh edhe faktori ndërkombëtar. Është vetëm edhe një provokim i radhës nga Beogradi

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"