Të mos injorohet Bashkimi Evropian për Kosovën, dialogu dhe Asociacioni i bazuar në Ligj dhe Kushtetutë një kusht vendimtar për integrim

Të mos injorohet Bashkimi Evropian për Kosovën, dialogu dhe Asociacioni i bazuar në Ligj dhe Kushtetutë një kusht vendimtar për integrim
Të mos injorohet Bashkimi Evropian për Kosovën, dialogu dhe Asociacioni i bazuar në Ligj dhe Kushtetutë një kusht vendimtar për integrim

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 12 November 2023 - 08:00

Shkruan: ANALISTI-Reshat Badallaj-Zhuriani

Është thënë disa herë se Asociacioni duhet të themelohet prandaj kjo do të thotë se duhet të jemi shumë serioz në këtë drejtim dhe nuk kemi se çka dhe si ti ikim, prandaj e thash më lartë se duhet vepruar sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe duhet shtruar në Kuvend, sidomos duhet ti tregohet popullit e vërteta për këtë dhe jo sipas inateve të tyre të mos merret asgjë seriozisht që vjen nga faktori ndërkombëtar dhe të zhagiten punët si e kanë zanat këta dilinxhi. Mesazhet që vijnë nga faktori ndërkombëtar, e veçanërisht nga Bashkimi Evropian për Kosovën në të gjitha llojet, sidomos për afrim dhe integrim, duhet të merren seriozisht dhe pa humbur kohë. Këtu Bashkimi Evropian na e vuri edhe parakusht dialogun për të cilin duhet punuar shumë me përkushtim dhe kujdes, për ta përmbyllur me sukses dhe arritur marrëveshja. Nuk duhet ndeju duarkryq dhe duke bërë sehir. Kjo është thënë hapur se rrugë tjetër nuk ka drejt Bashkimit Evropian përpos dialogut, prandaj duhet dyfishua përpjekjet.

 

Pra Qeveria e Republikës së Kosovës po ashtu edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet diskutuar për masazhet, dhe nuk duhet humbur këtë rast bile as nuk duhet vonuar, dhe të mos flasim për zhagitjet dhe talljet si e kanë zanat këta. Pra duhet të them se nuk duhet lënë anash këto mesazhe si të dorës së dytë dhe pastaj do të na kushtoj shtrenjtë. Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë i Bashkimit Evropian, zotëriu Oliver Varhelyi e tha publikisht dhe qartazi se rruga Evropiane vjen përmes dioalogut serioz dhe të suksesshëm. Por kur bëhet fjalë për Asociacionin, duhet punë edhe më serioze mbi të gjitha, duhet vepruar sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës, sepse prapë dolën tallje fëmijërore dhe rrugaçësh duke thënë :"nuk e kemi parë, e kemi parë, po nuk tregojmë..." që lë të kuptojmë se kemi të bëjmë jo me njerëz serioz. Pra, këtu e kam edhe frikën se kjo racë e poshtër dhe tallëse nuk mund t´i marrin seriozisht mesazhet evropiane por ka edhe më keq, që nuk u intereson ose nuk ia kap truri. Është thënë disa herë se Asociacioni duhet të themelohet prandaj kjo do të thotë se duhet të jemi shumë serioz në këtë drejtim dhe nuk kemi se çka dhe si ti ikim, prandaj e thash më lartë se duhet vepruar sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe duhet shtruar në Kuvend, sidomos duhet ti tregohet popullit e vërteta për këtë dhe jo sipas inateve të tyre të mos merret asgjë seriozisht që vjen nga faktori ndërkombëtar dhe të zhagiten punët si e kanë zanat këta dilinxhi. Nuk na duhen këso lojërash tallëse me popullin, me inatet e faqes së zezë, por edhe ky mesash i fundit që vjen nga Bashkimi Evropian të duhet merret seriozisht dhe pa humbur kohe për të shkuar dhe afruar drejt Bashkimit Evropian. Ne nuk duhet humbur as hapin në nismat rajonale se treni ikën drejtë Bashkimit Evropian dhe bileta na mbetet në xhep dhe për të mos ndodhur kjo si kur më pare duhet marr seriozisht selamin që na dha Bashkimi Evropian, së Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Turqia do ikin dhe ne nga mos puna do rrimë larg tufës si dele e zezë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"