Populli i Kosovës duhet të informohet drejtë dhe pa vonesë për draft-statutin e Asociacionit

Populli i Kosovës duhet të informohet drejtë dhe pa vonesë për draft-statutin e Asociacionit
Populli i Kosovës duhet të informohet drejtë dhe pa vonesë për draft-statutin e Asociacionit

Muhamet Kelmendi

  • 09 November 2023 - 17:09

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Mbi bazën logjike, mjafton që kompetencat e komunave të bashkohen, të barten në Asociacion, dhe ky subjekt del me autonomi të gjerë. Asociacioni ka edhe organet e veta, si kryetarin bordin drejtues dhe të tjerë. Faktet e tilla tregojnë domosdoshmërinë që Qeveria duhet ta publikoj draft-statutin. Nuk ka rëndësi se kush i ka thënë jo publikimit nga ana e Qeverisë. Ky draft është për të ardhmen e Republikës së Kosovës. Populli duhet të dijë se çka ka dhe ku po shkon Republika e ndërtuar me gjak.

 

 

Ende nuk ka të dhëna të qarta mbi draft-statutin e Asociacionit. Disa thonë e kemi parë. Z. Haradinaj e ka lexuar. Z. Memli Krasniqi vetëm për shkarazi. Ndërsa, LDK e ka parë! Mirëpo nuk ka të dhëna mbi përmbajtjen e Asociacionit. Nuk dihen kompetencat dhe organet. Nga z.Haradinaj mësuam se në hyrje të draftit qëndron një klauzolë e cila obligon verdiktin e Gjykatës Kushtetues mbi Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Nga kjo vërehet se vetë titulli i draftit, nëse është, draft-statut i Asociacionit të komunave me shumice serbe, është antikushtetues. Sipas Kushtetutës së Kosovës, shteti i Kosovës është shtet multinacional. Nuk theksohet në normat kushtetuese përkatësia nacionale. Ndaj Asociacioni i emërtuar serb, është antikushtetues. Veç kësaj, nuk kemi të dhëna mbi kompetencat. Mbi bazën logjike, mjafton që kompetencat e komunave të bashkohen, të barten në Asociacion, dhe ky subjekt del me autonomi të gjerë. Asociacioni ka edhe organet e veta, si kryetarin bordin drejtues dhe të tjerë. Faktet e tilla tregojnë domosdoshmërinë që Qeveria duhet ta publikoj draft-statutin. Nuk ka rëndësi se kush i ka thënë jo publikimit nga ana e Qeverisë. Ky draft është për të ardhmen e Republikës së Kosovës. Populli duhet të dijë se çka ka dhe ku po shkon Republika e ndërtuar me gjak. Mjaft me lojëra politike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".