BRAVO ambasadorit amerikan Hovenier, e tash le të publikohet dhe diskutohet me transparencë oferta për Asociacionin

BRAVO ambasadorit amerikan Hovenier, e tash le të publikohet dhe diskutohet me transparencë oferta për Asociacionin
BRAVO ambasadorit amerikan Hovenier, e tash le të publikohet dhe diskutohet me transparencë oferta për Asociacionin

Blerim Burjani

  • 12 November 2023 - 08:05

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Kjo nuk është në interesin e askujt dhe vazhdon të krijon mjegull e hapë dilema tek qytetarët. Nuk ka kuptim që qytetarët e Kosovës të mos e dinë se çka ka në të.

 

 

Është pozitive deklarata e ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier e cila ka të bëjë konkretisht dhe kryekëput me temën e Asociacionit, dilemat dhe pikëpyetjet që po shtrohen rreth kësaj çështje. Përkundër garancioneve të dhëna nga SHBA ende draft statuti për asociacionin nuk është publik, është si një fantom, pra është jo ekzistues në opinion publik. Lidhur me këtë çështje po shihet akoma që ,transparenca është zero. Kjo nuk është në interesin e askujt dhe vazhdon të krijon mjegull e hapë dilema tek qytetarët. Nuk ka kuptim që qytetarët e Kosovës të mos e dinë se çka ka në të. Pra kjo është pozitive, për Serbin por për Kosovën edhe pas asociacionit konflikti me Serbinë është i gjallë sepse ajo nuk po e pranon njohjen asi akt fondamental për normalizim dhe bashkëpunim normal ndërshtetëror. Mendoj se ende jemi larg me marrëveshje për normalizim. Serbia me asociacion është vetëm një hap përpara në realizimin e interesave të saj në të ardhmen,përderisa Kosova është akoma shumë larg zgjidhjes së raporteve me Serbin. Kjo tash është në duart e Kurtit ,ose ta pranoj Asociacionin ose të shkoj në zgjedhje.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".