Tash foli Amerika për Asociacionin, Kosova nuk ka çka pret më shumë, por duhet të përgjigjet urgjentisht

Tash foli Amerika për Asociacionin, Kosova nuk ka çka pret më shumë, por duhet të përgjigjet urgjentisht
Tash foli Amerika për Asociacionin, Kosova nuk ka çka pret më shumë, por duhet të përgjigjet urgjentisht

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 13 November 2023 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI

Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, foli shumë seriozisht në mes të Prishtinës dhe ju tha se pa vonesë duhet të fillon procesi i bërjes së Asociacionit. Ambasadori amerikan këtë e tha shumë prerë dhe nuk e tha për një subjekt politik, nuk e tha as për opozitën dhe pozitën ndaras por ju drejtua të gjithëve pa kurrfarë dallimi. Populli e dëgjoi këtë thirrje dhe sidomos kur vjen nga shteti më i fuqishëm dhe më miku në tërë globin, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

-Kjo thirrje i bie që spektri politik në Kosovë duhet lënë ndërskemsat, inatet e kaurit për rrëzimin e Qeverisë, për orekset për pushtet, por këtu kemi të bëjmë me punë serioze që duhet sa më parë të trajtohen seriozisht. Kjo nuk do të thotë se vetëm pse foli dhe ne të bëjmë amin, por dua të them se duhet ulur dhe studiuar mirë këtë sepse po thuhet se nuk është parë dhe nuk është publikuar detajisht, duke mos i marr seriozisht ata thëniet e dilinxhive të spektrit në Kosovë që dikush thotë nuk e kam parë, dikush thotë e kam parë, si thuhet nga anët tona"Tatari i marrtë vesh këta dilinxhi" që janë të lindur për dallavere , për interesa të tyre personale dhe përhapin mjegull në mes të verës në popull.

Nga ana tjetër ambasadori amerikan thotë edhe këtë: Dokumenti është plotësisht i harmonizuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe nuk përmban kompetenca ekzekutive që emitojnë Republikën Srpska..." dhe më e rëndësishmja është kur tha se nuk paraqet asnjë rrezik për sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës. Dhe, në qoftë se, e marrim si të tillë, ndoshta do të del dikush që të kërkon edhe garanci për këtë që e tha ambasadori amerikan për të ndejë rehat.

Po ashtu, kush e kuptoi dhe dëgjoi e tha edhe këtë që edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti është i gatshëm sipas tij për të pranuar si tërësi draft-statusin e Asociacionit se edhe ky draft do të bëhet publik në një kohë të përshtatshme. Kur foli Amerika, pra ambasadori amerikan, e tha këtë shumë seriozisht, shih për këtë dolën disa rrugaç, disa langonj për të lehur, natyrisht duhet lehur shpejt se u paguan nga hiri i zezenajes Serbi dhe bashkë me këta langonj lehin edhe disa kanale televizive dhe thonë: Albini ka thënë kështu dhe ka thënë ashtu... lëreni lehjet kur thotë ambasadori amerikan që dallon nga Grenelli. Dhe, po e marrim si të vërtetë ajo që e tha ambasadori amerikan që është në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dalin dhe lehin disa kasnec se thonë kjo është e dëmshme, dhe lloj-lloj epitetet tjera. Këtu e themi një pyetje të thjeshtë dhe shumë logjike: Si është e dëmshme, kur në anën tjetër thua se nuk e ke lexuar dhe bile nuk e ke parë? A nuk është kjo qesharake.

Një gjë më futi ta marrë seriozisht kur tha ambasadori se pa vonesë dhe sa më shpejtë. Kjo do të thotë se sa më parë dhe pa asnjë vonesë duhet ulur bashkë të gjithë pa dallim feje, gjinie ose bindje politike për ta marr seriozisht këtë thirrje që tha ambasadori i nderuar amerikan. Koha nuk pret, nuk duhet humbur përpjekjet e ambasadorit amerikan që janë të mirëseardhur për popullin dhe shtetin e Republikës së Kosovës duke besuar se vërtetë është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".