PDK-ja destruktive me lakmi të kapjes së pushtetit, saboton të gjitha vendimet e qeverisë më interes për mirëqenien qytetare dhe zhvillimin dinamik të shtetit

PDK-ja destruktive me lakmi të kapjes së pushtetit, saboton të gjitha vendimet e qeverisë më interes për mirëqenien qytetare dhe zhvillimin dinamik të shtetit
PDK-ja destruktive me lakmi të kapjes së pushtetit, saboton të gjitha vendimet e qeverisë më interes për mirëqenien qytetare dhe zhvillimin dinamik të shtetit

Dardan Grapci

  • 12 November 2023 - 08:04

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Është ndërmarr javën e kaluar edhe një veprim tjetër banal e kriminal, i SHIK-ut dhe PDK-së kundër interesit të shtetit, për të penguar tërheqjen e investitorëve të hyaj, me dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të Projektligjit për Investime të Qëndrueshme, sipas vendimit të Grupit parlamentar të PDK-së. Më 19 tetor 2023, Kuvendi i Kosovës e miratoi në lexim të dytë Projektligjin për Investime të Qëndrueshme, ligj të cilin opozita që nga fillimi e ka kritikuar dhe kundërshtuar, pa pasur fakte konkrete për ta arsyetuar. Për ta arritur qëllimin proceduralisht, dhe penguar hyrjen në fuqi të ligjit, opozitarët kanë nxituar për ta zënë afatin ligjor për dorëzimin e kërkesës në Kushtetuese, sipas Nenit 113.5 të Kushtetutës së Kosovës, që duhet parashtrohet brenda një afati prej tetë ditësh nga dita e miratimit të ligjit ose vendimit të caktuar. - Këtë veprim e ka bërë PDK-ja e cila është betuar se ka për të kundërshtuar secilin ligj dhe vendim të Qeverisë që kalon në Kuvend, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme, pra një qasje politike e kushtëzimit të dorëzimit të pushtetit për ta provuar edhe njëherë matjen e forcave për marrje të pushtetit. Me këtë veprim opozita, pra PDK ja ka arritur qëllimit për ta stopuar zbatimin e ligjit dhe mos dekretimin nga ana e Presidentes, sepse sipas Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, projektligji nuk procedohet nga ana e Kuvendit për shpallje tek

 

 

Presidentja e Republikës së Kosovës derisa për të nuk ka vendim përfundimtar nga ana e Gjykatës. E tani, kur dihet se shumica e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese janë të emëruar nga ish qeveria e kaluar, tash në opozitë, ashtu që loja për zvarritjen e shqyrtimit dhe nxjerrjes së vendimit të interpretimit do të jetë e garantuar dhe merr muaj të tërë, gjë që pamundëson zbatimin dhe me këtë bëhet pengesë e pa kalueshme për të pasur një joshje të investitorëve për investime të qëndrueshme zhvillimore strategjike, për të cilat aq shumë ka nevojë shteti tash kur hyn në fuqi liberalizimi i vizave dhe ka një disponim të madh të largimit të krahut të punës jashtë vendit. Për këtë veprim banal e kriminal ndaj qytetarëve dhe shtetit, PDK-ja do të duhej dënuar, pot ë kishte një mekanizëm të adresimit të përgjegjësisë për sjelljet destruktive në parlament. Ky subjekt politik I ka humbur të gjitha shpresat për të ardhmen elektorale. Madje lirisht mundë të thuhet se PDK-ja nuk e di pse ende ekziston, në qoftë se është edhe kundër investitorëve dhe kësaj Qeverie. Kryetari I Kuvendit , Glauk Konjufca i cili nuk duhet lejuar një sjelle të tillë të tërbuar e degraduar. Për secilin veprim të kundërligjshëm në Kuvend, deputetë e këtij subjekti politik duhet ndëshkuar, dhe jo vetëm të PDK-së, port ë gjithë ata që pengojnë dhe sabotojnë. Duhet të shihet mundësia e ndëshkimit material pasi nuk mundë të përjashtohen nga Kuvendi, port ë shihet se në cilat raste mundë të ju u ndalet paga që e marrin si deputet. Investimet i duhen Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës e jo kriminelëve të cilët po sillen si komandantë. Duhet ta din secili se koha e UÇK-s ka kaluar dhe këtë duhet ta kuptojnë shumica e deputetëve të cilët kanë qenë ushtar apo gjeneralë.Nuk duhet më të mendojnë dhe të veprojnë qysh kanë vepruar menjëherë pas luftës, por duhet ta kuptojnë se me arsyetimet kinse unë kam qenë ushtarë apo komandant nuk mundë të kushtëzohet askush as të shantazhohet. Kjo sjellje dhe metodë sundimi më nuk ju pinë ujë, sepse koha e patriotizmit ka kaluar. Duhet ta kuptojnë të gjithë që tani jemi në vitin 2023/24 e jo në vitin 1999/2000. Po vërehet shumë qartë se PDK-ja e ka në interes izolimin e popullit e jo ti ndihmoj popullit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online